SHBA dhe BE hezitojnë të japin mbështetje për ligjin “Anti KÇK”, pa e lexuar ende

31 Janar 2020, 19:13Politika TEMA
SHBA dhe BE hezitojnë të japin mbështetje për ligjin

Paketa “Anti KÇK” për të cilën Qeveria thotë se ka mbështetjen e SHBA dhe Bashkimit Evropian, është ende një ligj i palexuar prej qeverisë së SHBA.

Një zedhenes i Ambasadës së SHBA në Tiranë, i lutur per te komentuar paketen nga gazeta TemA, tha:

“E vlerësojmë shprehjen nga kryeministri të vendosmërisë dhe vullnetit  politik për të luftuar murtajën e krimit të organizuar. Nuk kemi pasur mundësi që ta studiojmë  variantin më të fundit të legjislacionit “Anti-KCK.” Presim që të kuptojmë detajet.”

“Delegacioni i BE-së nuk e ka parë Aktin Normativ të miratuar sot dhe nuk mund të komentojë në këtë pikë,” tha ndërkohë delegacioni i BE për BIRN.

Zyrtarisht, paketa u bë ligj me akt normativ, por qeveria nuk e ka publikuar ende.

Përmes një statusi në Twitter, kryeministri Edi Rama njoftoi të premten takimin me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim dhe miratimin e paketës ligjore të prezantuar prej tij si Anti-KÇK, duke i konsideruar ngjarjet njëra pas tjetrës si ‘koincidencë e bukur’.

2 komente në “SHBA dhe BE hezitojnë të japin mbështetje për ligjin “Anti KÇK”, pa e lexuar ende”

  1. Tironsi says:

    Dmth e kane pare,por skane pare variantin e fundit dhe ky reagim eshte korrekt

  2. Kuq e zi says:

    Qellimi eshte te lene ne hije vetingun dhe ngulfatjen e tij
    Pra cdo shpikje qe heq vemendjen si kck apo reforma zgjedhore jane te mirseardhura per qeverine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje