"Nga takimet me krerët e shtetit te fjalimi në parlament", zbardhet axhenda e presidentit të PE-së në Tiranë

2 Shkurt 2020, 19:02Politika TEMA

Nesër do të vizitojë Shqipërinë Presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli. Ai do të qëndrojë dy ditë në Tiranë, ku do të takohet me Presidentin, kryeministrin, kryetarin e Kuvendit, kryetarin e PD-së dhe të LSI-së.

Në qendër të vizitës do të jetë cështja e negociatave me shpresën se në mars do të ketë një dritë të gjelbër për Shqipërinë pas refuzimit të tetorit.

Më 3 shkurt

Në orën 11:00 takohet me ambasadorin e BE në Tiranë, Luigi Soreca

Në orën 11:30, takohet me Kryeministrin e vendit, Edi Rama, konferencë në orën 12:15

Në orën 14:45 takohet me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kryetarët e Grupeve Parlamentare

Në orën 15:15 Sassoli do të mbajë një fjalë në seancën plenare

Në orën 16:00 takim me Presidentin Ilir Meta.

Më 4 shkurt
Në orën 10:45 takim me Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin në selinë e PD

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje