Agjencia turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) ka njoftuar se është rritur në 35 numri i të vdekurve nga tërmeti me magnitudë 6,8 ballë me epiqendër rajonin Sicrice në Elazığ të Turqisë, transmeton Anadolu Agency.
Në një deklaratë AFAD njoftoi se 35 persona kanë humbur jetën ndërsa 1.556 të tjerë janë të plagosur që kanë marrë trajtime në spital pas tërmetit që goditi pjesën lindore të Turqisë mbrëmjen e 24 janarit.
AFAD ka bërë të ditur se si rezultat i operacioneve të kërkim-shpëtimit deri më tani nga rrënojat janë shpëtuar 45 persona.
Në rajon kanë mbërritur 9.233 çadra prej të cilave ka përfunduar instalimi i sasisë së nevojshme. Pas analizave përcaktuse të dëmeve është konstatuar se janë shembur 76 ndërtesa, janë dëmtuar rëndë 642 dhe 425 ndërtesa kanë dëme të vogla dhe të mesme, njoftoi AFAD në deklaratën e saj.
Gjithashtu AFAD tha se në punimet në terren janë të angazhuar një personel prej 3.433 personash të ekipeve të kërkim- shpëtimit si dhe 192 të tjerë nga grupet për çështjet e ushqimeve, strehimit, energjisë, komunikmit dhe punimeve të tjera psiko-sociale.
E ku asht ilir meta qe nuk paralajmeroj turqine,ta kishte ber per ata te gjore qe humben jeten, e dijme se per shqiperine edhe sikur ta kishte ne doré as nuk e kishte ndaluar termetin as nuk i kishte shpetuar shqiptaret sepse duhet ta akuzon Ramen,pra presidenti i tit vasillit e mobiles, ka mundur te fitoj shume nese do ti kishte lajmeruar turqit sepaku azilin e kishte te sigurte nese neser do ta shkarkojne.
Forca dhe ngushellime popullit mik turk…i cili na u gjend ne krah ne vitet e veshtira te termetit.