Gjykata e Tiranës shpalli masën e sigurisë arrest me burg për pesë të prangosurit e parë të implikuar dhe të dyshuar në rrëmbimin e shtetasit Jan, apo Jak Prenga, 49 vjeç.
Mes veprimeve hetimore të përmendura ku janë depozituar edhe fotografi të shkëputura nga pamjet filmike të një kamere sigurie në resortin Golden.
Janë evidentuar gjithashtu edhe disa dëshmi të marra nga drejtoria e hetimit të krimeve të rënda.
Dëshmi me interes për hetimin është rrëfimi i Anton Prengës, i cili është vëllai i Jan Prengës që jeton në Britaninë e Madhe:
“Duke qenë se unë dhe vëllai që jeton në Shqipëri Jan Prenga nuk kemi asnjë problem me asnjë person, unë kam kontaktuar vëllain tim Astrit Prenga të cilit i thash eja më tako dhe më tregon cila është arsyeja e rrëmbimit të vëllait tonë.
Astriti erdhi me Gëzim Shullanin dhe më tha se tre javë më parë kishin grabitur një kontenier me kokainë. Ju kërkova shpjegime dhe më thanë se një shtetas anglez dhe një iranian kishin kërkuar që ta nxirrnin nga porti kontenierin me banane ku ishte fshehur kokaina.
Ata kishin bashkëpunuar në një shtetas rumun dhe një shqiptar që quhet Xhulian”.
Rreth një javë më pas e ka telefonuar Gentian Doçi dhe i kishte thënë ti kthente drogën pas, por ai i ka thënë që nuk të njoh dhe nuk kemi punuar ndonjëherë bashkë.
Ai ka treguar të gjitha përpjekjet e familjes mbas zhdukjes së 49-vjeçarit, që nga telefonatat e shumta të marra nga Gentian Doçi dhe Gramoz Rexhepi, i njohur ndryshe si Dritan Rexhepaj.
Të dy ata kanë telefonuar vëllain e pengut i quajtur Ndrek Prenga dhe që vuan dënimin në një burg në Britaninë e Madhe.
Gentian Doçi i ka thënë: Mos bëni gabim ta prekni mallin pasi është i imi.
Të njejtën telefonatë e ka marrë edhe nga Gramoz Rexhepi i cili i ka treguar se është në burgun e sigurisë së lartë në Ekuador, por vëllai i pengut të zhdukur u ka thënë të dyve që ai gjendej në burg dhe se nuk di asgjë.
Sipas tij, ai do të kontaktonte me dy shtetas, inicialet e të cilëve janë dhënë gjatë seancës me dyer të mbyllura.
Lista e të kërkuarve ka shkuar në tetë persona, kryesisht nga qyteti i Shkodrës por ku është përfshirë edhe Dritan Rexhepaj, ku aktualisht mbahet në një burg në Ekuador.(TCH)
PERSONALISHT JAM KUNDER PERDORIMIT TE TE GJITHA LLOJEVE TE DROGES MEGJITHATE CDO NJERI ESHTE I LIRE TA PERDORI OSE JO .
PERSA I PERKET KRIMIT KUPTOHET QE ESHTE I DENUSHEM PA DYSHIM , POR KETA MALOKET QENKAN TE PA BESE KETA SIKUR E KANE PABESIN NE GENE TE LINDUR .
NE KLANET KRIMINALE EGZISTONE NJE FARE RREGULLI I PA SHKRUAR NJERI GRUPE NUK PREK ZONEN E GRUPIT TJETET ESHTE NJE FARE RRESPEKTI .
SI KA MUNDESI QE KETA I MARIN MALLIN TJETRIT 30 MILIONE EURO DHE KUR I TELEFONE MALOKU THOTE NUK TE NJOHE KETA KANE HYRE NE KETE BIZNEZ PA NJOHUR ME ELEMENTAREN .