"Marrim valixhet dhe ikim se ky vend s'do bëjë kurrë pikën e hajrit", zbardhen mesazhet: Komplot dhe intriga pas largimit të Kajmakut

1 Shkurt 2020, 13:52Politika TEMA

Agim Kajmaku ende në arrati pritet të gjykohet për falsifikim të vulave dhe stampave, falsifikim të dokumenteve zyrtare si dhe kryerja e funksioneve pas largimit si kryebashkiak i Vorës.

Akuza e fundit që rëndon ndaj tij ka lidhje emërimin në detyrë të ish-drejtorit të kabinetit të tij, Gentian Picari, të cilin e emëroi zëvendëskryetar bashkie menjëherë pasi KQZ e shkarkoi nga detyra.

Mes fashikujve që gazeta “Si” disponon ekskluzivisht, ku përmendet edhe marrja në pyetje e dy ish-nënkryetarëve të shkarkuar nga detyra, Hekuran Brahimaj dhe Laureta Omeraj, gazeta “Si” disponon edhe këqyrjen e telefonit të zëvendëskryetarit të emëruar nga Kajmaku.

Në dosje përmendet biseda mes Picarit dhe asistentes së ish-kryetarit të bashkisë Kajmaku, pikërisht ditën kur ai është shpallur në kërkim.

Transkripti i bisedës më poshtë pasqyron shqetësimin e Picarit dhe të Mirjetës, në momentet që njëri sapo kishte marrë detyrën e zëvendëskryetarit të bashkisë dhe tjetra kishte mbetur pa kryetar bashkie. Komunikimi zhvillohet në WhatsApp, thotë prokuroria në dosjen e dorëzuar në Gjykatën e Tiranës. Bisedat janë nxjerrë nga aparati Blackberry që i përket Picarit.

Data 11 nëntor 2019

Fillimisht zëvendëskryetari flet me asistenten për lëvizjet që do kryente, për vendet e reja të punës, ku do t’i çonin njerëzit që nuk i pëlqenin. Madje, ata llogarisin drejtoritë  e mërzitshme që punonjësit ta lënë vetë punën. Bisedat vendosen në dispozicion për gazetën “Si” nga një burim i laboratorit të kriminalistikës, gati një muaj pasi janë nxjerrë nga një telefon i sekuestruar. Biseda e parë flet për të preferuarit në Bashkinë e Vorës dhe të papreferuarit.

Gentiani: Mirëmëngjes Mirjeta, tani në mëngjes do bëjmë dosjet për ato që folëm dje. Që t’i nisim për Tiranë.

Mirjeta: Mirëmëngjes, unë pz në orën 8.30 vij.

Gentiani: Kur të vish, të merresh vetëm me këtë punë. Ose leja ndonjë robi porosi aty.

Mirjeta: I bëj unë më mirë, mos ngatërro askënd aty. As Enin, askënd. Mendimi im, ti e di.

Gentiani: Merru vetë, vetëm mos u vono të lutem. Se do bëjmë edhe mbledhjet që kemi lënë.

Mirjeta: Me kismet do bëjmë edhe urdhrin tim sot

Gentiani: Ok

Mirjeta: Ta marr vetë situatën në dorë, se nuk kemi gjë në terezi.

Gentiani: Shumë mirë.

Gentiani: Atë e kalojmë ose te rinia, ose te arsimi. Duhet rob tamam. Edhe sa muaj ka Rita?

Mirjeta: Flasim nga afër…

Gentiani: Sa do rrijë Rita te ne? Ajo më duket gënjen fare. Kur ikën ajo?

Mirjeta: Në 13 e ka me hy në ambasadë..

Gentiani: A thuuu

Mirjeta: Varet e merr apo jo se për vizë futet. Po ani kështu më tha.

Gentiani: Ajo më tha iki për fare.

Mirjeta: Mua s’më ka thënë kështu pz.

Gentiani: Po ç’e duam ne, duhet ta mendojmë mirë lëvizjen atëherë ku ta çojmë? Kemi dhe dy drejtorë mos harro. Urbanistikën dhe bujqësinë.

Mirjeta: Urbanistika është ok. Bujqësinë njoftoje të sjellë letrat. Nesër është afati i fundit. T’i fusim në protokoll  sipas rregullit. Kurse për Ritën ndaj të thashë çoje tek shërbimi social, drejtori koti. Mërzitet vetë dhe ikën.

Që të dy ata flasin edhe për persona të tjerë që duhet t’i kishin firmosur për në punë, por që i kishin harruar apo edhe se çfarë date mbanin dokumentet e firmosura. Biseda tjetër zhvillohet brenda të njëjtës ditë, sapo mediat njoftuan shpalljen në kërkim të Agim Kajmakut. Zëvendëskryetari i bashkisë ndan shqetësimin me asistenten nëse ishin apo jo shkarkimet e dy nënkryetarëve nul apo jo dhe a kishte apo jo shans të kthehen ata?

Mirjeta: Dolëm në media, hajde duro njerëzit tani.

Gentiani: Ouuu?

Mirjeta: Skandal. I rëntë pika inshalla…

Gentiani: Mos u streso, e dinim… që do dilte.

Mirjeta: S’kam stres, po pres emrin tim madje.

Gentiani: E kanë bërë për shkarkimin

Mirjeta: Euuu. Domethënë do vijë lista dhe nga ne

Gentiani: Po rri në qetësi. Ca ke mos u streso.

Mirjeta: Do dalë ndonjë gjë për ne? Ke info? S’jam e stresuar. Po ato që do marrin në tel tani, flitet që shkarkimet janë nul. Do kthehen.

Gentiani: Po jo moj Mirjetë. Mos u panikos se është gjykata që vendos.

Mirjeta: Unë jo, punonjësit që kam këtu po.

Një orë më pas nga procesverbali i policisë në aktin e këqyrjes së telefonit që gazeta “Si” disponon, ata flasin sërish, pas një urdhri të paspecifikuar.

Gentiani: E shef, ndryshoi urdhri

Mirjeta: Uaaa

Gentiani: E shef ca plehrash

Mirjeta: Super plehra për zotin. Çfarë nuk pret nga këta për Zotin.

Në datën 12 nëntor, atëherë kur veprimet hetimore janë intensifikuar dhe kur prokuroria ka nisur me marrjen në pyetje në bashki, asistentja pyet:

Mirjeta: Ti je konsultuar përpara se të shkosh?

Gentiani: Po. Pse?

Mirjeta: Për deklarimin e Irmës

Gentiani: Fola

Mirjeta: Po s’më pëlqen kjo thërritja me shkresë me thënë të drejtën

Gentiani: Pse?

Mirjeta: Dhe në këto kushte do njoftim tre ditë përpara ditës së paraqitjes. Sot për nesër nuk i gjej do shpjegim.

Gentiani: Po ça e vret mendjen, ti e di sa presion ka.

Mirjeta: Ok, super.

Gentiani: Shumë gjëra nuk duhet t’i kishin bo, por i kanë bo pa shpjegim logjik dhe juridik. Këto e kanë bo me e bo mediatike. Me prish shumë punë.

Mirjeta: Ndaj kam dyshime unë, se po bëjnë gjëra pa shpjegim juridik.

Gentiani: Sot do marrim dosjen të shohim fiks për ca bëhet fjalë.

Mirjeta: Dhe mund të bëjnë akoma

Gentiani: Unë mendoj që do e ulin hapin, se janë ngatërru keq, s’kanë ku të shkojnë më shumë. Se kaq burg s’do bëjë njeri. Po me të fut në burg edhe për këtë punë.

Mirjeta: Jo s’ka shans.

Gentiani: Është fundi i drejtësisë shqiptare. Marrim valixhet dhe ikim. Se ky vend nuk do bëjë më pikën e hajrit.

10 komente në ““Marrim valixhet dhe ikim se ky vend s’do bëjë kurrë pikën e hajrit”, zbardhen mesazhet: Komplot dhe intriga pas largimit të Kajmakut”

  1. FAKE NEWS TEMA says:

    Shkerdhatat zagare te Meros sot nuk e paskan pushim se 90% te komenteve policat e censures komunisdte te Temes karagjoze te Lali Erit mi kane bllokuar ose i kane zhdukur shkrimet me komentet menjehere duke i zevendesuar dhe mbushur faqet e kesaj pacavurre leter higjenike ne sherbim te propogandes se Rames dhe bythlepirje te kryeprokurove, ambasadoes amerikane, lali erit e tomsojerit me idjotsina, perkthime skandaloze, kopjuara, vjedhura nga hajdutet e Temes qe e konsiderojne Temen plere gjoja gazete te pavarur.

  2. Lani says:

    A e perkeqeson gjendjen e personit ne kerkim nga policia,arratisja? Dhe kur te bjere ne dore te drejtesise a rritet denimi?

    1. NjeQytetarOptimist says:

      O Lani.. Ata po leshojne kriminela mor djale… Cfare zgjatim denimi per fshehje e ke llafin ?!?! Me para aty blen gjithe sistemin…

  3. rroku says:

    Ku e gjete kete katunar veshderr o Edi.

  4. dek says:

    tani qe ai vend sbehet kjo nuk diskutohet, prandaj mire beri qe iku, atje kan ngelur 4 heronjte e vigut (likja, rama, berisha dhe luli) edhe zagaret qe kane nga pas.

  5. h says:

    Kur zbresin katunarër në qytet,kombi është në rrezik shumë të madh.

  6. Zigur Qarri says:

    Edvin Escobar D’Rama deklaroi ne Vore:Un dhe Agim Kajmaku,kemi nje “te keqe”te perbashket,jemi te dy kokforte.
    Dhe Kajmaku nuk eshte as i pari dhe as i dyti,por i-300-di,me te cilet D’Rama eshte konsultuar më pare,qe tregon
    se gjithshka e ka bere me ndergjegje te plote.Dhe kete jashtqitje qe ka shkatrruar te gjith institucionet shtetrore,ka
    akoma qe e perkrahin,qe mund shpjegosh,se jan jashtqitje si D’Rama,ose debila qe mund ti perdoresh si mi laboratori.

  7. Petro ... says:

    KJo forma e pergjimit te telefonit, mua me duket se eshte fare bajate , ne nje kohe qe flitet per lirite dhe te drejtat e njeriut. Dhe ankohemi per diktaturat! Ka diktature me te madhe qe shoqerohesh nga pergjimi dhe ne gjume! Liri fllco dhe demokraci genjeshter. ketu ligji nuk funksionondhe po funksionon, eshte ligj i bere pas qejfit, megjithate porosia ime eshte: jetoje jeten si te te vije, mundohu ti pershtatesh botes se ajo ka marre rruge te keqe.

  8. Tit says:

    Dmth, morali i gjithë këtij muhabeti është që nqs futen në burg dallaverexhinjtë dhe plerat si puna e këtyre, ky vend nuk bëhet më. Eh mjerë ky popull. Po prisni, prisni edhe pak se ka Çeçua biçak.

  9. buj says:

    TE PAKTEN KOMUNIKIMIN FORMAL E PASKAN BRWENDA NORMAVE … SE TE ZE PANIKU KUR DEGJON BALLUKUN, SAJE QORRAT E LALI ERIN NOJ PRESIDENT N OJ VASIL NOJ PALOKE E CA ME KEQ KUR DEGJON KRYEMINISTRIN SI RRUGAC ORDINER

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje