Kryeministri Edi Rama në repartin RENEA ku është trajnuar Njësia Operacioni Forca e Ligjit, foli edhe për gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.
Në mënyrë indirekte, ai sulmoi edhe gjyqtaren e Krujës Enkelejda Hoxha që pak javë më parë me një vendim i hoqi dënimin përjetë Endrit Dokles, anëtar i bandës së Durrësit dhe e liroi në shërbim prove.
Ndërkohë që sot jemi të vetëdijshëm që do të vuajnë akoma se janë akoma gjyqtarë dhe prokurorë që e dinë se nuk do ta kalojnë vettingun dhe jetojnë nën togën e zezë sikur të ishte dita e fundit e pazarit të madh të gjësë së gjallë, me moton “kap ca të kapësh”.
Edhe për ta kjo paketë ka një ilaç. Edhe ata, edhe këtë ua them juve këtu, do të përgjigjen në mos sot nesër, pasi një lloj si sot erdhi koha të përgjigjen të fortët dhe të paprekshmit e këtij vendi për të gjitha pasuritë e tyre, do të vijë edhe për ata.
Vetingu nuk është gjykatë apo prokurori dhe nuk ka për detyrë të ndëshkojë ata që kanë vënë pasuri marramendëse duke e përdorur cekicin për të thyer kafkën e drejtësisë, por është vetëm faza kur ndahet i njomi me të thatin dhe faza kur ata që nuk justifikojnë pasurinë largohen dhe ata që dalin të pastër si anëtarët e SPAK-ut dhe nga nesër janë sistemi i ri që do u kërkojnë subjekteve të ligjit të provojnë ata burimin e pasurisë së tyre jo më të stërmundohet gjithë policia, por ta provojnë vetë. Në shumicën e herëve janë kriminelë dhe jo gjykatës” tha Rama.
Po ata qe liruan Lulzim Bashen/Tahirin/Fullanin/IMAMIN/Doshat e Kodoshat ? A po i mbron ti?
Ik ore gjysh liroja vendin Lulit tani. Se dikur i thoje Saliut gjysh. Por ti sot me ate mjeker je bere babagjysh.
JO neser,por sot more mashtrues,qe ke ndikuar ne lirimin e Dokles,ashtu si ne denimin e Kostandin Xhuvanit jo me burgim
te perjetshem.Dhjetor 2016 u lirua krimineli Lul Berisha,me ndihmen e Vangjush Dakos dhe aprovimin tend.Tre vite mbas
lirimit te tij,eshte ndeshkuar ndonje gjykates nga ata qe liruan monstren e Durresit,qe edhe pasurine nuk ja kan prekur?
BRAVO!
Nuk i ha njeri jooooo, deklarata qe na bejne per te qeshur. Nuk liron dot nje hajdut xhepash jo nje te denuar per jete po nuk pati mbeshtetje politike. PDja, ben xhurme per ndertimin e lojrave tek liqeni, ky fakt i gjyqetares nuk i beri shum pershtypje, kuptohet qe dhe ju keni kodet me njeri tjetrin, me jep nje te jap nje. Kot e kini, me popullin qe kujtoni se ja fusni ne ç’do deklarate.
Eh!nuk kane nxjer burra turkoshaket per kesi punesh..
Ketu do vazhdoj rrumpalla..
Po monstra qe ka privatizuar bregun e detit tek Vollga duke penguar vazhdimin e lungomares se Durresit a do jape llogari per kete pasuri te paligjshme, parkim mbi bregun e detit.
Ne burg kurven…
Edi Rama eshte i vetmi qe mund ta beje kete vend. Tê gjithe tê tjeret janë 5 me hiç. Në mos qofshin monstra, hajdutë te deklaruar dhe tê korruptuar deri në palcê. Jo se Rama eshte i kulluar. Por mbetet më i miri dhe më i afti. Duke perifrazuar Curçillin:” Rama eshte më i keqi, por të tjeret as qe vihen në kandar”.