Mahmoud Abbas “s’i hap telefonin” Donald Trump-it

27 Janar 2020, 18:20Bota TEMA

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas ka refuzuar një kërkesë për një intervistë telefonike me homologun e tij amerikan, Donald Trump, raportojnë disa media të rajonit.

Një zyrtar i lartë në Ramallah, ka thënë se  Trump kishte kërkuar të fliste me presidentin palestinez Abbas në telefon, por ky i fundit nuk ka pranuar.

Trump do të presë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu nesër në Shtëpinë e Bardhë, dhe ka njoftuar se do të shpalosë gjithashtu përmbajtjen e një plani paqeje në Lindjen e Mesme, të cilin ai e shpall si një “Marrëveshje Shekulli”.

Por që me shpalljen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit, Autoriteti Palestinez ka ndëprerë çdo kontakt me Shtëpinë e Bardhë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje