Nisma kurajoze: Në Kosovë hapet fushata e donacionit për ndërtimin e Observatorit të parë planetar

2 Shkurt 2020, 20:45Rajoni TEMA

Bordi drejtues i organizatës jo-qeveritare “Përfaqësimi i Astronomisë së Kosovës” ka vendosur të krijojë një fushatë donacionesh në rrjet nëpërmjet faqes “GoFundMe”, ku kërkon mbështetjen e njerëzve, si e vetmja mundësi, për të ndërtuar Observatorin e parë planetar në Kosovë.

Sipas tyre kjo nismë vjen si pasojë e mungesës së fondeve nga qeveria kosovare:

“Edhe pse morëm autorizimin e Parlamentit të Kosovës vitin e kaluar për Observatorin, fondet nuk u liruan kurrë, pavarësisht protestave dhe kërkesave tona të shumta.” – shprehen ata në postimin zyrtar.

Sipas kësaj organizate, ndërtimi i këtij Observatori do t’i japë Kosovës dhe të rinjve të vendit një mundësi për të nxjerrë breza më të edukuar në fushën e kësaj shkence, por edhe në të tjera disiplina të shkencës së aplikuar.

“E ardhmja e Kosovës mbështetet me gjeneratën e ardhshme që rritet dhe po konkurron teknologjikisht midis vendeve tona fqinje. Shkenca, Teknologjia, Inxhinieria dhe Matematika (STEM) do të luajnë një rol kryesor në aftësinë e Kosovës për të garuar përpara duke ecur përpara.” – shprehen ata.

Observatori sipas tyre do të jetë i ngjashëm me atë të vendeve më të zhvilluara dhe do të jetë një investim që në periudhën afatgjatë do t’i japë Kosovës oportunitete në rritjen ekonomike:

“Ky objekt do të jetë i ngjashëm me ato në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Australi dhe Evropë që kanë frymëzuar rininë e tyre, dhe në mënyrë të ngjashme do të frymëzojë kosovarët që të ndjekin grada të përparuara në shkenca. AOK beson se një strukturë e tillë është thelbësore për një afat të gjatë për rritjen ekonomike dhe të ardhmen e Kosovës. AOK është e angazhuar për krijimin dhe funksionimin e një strukture të tillë për të mirën e të gjithë njerëzve në Kosovë.”

Organizata shprehet se nevojiten edhe 230 mijë dollarë të tjera për të mbuluar shpenzimet e ndërtimit, ndërsa toka e ndërtimit dhe infrastruktura të tjera teknologjike janë gjetur tashmë.

4 komente në “Nisma kurajoze: Në Kosovë hapet fushata e donacionit për ndërtimin e Observatorit të parë planetar”

  1. Piro says:

    Ide origjinale dhe interesante. Qendrojne ato qe thuhen per efektet e observatorit ne te ardhmen. Kjo tregon nje raport pozitiv me studimet shkencore. Urime!

    1. abc says:

      Shyqir se deri tani vetem Xhami ndertonin.

  2. Baliu says:

    Nisma karagjoze!!!

  3. gjergji says:

    ky eshte ndryshimi.Ne kemi akademik Fugen,kosova ka R.Qosen.Ne kemi drejtuei katedres gazetaris sharlatanin M.Marku ata kan V.Surroj apo SH.Maliqi.TE dukshem ndryshimet e krejtesisht te ndryshem ne cilesi intelektuale .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje