"A jeni përfshirë ju personalisht në blerjen e votave?", Edi Rama "rrëfehet" për prestigjiozen gjermane "Spiegel"

31 Janar 2020, 17:26Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për prestigjozen gjermane “Spiegel” ku ka folur në lidhje me çeljen e negociatavë të Shqipërisë me Bashkimin Europian, Reformën në Drejtësi dhe gjithë aktualitetin politik në vend.

Më poshtë intervita e plotë

Zoti kryeministër, vitin e kaluar u shty fillimi i bisedimeve të anëtarësimit mes BE-së dhe Shqipërisë dhe MV. Kjo gjë do të diskutohet sërish në samitin e BE-së në mars. A prisni një vendim pozitiv? 

Nuk jam as optimist, as pesimist. Praktikisht, vendimi për të filluar negociatat e anëtarësimit nuk thotë asgjë për ne, sepse mbi të gjitha dëshmon për polemikat e brendshme në BE. Ne kemi përmbushur të gjitha kërkesat për të filluar negociatat. Shtyrja e tyre nuk ishte aspak e mirë për ne. Fatkeqësisht, disa politikanë në vendet e BE-së harrojnë se ne kemi nevojë për procesin e bisedimeve si një udhëzues për modernizimin e shtetit dhe të institucioneve tona. Nëse Shqipëria do të bëhet anëtare varet më pak nga ne sesa nga vetë BE-ja.

Opozita bojkotoi edhe parlamentin edhe zgjedhjet, ndërkohë që reforma zgjedhore është ende në pritje. Ju jeni akuzuar për blerjen e votave. A është Shqipëria në një krizë të demokracisë?

Ne nuk jemi ende plotësisht të pjekur për praktikat demokratike sepse Shqipëria ka qenë diktatura komuniste më e izoluar në Europë. Bojkotet parlamentare janë një traditë te ne. Edhe partia ime e ka praktikuar atë, por, një bojkot zgjedhor është një përshkallëzim që kërcënon sistemin demokratik. Kjo gjë duhet të ndalet. Kohët e fundit kemi vendosur së bashku me opozitën që të hartojmë një reformë zgjedhore. Shpresoj se do të funksionojë. Përsa i përket blerjes së votave unë nuk e diskutoj problemin. Ky fenomen ka rënë ndjeshëm dhe kurrë nuk ka qenë kaq i fortë sa të ketë ndryshuar rezultatet e zgjedhjeve.

A jeni përfshirë personalisht në blerjen e votave? 

Jo. Vitin e kaluar unë padita gazetën ‘’Bild’’ për këtë pretendim. Procesi është ende në vazhdim. SPIEGEL: Sistemi gjyqësor në Shqipëri funksionon shumë ngadalë dhe shumë gjyqtarëve të korruptuar iu desh të linin postet e tyre, ndërkohë që reforma nuk po bën përparime të dukshme. A është Shqipëria një shtet i së drejtës? RAMA: Unë shoh suksese. Ne jemi në procesin e pastrimit të gjyqësorit tonë. Ne po operojmë kancerin në trupin e pacientit. Ai mund të ngrihet në këmbë vetëm pas operacionit.

Krimi i organizuar është një kërcënim kryesor për Shqipërinë. Klanet shqiptare të drogës janë gjithashtu aktive në vendet e BE-së si Gjermania. Qeveria juaj po përpiqet ta luftojë atë. 

Jo, nuk është e vërtetë. Shqipëria është një vend shumë më i mirë se katër apo pesë vite më parë. Nuk ka më prodhim në shkallë të gjerë të kanabisit, numri i vrasjeve nga krimi i organizuar ka rënë ndjeshëm. Ne kemi burgosur anëtarët kryesorë të klaneve të drogës. Gjatë javëve të ardhshme ne do të fillojmë një ofensivë shumë të ashpër kundër krimit të organizuar dhe do të konfiskojmë pasuritë e fituara në mënyrë të paligjshme.

Presidenti Ilir Meta refuzoi të firmoste ligjin e ri të diskutueshëm për mediet. Nga jashtë vendit erdhën kritika, sipas të cilave ai kufizonte lirinë e shprehjes. A do ta tërhiqni?

Nuk ka arsye për ta bërë një gjë të tillë, kjo është qesharake. Gjatë bisedimeve me OSBE-në, ne kemi vazhduar ta zbusim ligjin për mediet. Ligji përfshin një dispozitë, sipas së cilës viktimat e shpifjes duhet të kontaktojnë një rregullator dhe të kenë të drejtën të kërkojnë një përgënjeshtrim dhe falje.

Një vit më parë, një raport hetimor e keni konsideruar “gazetari’ kazan”. A keni ndonjë problem me median kritike? 

Pranoj se kam një problem të pazgjidhur. Dikur kam qenë një zë i fuqishëm për medien e pavarur. Ju mund të krahasoni problemin tim me gazetarinë dembele me atë të një ish-yllI basketbolli, që tani rri ulur në stol dhe fishkëllen lojtarët mediokër. Megjithatë, i përmbahem asaj që kam thënë, nuk e kam problem këtë. Nëse dikush thotë se jam idiot, nuk e kam problem, por nuk mund të hesht përballë akuzave të rënda të rreme.

Vitin e kaluar, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia krijuan bashkëpunimin e ashtuquajtur miniSchengen. A është ky hapi i parë drejt një modeli alternativ të anëtarësimit në BE, sipas të cilit rajoni do të jetë i lidhur ngushtë me BE-në, por vendet e tij nuk do të jenë anëtarë me kohë të plotë? 

Jo nuk është një alternativë, por një fazë në rrugën drejt përafrimit me BE-në. Nga ky bashkëpunim përfitojnë ekonomitë tona. Thjesht, konsideroni këtë shifër: Koha e pritjes që kalojnë njerëzit dhe mallrat në kufij, në rajonin e Ballkanit Perëndimor mund të llogaritet si 1 000 vjet në një vit. Kjo është tronditëse! Ne kemi nevojë për një qarkullim dhe transferta të lira të mallrave, shërbimeve dhe kapitaleve tona.

Edi Rama, 55 vjeç, është drejtuesi i Partisë Socialiste të Shqipërisë (PS) dhe është kryeministër që nga viti 2013. Ai filloi të pikturojë herët, studioi art dhe luajti në ekipin kombëtar shqiptar të basketbollit. Në vitin 2000 ai u bë kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe në 2004 fitoi çmimin “Kryebashkiaku i Botës” për ridizajnimin me ngjyra të ngrohta të ndërtesave të kryeqytetit shqiptar.

Pas marrjes së detyrës si kryeministër në 2013, ai fillimisht u vlerësua për disa reforma qeveritare dhe administrative. Ndërkohë, kritikët akuzojnë Ramën për një stil drejtimi gjithnjë e më autoritar dhe se nuk e ka luftuar fort korrupsionin dhe krimin e organizuar.

https://www.spiegel.de/politik/ausland/albanien-regierungschef-edi-rama-kritisiert-eu-a-a3383c91-e7ba-4eb9-97dd-8ede1e98e4ff

24 komente në ““A jeni përfshirë ju personalisht në blerjen e votave?”, Edi Rama “rrëfehet” për prestigjiozen gjermane “Spiegel””

  1. Votues says:

    Dmth vjedhje votash ka patur. Ky eshte fakt. Tani ceshtja eshte ka shkuar te vjedhe vete Rama, apo ka derguar te tjeret? Nese ka nuk ka shkuar vete, por ka derguar Damjanet te vjedhin votat, Rama nuk quhet hajdut.
    Pyetje shume cilesore.
    Vazhdoni se po ja qitni sic duhet ujin e zi ketij vendi.
    Suksese!

    1. Drini says:

      Pershendetje Vajtues

      Votat jane te vjedhura qe nga 90 keshtu qe nuk ndonje lajm i ri, kete e dijne edhe femijet

      1. Shinjestra says:

        O njerez! Mos harroni vjedhjen e hapur te votave nga pd-ke,ku sy ne sy hiqeshin flete votimi dhe zevendesoheshin me ato qe kishte pergatitur ne favore te saj PD-ke.Kete e kemi pare me syt tan dhe nuk mund te harrohet kurre.Pd-ke vetem njehere ka fituar,ne 1992 dhe te tjerat i ka mere Sali Berisha me vjedhje fare hapur,nepermjet bandave tropojane qe benin reprazalje diten e votimit.Vandalet e pd-ke shkonin u prishnin tendat e qendrave te fushates se zgjedhjeve te ps-te.Kutit e votimit neper fshatra rrembeheshin nga mafiozet e pd-ke ne mes te rruges dhe zevendesoheshin me ato te pergatitura sipas qejfit te tyre.Kjo eshte e.verteta.

  2. ppa says:

    Shembull gazetarie: gazetari ben pyetjen, merr pergjigjen , nuk ben komente apo cic-mic , apo hartime bajate ne vend te pyetjes, sic bejne Fevziu dhe kazanxhinjte e tjere.

    1. pilafi says:

      Rrnofte Edi Rama, lider i vertete i tan shqiptareve. Zotnia Edi Rama asht dhurate prej vet zotit. Posht tan hajnat dhe injorantat i sal ram shiqere birushes dhe ilir florinit.

  3. Hajde tu bofte “mire” says:

    Kur do i vini “thonjeza” thonjezave ? Shpresojme qe ne te ardhmen te kemi me shume artikuj mbi mireqenien e thonjezave.

  4. Zigur Qarri says:

    D’Rama thotë:”Nëse dikush thotë se jam idjot,nuk e kam problem,por nuk mund të hesht përballë akuzave të rënda të rreme!”
    D.m.th, idjot nuk eshte akuze e rreme,prandaj nuk e ka problem,prandaj edhe nuk e kundershton,ashtu si nuk kundershton
    akuzen e Lubonjes per fallsifikimin e dokumentave per Teatrin!Edhe po ti thuash drogaxhi nuk e ka problem D’Rama,por kur
    i thua se nuk ke haber nga kokaina,terbohet fare!

    1. Jam Ziguri , por jo Qarri , por Qeni says:

      O Zigur kari ……..me sa duket kur re thone Zigurkaru te behet qefi ….

    2. Ziguri tjeter says:

      Zoti Zigur.
      Njerez si ti, vertet i ngrene vlerat Rames. Gjithmone je i pari te komentosh dhe nuk u le vend te tjerve qe vertet mund te kene dicka per te thene ne diskutimet e tyre. Ne rastin tend ti hiqesh sikur nuk kupton te sharen dhe shpifjen. Psh po te te them se qi…a gruan, eshte ofendim. Po te te them se e pash gruan tende te bente dashuri me komshiun, kjo eshte shpifje. Ate qe thote Rama se me shani sa te doni, une nuk merzitem, por mos shpifni, te gjithe e kuptojne, vec teje. Me ty or Zigur duhet te percaktojme termat e te folurit, pastaj te diskutojme. Prandaj ti je thjeshte nje zhurmues, qe nuk na le ne te fasim. Vertet eshte turp te diskutohet me nje idjot si ty dhe kjo e mbron Ramen sepse ne ne vend te merremi me Ramen, merremi me ty. Ne te vertet eshte edhe pak komike, kur replikon me ty, se dukesh si karagjos i ngrefur.

      1. Komshiu i Zigurit? says:

        O shoku, po lere Zigurin, se vdes qe Rama te jete kryeminister edhe per 4 vjet te tjera.
        Rama ka perzene dhe avokatin e vet. “Nuk kam nevoje per ty, se jam Zigur Qarrin.” – tha Rama.
        Lere se si mbytet ne nje pike uje.

  5. lenci says:

    Edhe Mero Baze nuk e beson kete genjeshtar te paturp. Eshte fatkeqesi qe qeverisja ka rene ne kete nivel.
    Sa per integrimin ne BE, kjo eshte nje ceshtje qe, sot per sot, nuk i intereson askujt.
    Shqiperia nuk mund te perballoje rritjen e taksave dhe cmimebe, qe shoqerojne kete integrim. E provuan Rumania e Bullgaria, te cilat ende nuk e kane mare veten.
    Ne besojme se do na ndihmojne, nderkohe qe korrupsioni dhe kriminaliteti jane ne zenit.
    Ky thote se kriminaliteti ka rene. E beson kush? Tani ka edhe pengmarrje me perfundim fatal. Cdo dite vrasje dhe vjedhje, kurse kryeministri flet sikur eshte ne ndonje planet tjeter.

  6. Kalec Dega says:

    NGELI DUKE DHENE INTERVISTA ne nje kohe qe nuk shikon asnje”lider”tjeter ne TV pervec megallomanit dhi e zgjebosur.
    ai popull te meriton

  7. Samiu says:

    Shumë e çuditshme ti bësh direkt pyetje kryeministrit të një vëndi, nëse ai vetë, personalisht është përfshirë në vjedhjen e votave. Më e pakta, kjo nuk është etike, gjë që në fakt është e vështirë të besohet, pasi gazetarë profesionistë të një gazete prestigjioze nuk ja lejojnë vehtes. Në këtë rast, si arsye mund të konsideroheshin dy; e para, mund të jetë një pyetje e sugjeruar nga vetë Rama për tja drejtuar direkt,kjo me të vetmin qëllim për tju përgjigjur po direkt, dhe e dyta: mund që gazeta të ketë informacion për përfshirje direkte të vetë Ramës dhe e vë qëllimisht përballë një siuate, mohimi i të cilës mund ta turpërojë në të ardhmen nëse mund ti shfaqet informacioni që gazeta ka.

  8. mik says:

    Intervista duket sikur asht marre nga nje stacion autobuzi ne tjetrin, edhe pse Rames nuk i mungon ajo qe per habi, dikush e quan orator !! ( Orator asht dikush qe te bind me argument, jo dikush qe justifikohet ).
    Te gjitha pergjigjet e pyetjeve jane te shkurtra. Rama e di mire se pergjigjet e gjata krijojne shume shigje per tu kap mat.
    Si do qofte, si Rama, si intervistuesi i gazetes dhe tre milion Shqiptare e din qe ajo qe thote Rama nuk qendron.
    Ne çdo tubim publik degjohet thirrja Rama ik. Kete thirrje nuk e ban vetem njera pale, por te gjitha palet.
    Perndryshe, pse nuk degjihet asnjehere thirrja RAMA RRI.

    1. Zigur Qarri says:

      mik,
      Nje kofiçent”pozitiv” kishte Hitleri,ishte “orator”(demagog).Edhe D’Rama eshte demagog,veti e diktatoreve.Rama duket intilegjent
      vetem kur mashtron,sepse eshte ne elementin e vet,por ne momentin qe mundohet te flasi seriozisht,tregon se eshte komplet idjot,
      ashtu si e pranon edhe vete.Nuk eshte rastesi qe shumica e “rindasve” jan debila si D’Rama.Hitleri demagog,Rama demagog,Hitleri
      perdorues droge,Rama gjithashtu, Hitleri piktor i deshtuar,Rama gjithashtu,Hitleri skizofren rreaktiv,Rama gjithashtu!Si ka mundesi
      kaq ngjashmeri?!

    2. Zigur Qarri says:

      mik,
      Nje kofiçent”pozitiv” kishte Hitleri,ishte “orator”(demagog).Edhe D’Rama eshte demagog,veti e diktatoreve.Rama duket “intilegjent”
      vetem kur mashtron,sepse eshte ne elementin e vet,por ne momentin qe mundohet te flasi seriozisht,tregon se eshte komplet idjot,
      ashtu si e pranon edhe vete.Nuk eshte rastesi qe shumica e “rindasve” jan debila si D’Rama.Hitleri demagog,Rama demagog,Hitleri
      perdorues droge,Rama gjithashtu, Hitleri piktor i deshtuar,Rama gjithashtu,Hitleri skizofren rreaktiv,Rama gjithashtu!Si ka mundesi
      kaq ngjashmeri?!

  9. Votues says:

    O Drini Zi, meqe qenkan vjedhur votat qe nga ‘90, duhet te vazhdojne te vidhen gjithmone?! Duhet qe hajduti te kompesoje hajdutin per gjithe jeten sipas logjikes tende o i Zi ?!
    Skane faj hajdutet, per sa kohe i mbajne isson keta te Zinjte…

  10. Zigur Qarri says:

    Demagogu Edvin Escobar D’Rama mashtron dhe vetem mashtron.Drogaxhiu D’Rama genjen prej tre vitesh se do te hapen negociatat!
    Por,jo qe nuk u hapen,por penalizoi edhe Maqedonine per gabimet e tij,sa Kryeministri tyre vetem per kete premtim jo te mbajtur dha
    dorheqje.Le që,per çfar s’ka genjyer ai deri tani mafiozi D’Rama!?Pushttet absolut mbi te gjitha institucionet,qindra afera korruptive,mbi
    nje miliard Euro te vjedhura takspaguesve shqiptare pa i hyre gjemb ne këmbë!Kjo ndodh vetem ne nje Sulltanat,kete pushttet,edhe
    Erdogani mundet vetem ta enderroi.Nje psikopat ka marre peng Shtetin dhe fatin e popullit shqipatare,duke vendosur per gjithshka
    (megjithese ne profesionin e tij si piktor nuk ka asnje vlere),edhe per arkitekturen,edhe per Stadiumin qe i shtoi nje kulle nga mendja
    e tij!Stadium me cepa,si nje pëllëmbë e shtrire,me gishtin e mesit ngritur lart,drejtuar Tiranes dhe gjith Shqiperise,per te damkosur
    vulgaritetin e nje Kryeministri,e atij qe damkosi Shqiperine si Kolumbia e Europes.

    1. Shefkiu says:

      Zoti Zigur!
      Më bënë shumë përshtypje fakti, që ju pothuaj kurrë nuk komentoni në rubrikën “Dossier” ku shkruhet për familjen Hoxha dhe të shkuarën komuniste të vëndit. Ju pothuaj nuk prononcoheni kurrë për këtë periudhë kaq domethënëse të historisë tonë, prej nga e kanë burimin shumë nga situatat politike të sotëshme. Ndoshta ju mund të justifikoheni me faktin, se rëndësi ka të trajtohet e tashmja dhe e ardhmja, duke lënë në harresë të shkuarën, por gjykoj, ju besoj e keni të qartë sa shumë ndihmojnë referencat historike në gjykimin e të tashmes. Ju godisni në mënyrë të pambarimtë si çekiç pneumatik mbi figurën e Edi Ramës, me synimin e vetëm për ta çmontuar atë përfundimisht, por çuditërisht nuk ju shkon aspak ndër mënd ta lidhni mënyrën e të menduarit dhe vepruarit të tij, me normat dhe zakonet mbi të cilat ai është rritur. Nuk di, ndoshta gaboj, por ju heshturazi duket sikur nuk para ndiheni komod të prekni të shkuarën komuniste të qeverisjes së sotme, duke e paraqitur gjëndjen politike aktuale më tepër si vullnet politik të një individi të vetëm, Edi Ramës, se sa të një shumatore të moralit mbisundues të një kohe të lënë pas që sundon akoma tek ne.

  11. Andi says:

    Vajtues ,kur vidhte vicidolsit me banden e tij Apo like floriri me te tijte ,dhe macja e shikonte.Po te te digjte zotrote nuk do te zgjaste deri ne 2013.Mos u hiq si kurve e ndershme.Kete deshi te thoshte drini I bardhe.Sa mori Rama pushtetin u kujtuat per votat,drogen,krimin.Bravo Rames se u corri masken qe e mbanit me kerbac.Jo se nuk e vini perseri se e keni ne ADN.

  12. gert says:

    te jete kungull valle? pra krisma nuk ka patur, edhe po te kete pasur do kene qene diku larg

  13. Ai qe ta nguli ty Andi says:

    Te lumte Anda. Po e tregon qe je pidh me vlera. Gojorja qe po i ben Edvinit ta justifikon diten e punes…

  14. asd says:

    Me pelqejne pyetjet e gazetarit. Shume direkte. Sa larg jane keta tanet me “perkedheljet” qe u bejne ketyre mafiozeve neper studio.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje