Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi shprehet se ligji “AntiKÇK” do të dështojë.
Bardhi shprehet se “Sa herë ka një hall të madh, Rama shpik një ligj me emër të madh”.
“Që do të zbatojë Edi Rama ndonjë ligj që godet krimin e organizuar, është si të besosh se hijena do të bëhet vegjetariane.
Sa herë ka një hall të madh, Rama shpik një ligj me emër të madh. “AntiKÇK” ka për të dështuar, siç dështoi “Forca e ligjit”, sepse në krye të qeverisë është ortaku i krimit të organizuar.
Me Edi Ramën kanë dalë jashtë burgut kriminelët më të rrezikshëm. Me Edi Ramën, Shqipëria është shndërruar në bazë operacionale për krimin e organizuar.
Me Edi Ramën nuk ka për të patur luftë kundër krimit. Ka vetëm propagandë dhe bashkëqeverisje me krimin e organizuar”, shprehet Bardhi.
D’Rama eshte demagog.E filloi me propaganden”Stop rrenimit”,per te ardhur mbas 7 vitesh perseri aty ku ishte!
Ligjet ekzistuese mfjaftojn,e kan konstatuar edhe te huajt,por jan letra bixhozi ne duart e D’Rames,si dikur Berishes.
Prandaj edhe vetingu duhet te fillonte me politikanet,propozim qe D’Rama e hodhi kategorisht poshte.Rasti i fresket
para nje Jave,ku Prokuroria e Tiranes mbylli hetimet per skandalin e Unazes se re,duke derguar ne gjyq si te pandehur
vetem te”arratisurin”Avdjol Dobi,tregon se D’Rama e perdor Prokurorine e Tiranes si leter higjenike.