Deputeti i PS: Ne mendojmë se bizneset duhet të paguajnë më shumë taksa

1 Shkurt 2020, 21:20Politika TEMA

Tatimi progresiv, i aplikuar nga qeveria e kryeministrit Edi Rama rëndon mbi bizneset. Kjo është pranuar edhe nga deputeti socialist Ervin Bushati. I ftuar në studion e lajmeve në Ora News, Bushati tha se qeveritë e majta mendojnë që bizneset duhet të paguajnë më shumë në shoqëri.

Ervin Bushati: Qeveritë e majta mendojnë që bizneset duhet të paguajnë pak më shumë në shoqëri, për të ndërtuar një shoqëri të përbashkët. Qeveritë e djathta mendojnë që biznesi duhet tatuar më pak dhe qytetarët nuk duhet të shijojnë të mirat e zhvillimit ekonomik. 

Ne mendojmë që biznesi duhet të paguajë pak më shumë, prandaj kemi pasur tatimin progresiv. Ata që përfitojnë më shumë nga ekonomia janë bizneset e  mëdhaja. Kur ndërtohet një rrugë nuk e përdorin këmbësorët si puna jonë, e përdorin kompanitë kryesore rrugën dhe në 80% të rasteve rruga është ndërtuar  për kompanitë. Ata do paguajnë më shumë taksa. Kjo është logjika jonë. 

Bushati u shpreh i bindur se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme. Ndërsa theksoi se PD nuk del dot kurrë forcë e parë në Shqipëri.

Ervin Bushati: Nga 90 e këtej partia më e madhe  në vend është PS dhe në 2021 kur të kërkojmë mandatin e rinovuar një besëlidhje të re me qytetarët do jemi me të njëjtën qeverisje, me të njëjtin program. Me kryeministrin Rama do kërkojmë një besëlidhje të re me qytetarët. Jemi partia më e madhe dhe kemi për të qenë partia më e madhe. Partisë më të madhe i takon të bëjë edhe mazhorancën. Prandaj është pak i dëshpëruar zoti Basha sepse nuk i dalin llogaritë. PD nuk del dot kurrë forcë e parë në zgjedhjet në Shqipëri. Pikë! Kjo është matematikë.

6 komente në “Deputeti i PS: Ne mendojmë se bizneset duhet të paguajnë më shumë taksa”

  1. tarasi qe ta plasi says:

    Ju duhen me shume leke taksah se nuk ju mjaftojne ato qe mblidhni?
    Arsyeja eshte e thjeshte : Nuk dini ti admministroni dhe i vidhni rendshem !

  2. pjeter says:

    Te thuash qe pd nuk del kurre force e pare eshte nje deklarim utopik, dhe shume pak i menduar.Te thuash qe pd me keta qe e kryesojne, pd nuk del parti e pare, eshte me se e sigurte.Luli,Saliu e shpura e tij nuk po i ben dem vetem demokrateve, por gjith shqiptareve, edhe socialisteve.Nje opizite e forte shton konkurrencen politike, dhe rrit cilesine e pergjigjeve politike kundrejt kerkesave te shqiptareve,ku fatkeqesisht aktualush nuk eshte keshtu.Une personalisht Shpresoj se do dali nje dite jo te larget, shpresoj shume te afert, ndonhe element qe ta veje Ramen ne veshtiresi, dhe te duket i vjeter dhe demode,dhe gjithashtu ta shtyje ps te rifreskohet ne “ledership”.Me Lulin e palaçot e cirkut Berishian te PD- se aktuale, ska shanc te ndryshoje gje, ne asnje ane, as majtas as djathtas.

  3. Lul basha says:

    Po ja fut si kot, or tej. Te djathtet tatojne me pak, Jo se Jane kunder qytetarve. Por sepse mendojne me shume per zhvillimin dhe rritjen e investimeve. Kerkojne qe bizneset te akumulojne, pasi keshtu rriten, paguajne me mire punetoret, investojne etj. Politika e djathte I nxit njerezit te punojne dhe hapin biznese, kurse ajo e majte I ben pasiv ata.

  4. Vk says:

    Un di qe bizneset spaguaj fare, ketu vetem qytetari i thjesht dhe kioska pagun

  5. On says:

    Leri ore brockullat…cte majte jeni juve!!!!!! Kot per kuriozitet ate akcizen per pijet energjike pse e hoqe zotrote???? Ai vend nuk ka nevojeper rritje taksash por per mbledhjen e ekzistueseve dhe administrate te forte…qe ti se ke sepse nuk ju intereson…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje