Edhe sot si në çdo ndeshje të Fenerbahçe, Muriqi është kthyer në protagonist kryesor.
Ylli kosovar sot ishte me të vërtet njeriu i ndeshjes. Në fitoren jashtë fushe të Fenerit, Muriqi dha asistimin në golin e parë të shënuar në minutën e 51′ nga Kruse 0-1.
Pro nuk mbaron me kaq sepse ai nuk mund të rrinte pa realizuar golin e tij personal, pikerisht në 90+2′ shënon golin e 0-2 dhe vulos fitoren e ekipit.
Në minutën e 80′ Muriqi ndëshkohet me kartonin e parë të vedh por nuk do kalonte shumë dhe pikërisht në fund të takimit 90+5′ kosovari merr dhe kartonin e 2të të vedhë dhe automatikisht të kuq.
Në këtë sezon Muriqi ka shënuar 11 gola, 2 më pak se Cisse që gjendet në krye të listës.