Basha "thyen heshtjen" dhe refuzon të përgjigjet se ç’do të bëjë nëse humb sërish zgjedhjet

31 Janar 2020, 17:40Politika TEMA

Ndonëse ka marrë një vendim personal për t’u ulur në tryezën e marrëveshjes për reformën zgjedhore, Lulzim Basha ka refuzuar të përgjigjet se ç’do të ndodhë nëse rruga e përzgjedhur prej tij dështon.

Në të parën intervistë të gjatë të dhënë për ABC News, që pasi opozita është ulur në tavolinë me socialistët, lideri demokrat ka treguar hartën e tij të rrugës: përfundimin e reformës në 15 mars, pastaj zgjedhje të parakohëshme (mundësisht edhe lolale në të njëjtën ditë), por edhe implementimin e reformës dhe së fundi, një qeveri tranzitore si ajo e Maqedonisë, ku Edi Rama nuk do të jetë më kryeministër.

Këtë të fundit Basha e ka përligjur me një lloj vistoje që ka marrë nga ndërkombëtarët për të zbatuar atë kriter të dokumentit të Kopenhagenit që kërkon “ndarjen e  shtetit nga partite politike”.

Në fakt, i paraqitur në këtë mënyrë, aksioni i opzitës duket si një histori suksesi. Ai të lë përshtypjen sikur PD – LSI, dogjën mandatet dhe bojkotuan zgjedhjet lokale për të sensibilizuar ndërkombëtarët dhe shqiptarët dhe tani po arrijnë rregulla loje që do të sjellin zgjedhje të parakohsheme pa Ramën kryeministër.

Por, sado normale të paraqitet kjo rrugë shumë kritikë të Bashës ngrejnë pyetjen: A është ajo e mjaftë për tu përballur me një regjim? A janë garanci zgjedhjet e parakoheshme, apo largimi i Ramës për vetëm tre muaj, për të zhbërë oktapodin kriminalo-oligarkiko-mediatik të kapjes shtatë vjeçare të shtetit?

Pra çështja themelore mbetet: A jep garanci Lulzim Basha se me strategjinë që ka zgjedhur do i bëjë të pamundur rilindjes grabitjen e votes?

Pikërisht nga kjo logjikë u nis edhe gazetarja Moza Koçiu kur i bëri pyetjen e thjeshtë: “Nëse fiton do të bëhesh kryeministër, po nëse humbet ç’do të bësh? A ka kuptim të thuash më vodhën prapë?

Kësaj pyetje nëse do të mbajë përgjegjësi për rrugën që zgjodhi në mënyrë personale Basha ka rrefuzuar ti përgjigjet. Ai është futur në një labirinth piruetash se shqiptarët nuk interesohen për fatin e tij personal, se pyetje të tilla përbëjnë një flluckë që e shtrojnë njerëz me interesa të caktuara etj, duke iu shmangur një problemi principal: “A duhet të mbajë përgjegjësi një lider nëse e fut trupën e tij në një rrugë të gabuar”.

Nga mënyra se si i devijoi përgjigjes në intervistën për ABC Nevs, Basha i la të gjithë më dyshimin se pas zgjedhjeve të ardhshme, të parakohëshme ose jo, me Ramën kryeministër ose jo, ai mund të dalë sërish e të thotë: “Ma hodhën prapë, votat mi vodhën”.

8 komente në “Basha “thyen heshtjen” dhe refuzon të përgjigjet se ç’do të bëjë nëse humb sërish zgjedhjet”

  1. E ka pre tashma bileten .
    Ka me punu si Striptist per carucat e burgut te Recit
    do kercej bel danc ,rrethuar nga burgosurit
    si bente e hollande hahaha

  2. Zigur Qarri says:

    KU DO VEJE BASHA ESHTE SHUME MIRE ATY SHEFI I PD DHE DEPUTET , PUNE E MADHE NESE NUK FITON PD KUR KA NEVOJE PER TE TREGUAR QE PO PUNON THERET 200 KOKE PA LARE NGA VERIU ME SHTIZA , SHPATA , SHASHKA NJE HYMNE DHE KJO ESHTE OPOZITA SHEKULLORE PD .ISTE

    1. hahahah says:

      hahahah Zigur i fort
      me pelqeve ne kte koment

  3. Ziguri i qorrit says:

    Ky eshe nje een grote ezel lum partija qe e ka dit dom

  4. birce says:

    Me Sali Berishen dhe Lulezim Bashen PD i ka 100% zgjedhjet te humbura, ky eshte nje realitet qe dhe ata e dine mire por si te pa ngopur qe jane mendojne KCK. Kjo eshte fatkeqesi per ate parti qe lindi si e shpreses por doli e genjeshtres.

  5. Star says:

    Nuk mund te jape pergjigje per kete pyetje sepse kryetari i vertete i PD-se plaku i SHQUP-it nuk ja tregon qysh tashti harten e vertete te levizjeve. Eshte i detyruar qe te mbaje informacion vetem aq sa i jep doktori dhe asnje gram me teper. Kembengulja e gazetarit ne kete pyetje quhet krim dhe denohet.

  6. Noli says:

    Luli e di qe nuk i fiton zgjedhjet.
    Pregatit justifikimin se i vodhen por do te marre masa per ti ndeshkuar. E keshtu vazhdon lider opozite duke genjyer mbeshtetsit e vet.

  7. Shenjestra says:

    Vjedhje e votave nuk eshte e vertete,eshte justifikim i liderve te pd-ke dhe Lsi.Nuk ka patur vjedhje votash,por per te hequr friken Basha dhe Berisha,Fallxhorja, mashtrojn elektoratin me kete sllogan te pavertete.Rama fiton se ja jep populli voten nga frika se mos e dhente zoti vjen perseri pd-ke dhe LSI-ja ne pushtet.Nuk i harron populli te zezat qe i beri shqiperise dhe popullit te saj Sali Berisha me partine e tij fashiste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje