Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian përshëndetesin miratimin e paketës anti-KÇK nga qeveria shqiptare.
Delegacioni i BE-së në Shqipëri thotë se paketa “KÇK” e miratuar nga qeveria është një mënyrë shumë e efektshme për të luftuar konkretisht organizatat kriminale dhe tregon vullnet politik për të trajtuar këtë problem.
Në faqen e saj zyrtare delegacioni i BE gjithashtu bën me dije se është e rëndësishme që këto masa të reja të ndiqen përmes institucioneve të krijuara nga reforma në drejtësi, në veçanti SPAK-un.
Ndërkohë ambasada amerikane në Tiranë bën me dije se Shtetet e Bashkuara mirëpresin përpjekjet e intensifikuara nga Qeveria e Shqipërisë për të parandaluar krimin e organizuar që të përdorë pasurinë e paligjshme për të minuar themelet e shtetit ligjor.
Reagimi i BE:
“Ndiq paratë” ka provuar se është një mënyrë shumë e efektshme për të luftuar konkretisht organizatat kriminale.
Ligji special i miratuar nga Qeveria e Shqipërisë, që prezanton masa të reja parandaluese për forcimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, shkon në këtë drejtim dhe tregon vullnet politik për të trajtuar këtë problem.
Ne do të ndjekim nga afër zbatimin konkret të aktit normativ. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që masat e reja ligjore të zbatohen në respekt të plotë të të drejtave themelore të të akuzuarve dhe në përputhje me parimet e shtetit të së drejtës.
Është gjithashtu e rëndësishme që këto masa të reja të ndiqen përmes institucioneve të krijuara nga reforma në drejtësi, në veçanti SPAK-un.
Ne vazhdojmë ta inkurajojmë Qeverinë e Shqipërisë që të rrisë më tej përpjekjet e saj për zbatimin e plotë të reformës në drejtësi dhe forcimin e shtetit të së drejtës.”- shkruan delegacioni i BE-së në Shqipëri.
Reagimi SHBA:
“Ndërsa vazhdon zbatimi i reformave të rëndësishme të drejtësisë, Shtetet e Bashkuara mirëpresin përpjekjet e intensifikuara nga Qeveria e Shqipërisë për të parandaluar krimin e organizuar që të përdorë pasurinë e paligjshme për të minuar themelet e shtetit ligjor.
Mekanizmat e përforcuar për zbatimin e ligjit duhet edhe të mbështesin institucionet e reja të drejtësisë të ngarkuara me ndjekjen penale të krimit të organizuar, edhe të harmonizohen me standardet e procesit të drejtë ligjor.
Ne do të vazhdojmë ta ndjekim zbatimin e këtij ligji me interes te madh.”- shkruan ambasada amerikane në faqen e saj.
(TemA)
na plasi b i tha se cmendon amerika…ne dore e kane vetem arnautet turkoshake qe e duan aq shume Arnautistanin sa besojne te hujt per te zgjidhur hallet e veta..
cow- do te thote lope…dhe ka kuptim jo te mire ne gjuhen angleze ne nje kuptim te dyte pervec lopes qe ben qumesht…shumica besoj se e di
ja nje humor i forte per”cow”
shoferi Pelosit , na shtyp nje lope ne nje rruge fshati.Pelosi thote shko e i thuj te zotit per fatkeqesine..
kthehet shoferi pasi ka takuar fshatarin, i gezuar dhe i qete sepse fshatari i kishte nxjerre raki dhe mish dhe ja morri kenges e valles nga gezimi…E pyeti Pelosi cfare ndodhi? ……shofer thote, “i thashe qe jam shoferi i Pelosit dhe vrava ( the cow) lopen”.
Psikjatria te zgjidh vetem!?
Ky ligj,OFL, eshte nje ligj shume i mire,sepse u ka futur drithmat njerzeve qe jane te implikuar ne krime te medha te organizuara.Gjthashtu,ky ligj i ka futur friken ne palce edhe opozites qe ka ne mes te tyre njerez te korruptuar e kriminel me damke.Po keshtu ky ligj kaq i mire per popullin dhe i keq per Sali Berishen,Bashen,Meten Fallxhoren dhe disa eksponent te tjere te krimit,u ka kallur daten se, ata e kane te qart do shkojn atje ku kane vendin.Kryeministri Rama,sot,ne nje mbledhje te hapur me forcat e reja te policise se shtetit,theksoi se kundreshtaret jane bashke kundra nesh,por edhe neve jemi bashke,qe, do ti bejme ata bashke ne vendin qe u takon (burg).Kemi besimin te kjo qeveri se kete ligj do t’a beje realitet,ne te miren e popullit qe po tallet nga krimi,opozita dhe disa gjoja analist e gazetar te njeanshem.Me mira eshte se kjo inisiative e qeveris per kete ligj,mbeshtetet edhe nga Amerika e dhe Evropa.