Anti-KÇK, Lulzim Basha s’ka luksin të gabojë prapë

3 Shkurt 2020, 10:56Politika TEMA

Nga Carlo Bollino

Pasi ka sulmuar prej gjashtë vitesh qeverinë socialiste duke e akuzuar për dobësi dhe bashkëpunim me krimin, tani Partia Demokratike e riakuzon atë sepse ka aprovuar ligjin më të ashpër antikrim te shkruar ndonjëherë në Shqipëri.

Edhe këtë herë koherenca është një cilësi që Lulzim Basha nuk ka treguar se e zotëron. Kritikat e tij ndaj të ashtuquajturës “paketë anti-KÇK” tregojnë fatkeqësisht prapë se interesat e kësaj opozite nuk janë që të orientojë qeverinë drejt zgjedhjeve të dobishme për vendin, por ekzaktësisht e kundërta: të kundërshtojë qeverinë me çdo kusht nga frika se mund të bëjë zgjedhje të dobishme për vendin.

Elementi kryesor i përdorur nga PD në ktitikën e saj alogjike ndaj ligjit të ri kundër kriminalitetit, është se paketa anti-KÇK dublon ligjin ekzistent anti-mafia. Çështja nuk do të duhej të shqetësonte opozitën, por, eventualisht gjykatësit që do të duhet të përdorin këto dy ligje të ngjashme.

Të ngjashëm, pra, jo të njëjtë. Në të vërtetë paketa anti-KÇK shtrin aplikimin e normave të pasurisë ndaj krimeve më parë të papërfshira; fut masa parandaluese personale shumë të ashpra (nga sekuestrimi i pasaportes, deri te kufizimi i lëvizjes edhe brenda vendit) që ligji antimafia nuk parashikon; fikson afate të qarta për aplikimin; përshpejton procedurat e sekuestrimit; përcakton se brenda sa kohësh i dënuari ose vetëm i dyshuari për krime të rënda duhet të tregojnë origjinën e ligjshme të pasurisë së vet dhe krijon një trupë policie të specializuar ekskluzivisht të dedikuar në aplikimin e këtij ligji.

Praktikisht kjo paketë me rregulla të reja e kritikuar nga opozita e cila e gjykon deri anti-kushtetuese, në të vërtetë përmbush shumë boshllëqe që përmban ligji antimafia i votuar nga PD në vitin 2009, e më pas i fuqizuar nga socialistët që përfshinë edhe ato krime ndaj korrupsionit që Berisha nuk deshi të godasë. Versioni fillestar i PD-së përfshinte vetëm 16 vepra penale për të cilat ishte parashikuar sekuestrimi I pasurisë, paketa anti-KÇK sot përfshin 44.

Shumë më shumë se paketa antimafia, ligji anti-KÇK ka mundësinë të godasë me të vërtetë dhe në pak javë arkat e krimit të organizuar. Masat lejojnë sekuestrimin e menjëhershëm të llogarive bankare, vilave, restoranteve, hoteleve, tokave, kontratave konçensionare, pallateve, butikeve, makinave luksoze ose te blinduara, dhe çdo aktiviteti tjetër financiar apo burim ekonomik që lidhet direct apo indirect me një trafikant të dënuar në Shqipëri apo jashtë, ose të hetuar apo vetëm të dyshuar se ka kryer krime të rënda.

Nëse brenda 48 orëve bosi nuk arrin të faktojë origjinë e ligjshme të pasurisë së tij, pasuria konfiskohet për gjithmonë nga gjykata. Siç thonte dhe Giovanni Falcone, mënyra më e mirë për të fituar betejën kundër mafias është ta godasësh aty ku asaj i dhemb më shumë: Paratë.

Por ndryshimi me të vërtetë thelbësor mes dy ligjeve është se, ndërsa ai antimafia i aprovuar nga PD duhej të zbatohej nga gjykatat e zakonshme, ligji i ri anti-KÇK do të zbatohet nga prokuroret dhe gjykatësit e SPAK, pra elita e re e sistemit të drejtësisë së reformuar. Në vend që të citojë në mënyrë abstrakte ligjin antimafia ekzistues si model të mjaftueshëm dhe më të mirë, Lulzim Basha duhet të rreshtojë rezultatet që ligji i tij ka prodhuar në luftën kundër krimit të organizuar në vitet kur PD ishte në pushtet dhe më pas: Zero rezultate.

Që prej 2013 opozita akuzon qeverinë për rritjen e krimit, por në të vërtetë gabon objektiv: sepse kush ka shkatërruar indin social të Shqipërisë duke i dhënë dorë të lirë të fortëve dhe trafikantëve, është viroza e korrupsionit që në këto tre dekada ka përmbytur prokurori e gjykata. Përshkallëzimi I krimit, bashkë me korrupsionin e politikës, të administratës publike dhe të policisë në 28 vitet e demokracisë janë pasojë e korrupsionit të drejtësisë dhe jo e kundërta.

Një ushtri gjykatësish dhe prokuratorësh të korruptuar, në shumë raste të panjohur, kanë prodhuar në errësirën e dhomave të tyre më shumë dëme vendit se e gjithë klasa politike bashkë. Politika ka pranuar situatën për gjithë këtë kohë sepse ka qenë përfituese, të paktën deri në vendimin për ta reformuar drejtesinë.

Për 28 vite Shqipëria ka luajtur një kampionat pa arbitra në fushë, ose me arbitra të shitur. Revolucioni që përfaqëson ligji anti-KÇK është se këtë herë arbitrat do të jenë dhe janë gjykatësit dhe prokuratorët e SPAK dhe jo më ata gjykatës periferish që prej vitesh janë dhe vazhdojnë të jenë kamarierët e bosave.

Për SPAK-un ky do të jetë një test vendimtar, sepse pasuritë e kriminelëve nuk janë mister për askënd, ndaj kështu do të jetë e lehtë për të kuptuar se kush do të vazhdojë të jetë i mbrojtur sot e tutje. Ky ligj i heq alibitë të gjithëve dhe është prova më e mirë për të kuptuar nëse reforma e Drejtësisë do të mjaftojë për të shpëtuar vendin nga sundimi i bandave.

Partia Demokratike gënjen kur thotë se paketa anti-KÇK është e kotë sepse dublon edhe SPAK-un: Ligji anti-KÇK, përkundrazi, është mjeti më i fortë që qeveria i ka besuar deri më tani Spak-ut për të luftuar kriminalitetin. Eshtë një ligj i jashtëzakonshëm, që fut masa të jashtëzakonshme për një gjendje emergjence të jashtëzakonshme.

Një sfidë e vështirë për t’u menaxhuar nga opozita, sepse nëse do të fitohet, ashtu siç njerëzit e ndershëm shpresojnë dhe urojnë, merita politike do t’i shkojë Edi Ramës. Bile mund të jetë pikërisht kjo sfida që do të ndezë dritën jeshile për hapjen e negociatave me BE. Por të rreshtohen kundër, do të thotë të bëjnë edhe këtë herë një zgjedhje të gabuar, duke tradhëtuar popullin dhe duke vendosur të qëndrojnë në krah të krimit, dhe vetëm për një interes banal personal dhe elektoral.

Nderkohë që pas gabimeve të pandërprera, nuk ka luskin të gabojë prapë. Skepticizmi është i madh dhe i përhapur, por lufta ndaj të keqes nuk fitohet kurrë vetëm më katastrofizëm. Nëse opozita vërtet ka për zemër luftën ndaj bandave, dhe jo vëtëm marrjen e pushtetit, e ka për detyrë ta mbështesë këtë nismë të re duke pritur në se prodhon apo jo rezultate, ndoshta pa duartrokitje, por të paktën në heshtje!

18 komente në “Anti-KÇK, Lulzim Basha s’ka luksin të gabojë prapë”

  1. Olimpia says:

    Carlo,je nga te paktet gazetar serioz ne Shqiperi.Gazetaria behet me fakte, argumente dhe analize,si shkrimi i sotem.Je me atdhetar se shumica e ,,gazetareve,,me mbiemer shqiptar.Sot lexova nje artikull te ndyre te nje fare A.Bushati per ligjin .Pra ky pinjoll helmues ,njesoj si pinjolli tjeter Lubonja,akuzonte SHBA se po perkrah Ramen per te vendosur nje diktature te re ne Shqiperi si Pinoceti ne Kili etj.Dhe kete diktature Rama do ta vendose me ndihmen e ligjit te ri.Pra gjithe kjo bande e madhe mediatike,qe akuzojne Ramen ,,te lidhur me krimin,,akuzojne Ramen PSE ben ligje per te luftuar krimin.Ky eshte absurdi i cmendurise dhe rrugacerise se shumices se medias dhe opozites.Nferkohe po sot ndersa nje degjues shprehte shqetesimin se mos ky ligj do te penalizonte shqiptaret qe kane punuar pa rregulla dhe kane ndertuar shtepi,sorra e bardhe B.Hoxha,ne vend qe ta sqaronte pyetesin,ngrinte super duke dhene pergjigje as mish as peshk,ashtu sic eshte vete..

    1. Titi says:

      O Olimpia, na i shmang keto komentet e paguara nga fuga se te gjithe e dine se kush eshte bollino: loqja e rames dhe asgje me shume. Ben gam gam per te marre tendera apo ndonje bunkart te rradhes.
      Dhe meqe ra fjala, ne kete shkrim asnje fakt apo prove nuk ka dhene bollino (dmth rama). Vetem ben demagogji ne pergjithesi. Tipike e rames kjo.

      Gjithsesi, keto qe ka thene rama (me gojen e bollinos) te shohim a do jete keshtu apo jo.
      Do provohet shume shpejto kjo gje! Shume me shpejto nga sa mendon rama basha apo ndonje tjeter qe po ben gjoja si i keptur ne bythe per drejtesi.

      1. bamja says:

        O Titi po pse nuk e ben dhe ti nje muze si bolino, apo te jane thare trute dhe duart se vetm per shkaterrime mendoni. Edhe dy bunkeret me historine tende i ka bere italjani bolino o Titi i neandertalit. Aty shkojne turistet se cfare te shohin tjeter ne tirane apo te shohin ty qe dredh mustaqet me qofte dhe qepe ne tavoline

      2. Jari says:

        Titi mor dumbaba

      3. kola says:

        Po si ju ka hedh trute e gomarit berishe tropojani o arnauter! Po Karlo ka ne Shqiperi kur keta politikanet tane ishin akoma mustaqe pa rritur. Po si guzoni te flisni me shpifjet e malokut (kam respekt per malesoret, por jo per maloket si birisha) qe e ka zet Karlon e cnuk ka thene per te vetem se nuk i lepin prapanicen si gjithe gazetaret e tjere pa perjashtim.ne vend qe te leconi mire ca shkruan ky italjani i drejte dhe i mencur, i bini ne qafe si arnaute te prapambetur.Jazek o derdimene

  2. Avokati says:

    Edhe nese ne thelb kjo pakete ligjore mund te kete pasur nje synim te mire per te luftuar krimin, mjetet dhe procedurat e parashikuara jane te tilla qe lene vend shume per abuzivizem dhe goditje selektive. Shqiperia pretendon te jete nje vend i se drejtes, ku te drejtat dhe lirite themelore te njeriut respektohen dhe mbrohen me Kushtetute dhe ligj. Prandaj ka ndarje dhe ekuilibrim te pushteteve ne cdo shtet. Qeveria mund te akuzoje dike, por deri sa te denohet nga gjykata, ai prezumohet i pafajshem. Gjithshka duhet bere ne gjykate. Keto sekuestrimet rrufe nuk kane asnje efekt, nese neser gjykata vendos qe kane qene te paligjshme dhe shteti do te duhet te demshperbleje ata te cileve iu sekuestruan. Verifikimi i ligjshmerise se burimeve mund te behet edhe sot me ligjet ekzistuese. Asgje nuk e ndalon qeverine te verifikoje si eshte bere ai resorti ne Shijak dhe ta sekuestroje nese nuk ka burime te ligjshme. Ata policet e stervitur fizikisht do te duhet te ishin stervitur menderisht. Keto lloj krimesh nuk i kap me muskujt e krahut, por me tru te stervitur. Kam dyshim se do kemi shume spektakel mediatik, por pak rezultate ne praktike.

  3. Realisti says:

    Respekte Bollano! Fjalet qe thua zene goxha vend. Megjithate fjalet nga e bera jane shume larg. Nuk besoj se keto ligje jane bere edhe per Lulushin dhe Monushin. Fjala jote ne vesh te perendise.

  4. rexha 10 says:

    NE DITET E SOTME zoti AVOKAT QEVERIA E KAPE LEPRIN ME QERRE.PRANDAJ NUKE ESHTE SE NA MUNGOJNE LIGJET ,PORE QEVERITARET TANE I BEJNE FRESKE NJERI TJETRIT ME MOTON :MORE SA MORE ,VODHE SA VODHE ,VRAVE SA VRAVE ,TANI NUKE KA ME LESHIME,KUSHE VEPRON KUNDER LIGJIT DO TE FUTET NE BURGE ,EDHE PSE TA KANE FALUR. E PRISHI HOTELIN E VJERRIT TE LULUSHKES PER SHOU ,PORE MOSE HARRONI SE E PAGUJTI POPULLI DEMIN E FATURES,DHE JO EDI RAMA. ME KETE LIGJE DO NA PRISHIN SHTEPIAT DHE DO TE NDERTOJNE PRAPE PALLATE PER VETEN E TYRE ,SE NUKE NGOPEN KURRE KETA MASHTRUSE.

  5. Dee says:

    Z.Bolino, jeni nga te paktet qe te krijoni respekt.

  6. Petrit says:

    Eshte e çarte si drita e diellit qe kjo eshte vetem propagande.
    As vetë naltgjatësia e tij shoku rama nuk beson asgje nga kjo histori.
    E para: sepse nuk mund te ndodhë ne asnje vend te botes qe policia te sekuestrojë mall apo objkte pa vendim gjykate.
    Sepse neser gjykata mund te jape nje vendi ne favor te x peroni ( ndoshta edhe padrejtesisht ) dhe shteti do te jetë i detyruar te demshperblejë.
    Me çfare ?
    Me parate e popullit.
    Shembuj te tille kemi jo pak.
    E dyta; Si mund te lufoje naltgjatsia yne krimin dhe pasurite e paligjshme. Kur ai eshte vetë koka e krimit.
    Kur ai ka vetë pasuri te paligjshme ( te vjedhur ).
    Kur ai eshte produkt i krimit.
    Kur ai ka ardhur ne pushtet i mbeshtetur nga krimi.
    A mundet dikush te luftoje me vetveten ? Kurre !….
    Keshtu naltgjatesia duhet te luftoje me Arben Ndoken , me Frokun , me bushin, me gjushin, me roshin, me pjetrin, me kajmakun , me bajrajt me , me , me
    Lista eshte e pafund.
    Eshte diçka e pamundur per naltgjatsinë.
    E treta: naltgjatesia ka 7 vjet ne pusht dhe eshte e disata here qe perserit te njejtat gjera dhe ne te vertetë nuk ka bere asgje perveqse e ka perkrahur krimin dhe kuptohet vetë persknalisht ka marre ne maksimum frutet e krimit.
    Fatkeqsisht shoku rama je i pabesueshem.

  7. Kuq e zi says:

    Ajo qe nuk kuptova dhe ti nuk shpjegove eshte se c’hyn kck me spak?
    Spak ka kater vite qe bllokohet kck un ngrit ne kohe rekord (dy muaj)
    E ka kot rama qe kerkon ti ngjise arrestet qe do bej spak kck-se nuk perkthehet as si kapital politik as merite
    Dihet qe kunder spak ishte opozita por edhe qeveria kurse sot qe skane zgjidhje duan ta bejne mik

  8. nord.al says:

    Olimpia, nuk asgje ti shtoj komentit tend.Falemnderit.

  9. Ilir says:

    Bolja italiane e Edi Rames!

  10. PO , PO says:

    Zoti Bolino , shkrimet e tua i lexoj gjithenje me qef , sepse
    i trajtoni drejt dhe me argumeta problemet . Jini vertet
    modeli nje gazetari per tu admiruar dhe qe te impononi
    respekt . Ju faleminderit per kontributin tuaj te vlefshem ne
    gazetarine shqiptare . Keta qe lehin , dihet se kush jane .

  11. Petro ... says:

    O Mero, nxirre pak ate studimin e Spartak Ngjeles qe na thoshte mbreme se do ta botoj per KCK-ne; nje here thoshe neser, nje here pasneser. Aman, lutu Ngjeles, e ka shkruar apo jo se mezi pres ta lexoj. Ishte kunder ligjit per te denuar kriminelet se shkelte te drejtat dhe lirite e tyre dhe te prones; eshte e shenjte, thoshte tjetri. Njeri me gomar, ah more gomar qe ty te gjithe te marrin per keq; gomari eshte flori se ha vetem gjemba, me kosto te ulet dhe ben ate pune qe nuk e ben as mushka e as kali, por çfare tu themi ketyre analistave, ç’emer tu veme se nuk jane as te vegjel tu themi kerrça e do rriten: Po u themi injorante apo te djallezuar per te perfituar; Bolina, si gjithenje i sakte.

    1. sss says:

      Av.Taku, ben sikur eshte kunder ligjit, sepse keshtu i josh ata qe do u sekuestrohet pasuria, dhe do kete pune per te. Di nje rast krejt te sigurte ketu ne Vlore; i sekuestruan dikujt/ qe ne fakt u be viktime, se e hodhen ne ere me eksploziv ne makine, hotelin mbi koder te Kalaja; familjaret pasi u ropen nga nje avokat, me ne fund moren avokat Takun; Taku si gjithnje kompetent – e sigurte qe une e heq nga sekuestro, mburrej; mori disa miliona dhe si i themi ne ketu ne Vlore – i rruajti bithen , nuk beri dot asnje.

  12. Ilirberisha says:

    Carlo je njeshi,top??.PD nuk do qe te goditet mafija,se jane te perlyer te gjithe qe nga plaku (qelbesira Berisha) qelbesire e me rradhe.

  13. ppa says:

    Respekte per Bolinon, edhe per menyren se sillet ne debatet TV; sidoqe ndodhet perballe analisteve “qelbesira” ne aresyetim dhe ne sjellje, ruan me dinjitet dhe korektese pozicionin e tij; me kete rast , dua te kujtoj emisionin e fundit, tek “surrogatoja” E. Vasili. Perseri me beri pershtypje nje idiot klasik si ai Sejamini – karagjoz, i mjere dhe aktor dhe pantominist i peshtire ; pa turp dhe pa respekt per fjalet qe leshon…edhe ne lagjen e gabit , nuk do i merrte njeri mendim, nderkohe TOP-i i lejon vetes kete fare niveli diskutimi ne studio.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje