Rikthehet Motorola historike: Ja kur del në treg smartphone i palosshëm dhe kosto e "çmendur"

23 Janar 2020, 09:58Hi-Tech TEMA

Motorola do të fillojë shitjen e telefonit të ri të Razr-it prej 1.500 dollarësh në javët e ardhshme ri, pasi çështjet e furnizimit vonuan lançimin përtej periudhës së parashikuar.

Para-porositë online për smartphone-in e palosshëm do të fillojnë 26 janar dhe shitjet në dyqane do të fillojnë në 6 shkurt, bëjnë me dije burime nga kompania.

Pajisja do të jetë në dispozicion në faqen e internetit të Motorola, dhe përmes Walmart Inc. dhe Verizon Communications Inc.

Motorola nuk fajësoi çështjet teknike për vonesën. Kompanitë e tjera, të tilla si Samsung Electronics Co., kanë hasur vështirësi në prodhimin e pajisjkeve të palosshme për shkak të defekteve me ekranin e tyre.

Razr i palosshëm duket i ngjashëm me modelin origjinal të viteve 2000, por tashmë ka sistemin operativ Android të Google dhe përmban ekrane me prekje brenda dhe jashtë. (Bloomberg)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje