“Anti-KÇK”, Lleshaj: Shënjestra do jetë pasuria e krijuar nga krimi i organizuar, udhëtimi kriminal do ndërpritet keq

2 Shkurt 2020, 11:29Politika TEMA

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi se miratimi i paketës “Anti KÇK”, shënon përshkallëzimin e panjohur të lutës me krimin dhe se shënjestra do të jetë pasuria e krijuar nga krimi i organizuar.

“Shkatërrimi i këtij niveli biznesni është nevojë e dorës së parë. Miratimi i paketës shënon përshkallëzimin e panjohur, shënjestra do të jetë pasuria e krijuar nga krimi i organizuar.

Shkatërrimi i burimit ekonomik dhe financiar që mban gjallë krimin, këtij modeli të shëmtuar dhe të rrezikshëm që gjeneron krime të rënda, josh shumë të rinj në rrugë të gabuar.

Operacioni do të zhvillohet në bashkëpunim me SPAK dhe partnerët në një kuadër të përcaktuar ligjor. Objekt do të jenë pasuritë e deklaruara apo të fshehura.

Paketa nuk i jep autoritet të ri policisë, por detyra të reja dhe instrumete për arritjen e qëllimit madhor kundër krimit.

Policia ka mbajtur me përkushtim shumë barrë të rëndë, janë përballuar dhe goditur, edhe kanë pësuar dhe sot përfaqësojnë një ndër institucionet më të besueshme. Suksesi i këtij operacioni do të jetë i garantuar.

Një pjesë e aseteve do të vihen në dispozicion të policisë në funksion të modernizimit dhe personelit. Për politikën, korrigjoni shënjestrën, policia nuk mund të jetë tabelë.

Për kriminelët, u them tërhiquni nga rruga e krimit për të shpëtuar familjen, kthjellohuni dhe kuptoni se keni përgjegjësi për ata që vijnë pas jush. Është thjeshtë cështje kohe, udhëtimi kriminal do të ndërpritet keq, në mos sot nesër, por nesër do të jetë vonë” tha Lleshaj. (TemA)

6 komente në ““Anti-KÇK”, Lleshaj: Shënjestra do jetë pasuria e krijuar nga krimi i organizuar, udhëtimi kriminal do ndërpritet keq”

  1. Kalec Dega says:

    ..behet fjala per engjejt e vegjel dhe jo koleget e peshkaqent koleke te Ministrit
    =

    Rama nxjerr boksjeret te veshur me te zeza, ky tellallin e Gebelsit, lol!…per te tmerruar ata qe nuk paguajne dritat ose hajdutet e pulave…

  2. Rromes says:

    Te shohim.Ne faste te kundert duhet te besh dorheqe.

  3. SPAKTAKU says:

    Mero , kujtoj policeve te ty censurues se gazeta nuk eshte per te mbrojtur idealet e tyre , partiake apo ideologjike, kryesisht marksiste-komuniste por qe publiku te lexoje mendimin e lire.
    =
    Mbi 20 komente dhe asnje nuk me eshte lejuar deri tani…sepse policet e ty kujtojne se do na mbyllin gojen dhe fjalen e lire.

  4. Kuq e zi says:

    Hahaaaa
    Po ku ka kriminel sot qe ska lidhje politike sa kryetar bashkie keni ne arrati?

  5. meta says:

    cdo gje mund te beni por aman se mos prekni pasurine e vjehrrit dhe kunatit te Lulit se ata i kane me djersen e by….s

  6. Kuq e zi says:

    Mbrenda tre ditesh hahaaaa
    Ti ke kater vjet qe mban peng spak si rrjedhoje mban ne detyre kete kategori gjyqtaresh dhe prokuroresh tani qe spak u ngrit o burra ti leme ne hije me kck fallco
    Ti po sulmon spak dhe gjykaten e posacme duke i dhene policise competence sekuestrimi prone qe ne te gjith boten e qytetruar i njihet gjykates
    Prandaj kur mos ta njohin vendimin e sekuestrimit nga policia mos u cudit kur ti vrasin ne pragun e shtepise sepse ky lloj pushteti ne duart e policise ngjan me sigurimin e diktatures

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje