Këtë vit, ka pasur një vaksinim shumë të mirë të popullatës ndaj gripit stinor, jo vetëm për grupet e riskut.
Shefja e shërbimit të Infektivit në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Najada Çomo tha për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se ka edhe njerëz që nuk i përkasin fashës së përfshirë nga ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale falas por që kanë përzgjedhur që të vaksinohen ndaj gripit.
“Sivjet ka pasur një vaksinim shumë të mirë të popullatës për grupet e riskut. Ka edhe njerëz që nuk i përkasin kësaj fashë por që kanë përzgjedhur që të vaksinohet. Sivjet ka qenë një tendencë shumë e madhe që popullata të vaksinohet edhe ajo që nuk ka qenë e përfshirë në programin e ministrisë së Shëndetësisë. Nuk kemi fluks shumë të shtuar por çdo pacient që paraqitet në shërbim, paraqitet si potencial që edhe mund të rëndohet nga ana mjekësore”, -tha shefja e Infektivit.
Nga veriu në jug, në të gjithë qendrat shëndetësore të vendit në nëntor të 2019 ka nisur vaksinimi kundër gripit falas për grupet e rrezikuara si: fëmijët, gratë shtatzanë, të sëmurët kronikë etj. Sipas saj, të prekurit nga gripi po shënojnë rritje për shkak edhe të periudhës së ftohtë.
Mashtrim me vaksinat gripit se shkojme ne ambulancen e lagjes ne Fier dhe na thone nuk ka vaksina sepse vijne 10 cope sa per mashtrim kur lagjja ka 4000 banore prandaj z.Como shikoni si veprohet.
Po hik moj shkerdhate muti,çfare vaksine e ke fjalen?!!!
Doni ti mbani njerezit te abonuar neper farmaci..!!