Nexhmija e pranon: Enveri kishte frikë se si do të sillej Mehmeti pas vdekjes së tij

2 Shkurt 2020, 09:00Politika TEMA

Në librin e saj “Përjetime dhe meditime në jetën time politike” botuar këto ditë Nexhmie Hoxha bashkëshortja e Enver Hoxhës pranon për herë të parë një nga dyshimet më të mëdha të lindura pas vetëvrasjes së kryeministrit Mehmet Shehu në 17 dhjetor 1981.

Historianë e analistë të ndryshëm ishin të mendimit se Enver Hoxha kishte frikë të linte pas vetes Mehmet Shehun. Kjo për arsye se ai nuk i besonte pikësëpari familjen e tij.

Për këtë arsye Hoxha gjeti një mundësi të artë që ta ndëshkonte Shehun menjëherë sapo mësoi fejesën e djalit të tij me një vajzë që vinte nga një familje me probleme biografike sipas gjuhës së kohës.

Ai nisi ti bënte gjyqin Shehut, ta persekutonte atë duke e detyruar të vetëvritej.

Në të njëjtën linjë, sa i përket faktit të frikës së Enverit për pasardhësin, vjen në kujtimet e saj edhe Nexhmie Hoxha, duke zbardhur në këtë formë një nga enigmat më të mëdha të kohës së diktaturës komuniste.

Ja çfarë shkruan ajo në librin e saj për Mehmet Shehun:

Në shtator 1981, Mehmet Shehu bëri fejesën e djalit të tij, Skënderit, ngjarje kjo, që do të shkaktonte një krizë të re në marrëdhëniet midis Enverit dhe Mehmetit.

Për këtë fejesë, ne mësuam nga djali ynë, Iliri, kur u kthyem nga Pogradeci. Ai na tha se atë dhe Teutën i kishin ftuar në shtëpinë e Mehmetit dhe ata kishin shkuar për urim. Iliri na tregoi se djali i Mehmetit qe fejuar me vajzën e një profesori të Universitetit të Tiranës.

Është e njohur që në Kongresin e 8-të të Partisë, as nuk u zu në gojë gabimi i Mehmet Shehut, lidhur me fejesën e të birit, dhe as u bë ndonjë ndryshim në funksionet që ai kishte.

Diskutimet që u bënë në mbledhjen e Byrosë Politike, më 17 dhjetor, në fakt, qenë me kritika të rënda, që këtë herë bëheshin aq haptas dhe nga të gjithë. Ata që e morën fjalën nuk u ndalën vetëm në gabimin e fejesës, por, si asnjëherë tjetër, pa druajtje, i kujtuan Mehmetit edhe gabimet që ai kishte bërë në të kaluarën, i vunë në dukje të metat në punë dhe në keqtrajtimin e kuadrove, në mosrespektimin e punonjësve etj., duke theksuar se të gjitha këto e kanë burimin në karakterin e tij të vrazhdë, në mendjemadhësinë e stimën e lartë që kishte ai për veten e tij etj.

Mund të thuhet se anëtarët e Byrosë kishin reflektuar në atë që kishte thënë Enveri në një mbledhje të mëparshme se, është në interes të Partisë dhe të vetë Mehmetit që Byroja Politike dhe Qeveria të punojnë si forume kolektive partie dhe jo si shtab ushtarak.

Sipas mendimit tim, kjo porosi flet për shqetësimin që kishte Enveri se ç’mund të ndodhte kur ai vetë nuk do të ishte më. Ai e kishte mirë parasysh se, kur i drejtonte vetë mbledhjet e Byrosë Politike, Partinë dhe, në përgjithësi,  punën për zbatimin e vijës dhe të strategjisë së saj, Mehmeti sillej korrekt ndaj shokëve, si në Byro dhe në çdo mbledhje ku ishte prezent Enveri. Po kur ky të mos ishte…?!

Është fakt që Enveri dhe të gjithë anëtarët e Byrosë në fund të mbledhjes së 17 dhjetorit propozuan për Mehmetin thjesht një masë disiplinore partie, shënim në kartën e regjistrimit, që, pas pak kohe, mund të shlyhej.

Kjo flet për dashamirësinë e treguar gjer në fund nga Enveri ndaj Mehmetit. Këtë e dëshmon edhe ajo që ka shkruar Ramiz Alia në librin e fundit të tij, ku thotë se Enveri, rrugës duke u kthyer në shtëpi, në mbrëmjen e 17 dhjetorit, pas mbylljes së seancës së parë të Mbledhjes së Byrosë, i kishte thënë Ramizit: “Ja, nesër në mëngjes, do të flas dhe unë. Edhe unë jam për masën që propozuat ju të gjithë dhe ta mbyllim me kaq”.

Por, pavarësisht nga të gjitha këto përpjekje të Enverit, Mehmeti e mbylli vetë, me aktin ekstrem të vetëvrasjes.

ENVERI E PËRJETOI SHUMË RËNDË VETËVRASJEN E MEHMETIT

Siç thashë më sipër, megjithëse i tronditur nga lajmi që mori në mëngjes për aktin e kryer nga Mehmeti, Enver Hoxha vajti në mbledhjen e Byrosë Politike të datës 18 dhjetor dhe mbajti diskutimin e tij, që e kishte përgatitur me shkrim.

Ai u përpoq të ishte i qetë dhe ta përmbante veten. Pas përfundimit të mbledhjes, ndonëse ndihej i lodhur, qëndroi me shokët e Byrosë dhe bisedoi me ta për aktin e vetëvrasjes së Mehmet Shehut dhe rreth letrës që ai i kishte lënë.

Pas një ditë pune tepër të ngarkuar, Enveri u kthye në shtëpi vonë, kur kishte kaluar koha e drekës. Unë po e prisja tërë merak. Pasi u ul të qetësohej, i mërzitur, më foli për përmbajtjen e letrës që i kishte lënë Mehmeti.

Më tha se në fund të saj ai sugjeronte që vetëvrasja e tij mund të trajtohej siç u bë me Nako Spirun dhe se i linte amanet familjen, Fiqretin dhe djemtë.

Unë e dëgjoja e befasuar. Kështu u ndjeva tërë ditën. Në mbrëmje, pas darke, Enveri nxori nga çanta letrën e Mehmetit. Ishte nja 3-4 faqe me dorëshkrimin e tij, i cili për mua ishte shumë i njohur.

Enveri nisi ta lexonte (kushedi për të satën herë atë ditë), herë për vete, herë me zë. Lexonte i përmbajtur dhe komentonte pjesë të saj, herë duke bërë pyetje mbi pyetje, herë duke shpërthyer pas ndonjë pasazhi të letrës, duke thënë: “hipokrit!”, “intrigant!” e ndonjë epitet tjetër.

Duke kapërcyer me indiferencë përbetimet e Mehmetit për miqësinë dhe për luftën e përbashkët, Enveri ndalej në ata paragrafë që dukeshin enigmatikë ose të shkruar në gjendje përçartjeje.

Në një moment shpërtheu sikur pyeste veten: “Ç’do të thotë ky, kur shkruan: “Unë e bëra detyrën time me të vetmen mënyrë që m’u dha mundësia – vetëvrasja”?”. Më pas, komentonte me zë të lartë: “Ku është parë që vetëvrasja qenka detyrë partie…?! Dhe thotë se… po vdiska për Partinë, duke më lënë amanetin që “të ruaj Partinë dhe socializmin…”! Po pse ia hoqi vetes? Si bashkëluftëtar, ai duhej të rronte që “ta ruante Partinë dhe socializmin””.

Pasi bëri një pauzë të shkurtër, dëgjova të lexonte me zë: “Po e lë jetën për Partinë, se nuk më latë rrugë tjetër për ta mbrojtur…!”.

Dhe prapë Enveri komentonte: “Po cila ishte kjo rrugë tjetër? Si nuk i paskam krijuar kushte që të më thoshte të vërtetën? Po cilën të vërtetë, kur ne shiheshim ditë e natë? Çfarë lloj kushtesh duhej t’i krijoja?”.

Mendohej e mendohej dhe përsëri lexonte: “Po lë jetën për Partinë… që të mësosh të vërtetën…”(!) Shkëpuste sytë nga letra Enveri dhe pyeste veten: ”Si u mësoka e vërteta duke vdekur?!”…

Pastaj Enveri u ndal tek ajo pjesë e letrës ku Mehmeti, çuditërisht, disa çaste para vdekjes, para se të vriste veten, kujtohet se 21 vjet më parë, kur u prishëm me Moskën, R. Alia i paskësh thënë: “Pse, vetëm ne qenkemi të vetmit marksistë-leninistë?”, domethënë që Ramizi nuk ishte dakord që u ndamë me revizionistët hrushovianë. Dhe pas kësaj, Mehmeti shtonte duke u ankuar se Enveri nuk i paska krijuar kushtet t’i fliste se kush ishin, në të vërtetë, Ramiz Alia dhe Kadri Hazbiu dhe as për ‘komplotin’ që paskëshin përgatitur këta të dy(!)….

Për ç’kushte e kishte fjalën Mehmeti? Kush e pengoi të fliste? Ai ishte anëtar i Byrosë Politike, i Plenumit të KQ, po e po. Aty i kishte të gjitha kushtet për të thënë gjithçka. Madje, po të ishin të vërteta, ai e kishte për detyrë t’ia thoshte Partisë….

Dihet që mes Mehmetit dhe Ramizit ka pasur, herë pas here, ndonjë fërkim për çështje ideologjike. Të dy ishin të ndryshëm në formimin dhe në karakteret e tyre, sa ç’është sektarizmi nga liberalizmi. Mehmeti gjeti rastin në këtë Plenum të sulmonte Ramizin, duke u përpjekur ta përfshijë atë në “grupin armiqësor” të Todi Lubonjës e Fadil Paçramit, por për çështjen në fjalë nuk tha gjë……

Enveri u ndie keq edhe sepse vetëvrasjen e Mehmetit e konsideroi dhe e përjetoi edhe si një tradhti që ai i bënte miqësisë dhe dashamirësisë që Enveri kishte treguar në dekada ndaj Mehmetit. Kjo e vrau shumë dhe, siç e kam përmendur, për këtë arsye Enveri ndjeu një zhgënjim tronditës….

Por, dua të them se akti i vetëvrasjes, që kreu Mehmet Shehu, përveç aspektit politik, qe i pafalshëm jo vetëm për Enverin, por edhe për mua, personalisht, për çka i shkaktoi familjes sime, sepse shpejtoi humbjen më të madhe dhe të pazëvendësueshme të njeriut tim më të shtrenjtë.

10 komente në “Nexhmija e pranon: Enveri kishte frikë se si do të sillej Mehmeti pas vdekjes së tij”

  1. h says:

    Kjo eshte e sinqertë kur tregon marrëdhëniet mes mostrash dhe degjeneratash kriminelë,
    por ne muk na interesojnë këta mbetje të prapambetjes ideollogjike dhe shoqërore.
    Gjithshka thotë mbas 50 vjetësh,në Tiranë thuheshe të nesërmen e zhdukjes së shehut.
    Populli eshte gjithmone shume me përpara manipulatorëve por nuk ka forcë.
    Popjut kanë mësuar nga historia të përcjellin çfarëdo pislliku për të mbijetuar.Pushkin.

    1. Futja kot says:

      Pushteti. Su mjaftonte per vete. Donin dhe ta trashegonin.

  2. huri says:

    Mehmet Shehu, I ngeli në dorë Enverit. Fundi me vetëvrasje, nuk justifikohej dot me asgjë…

  3. dila prej rrile says:

    h ne fakt na ndriti sali krimineli ne demokraci ka vrare 30 mij 2 here me shume se enveri po ju jeni mesuar kush jua fut me thelle eshte me i miri
    Enverit ju demokratet e saliut hyshi neper vrima kure fliste sot beni trimin
    te mesoj enveri te shkruash shqip se nese do ishte saliu jot sot shkruaje serbish more dobiq qe ma rrofsh pidhin me doren tende

  4. Shinjestra says:

    E besoj zonjen Nexhmije per keto qe shkruan per Mehmetin dhe Enverin.Ajo ka qene prezent ne shume ngjarje dhe aventura te asaj kohe dhe sa i di ajo nuk mund t’i dim neve qe jemi nje populli thjeshte.Bindja eshte se,Mehmet Shehu ka vrar vehte.Ato qe thot taborri i Sali Berishes dhe e klanit te ballisteve,se,Memetin e ka vrar Enver Hoxha, jane perralla per te ulur figuren e Enverit,per t’a denigruar ate si prijs i popullit shqipetar.Sot kemi lexuar edhe planet e Amerikaneve,agjentureve te huaja se si e kishin rekrutuar Mehmetin per eleminimin e Enver Hoxhes.

  5. blerta says:

    FLET NEXHMIA KERMA SE NUK E VRANE SI HELENA CAUSHESKUN, PRANDAJ KY VEND PO ECEN MBRAPSH SE DOMINOJNE KOMUNISTAT BLLOKMEN ME KE KRYE SHOKUN SALI BERISHA..

  6. Kacaku says:

    Keni nje muaj e me shume qe na jepni , botoni , dhe na kujtoni mardheniet e nje epoke te shkuar , na jeni qepur si muti pas kepuces , nuk na duheni , i dime , dihen nga te gjithe , jepni nje fund ama , kemi kthyer rroten e menyres se qeverisjes , sistemit etj .
    Ka kaq tema per te diskutuar per te sotmen , dhe ju enkas na servirni cberi Memeri , cberi Enveri Hysniu e Kadriu , e kujt i qethet lesht cishe , por cje , sot , jo dje , mos u beni te bezdisur , te ngjitur , shikoni oara dhe mos ktheni koken oas , ska kohe per te kthyer koken pas .
    Historite e vjetra jane bere kaq shume bajate sa qe nuk sherbejne per asnje gje prej gjeje . Kuptojeni me ne fund ….

  7. Shefkiu says:

    Në dossierin me titull “Ti i vdekur se i vdekur je…” me kujtime të zonjës Hoxha, kam bërë këtë koment në dt.17 janar, 2020 19:17te 17:17 pm:

    Thotë e veja e diktatorit Hoxha: ” Ai,( fjala është për Enverin) e kishte mirë parasysh se kur drejtonte vetë mbledhjet e Byrosë Politike, Partinë dhe, në përgjithësi, punën për zbatimin dhe drejtimin e vijës dhe strategjisë së saj, Mehmeti sillej korrekt ndaj shokëve si në Byro dhe në cdo mbledhje ku ishte prezent Enveri. Po kur ky të mos ishte?.”
    E bukur kjo pyetje e zonjës Hoxha! Dhe mjaftë domethënëse! Ja pra, ku fshihet lepuri! Eshtë i vetmi pasazh i sinqertë në ato që thuhen e shkruhen për arsyen përse ish kryeministri Shehu u ” vetvra” me më shumë se një plumb. Dhe pas “vetvrasjes”, si një individ që i pëlqente rregulli deri në mani, gjykoj të mbulohej qetësisht me batanije, siç e paraqesin edhe fotot që janë bërë disa çaste pas “vetvrasjes”.
    Por më i sinqertë, në mënyrë të përsëritur, tregohet Ramiz Alia, i cili, sa ishte gjallë, nuk linte rast pa shprehur mirënjohjen e thellë për shokun Enver, që jua kishte lënë Partinë “të pastër si kristali” nga armiqtë e saj, si Mehmet Shehu e shumë e shumë të tjerë, që në atë kohë shfaqeshin pa hesap, si kërpudhat pas shiut.
    Ky ishte komenti im. Tani unë shtoj dhe këto mendime:
    Për ti shkuar të vërtetës deri në themel, gjë që mund të bëhet nga profesionistë të fushës dhe historianë, (kuptohet, në një kohë të,arsyeshme, pa ngarkesa emocionale, por sidomos pa ngarkesa politike) mund të ndihmonin këto dy drejtime:
    1- Historia e Partisë komuniste të BRSS, periudha kur Lenini ishte shumë i sëmurë dhe mendonte të linte si pasardhës Trockin dhe jo Stalinin, pasi ky i fundit ishte shumë i vrazhdë.
    2- Po ashtu, për të mësuar, nëse ishte vrasje apo vetvrasje, duhen studiuar me vëmëndje deklarime të tilla si ky i Nexhmijes, por sidomos deklarimet e R. Alisë, i cili në “falenderimet” permanente që i bënë Enverit, që jua la “partinë të pastër”, më tepër duket sikur shfajson vehten dhe do të tregoj që nuk është ai që e gatoi këtë “çorbë ruse”, por ishte vetë Enveri. Dinak në çdo qelizë të trupit Alia ndjen se mund ti vishej atij “vetvrasja” e Mehmetit, ndaj nuk lë rast në çdo dalje të tij, apo shkrim, pa vënë në dukje se ishte vetë Enveri shkaku i “vetvrasjes” së Mehmetit. Çuditrisht, një si hije duket sikur i ndjek të dy, si Neyhmijen dhe Ramizin…..

  8. **** says:

    Përse nuk i shfaqni komentet që dërgohen për këtë shkrim?

  9. POLIAGJENTI I DESHTUAR says:

    “Shoqja” Nexhmije Hoxha….Me Fjlaline e mesiperme se c´do te behej “Po te mos ishte Enveri”:::Ju filluat qe te Ndiheshit me se e SHQETESUAR, pas Infraktit te vitit 1974-er ne mose Gabohen, ..Per ju Nexhmije Hoxha qe ishit Zonja e Perkedhelur, dhe e Privilegjuar,per te mos Thene “Njeshi”..por ishit se paku “Dyshi nen Hije” ne Kupolen e Diktatorise ne Shqiperi,ju Kapte TMERRI Kur Kujtonit se Kush do te ishte Pasardhesi i Enverit????????????????????
    1-Ju Nexhmije Hoxha jeni Dibrane, dhe Nena Juaj eshte nga Nje Fshate jo Large Peshkopise Greve, dhe shtrihet ne Rreze te nje Kodre ne te Djathte para Hyrjes ne Qytetin e Peshkopise…
    2-Edhe Ramiz Alia eshte po nga Dibra…por duket nga Dibra e Madhe, qe i takone sote Maqedonise,ose edhe mbase nga Shkupi….si do Qofte Binomi Ramiz+Nexhmije ishin Dibrane..!!!!!!!!!!!!
    3:Fejesa e Djalit te madhe te Enverit Ilirit me Mbesen e Ramize Alise,Nuk duket Rastesi, por ja themi se ishte “Rastesi”….Nje Rastesi qe Kenaq pa mase Nexhmije Hoxhen, sepse Kishte RAMIZIN ne Qoshene e Shtepise..pra Krushqia Ramiz+Enver..Dukej se ishin Pikerishte ne Linjen qe donte Nexhmije Hoxha…
    4-Enver Hoxha Kur mori Veshe se e Bija-Pranver shoqerohej me Djalin e Kadri Hazbiut..ja Ndaloj se Bijes qe te Shoqerohej me Djalin e Kadriut:PSE????????????????PSE???Nexhmije Hoxha..Enveri nuk donte qe e bija te Shoqerohej me Djalin e Kadriut?????????????Kur Kadriu ishte “Syri Vigjelente i Partise”??????????????????Duket se qe me Perpara..Enver Hoxha ja Kishte Prere Mandaten Kadriut….pra Enveri, sapo te gjente Rastin e duhur, dhe Njeriun e Duhur, do te ELEMINONTE EDHE KRYEAGJENTIN SHQIPETARE HAZBIU,ashtu sikure se beri Hurshovi me Laurent Berian Shefin e KGB-se Sovjetike…
    5-Mehet Shehu ishte i Vetmi, qe nuk kishte bere KRUSHQIRA ne Blloke, dhe Ju Nexhmije qe e donit Mehmet Shehun ne “Taven Tuaj”..kerkuat qe Djali i tije Skenderi te Fejohej me nje Mbesen tuaj..gje qe u Refuzua nga Mehmeti…pra Mehmet Shehu,nuk i Perkiste Rrethit te Krushive dhe Marredhenjeve “Bythe e breke” te Bllokut..Mehmeti ishte INDIPENDENT, nga keto lloje Marredhenjesh..por Pikerishte Indipendenza e Mehmetit ju bente me TEPER TE FRIKESOHESHIT, sepse Ne nje VDEKJE TE SHPEJTE DHE TE PAKONTROLLUAR TE Enver Hoxhes, pra para Kohe..JU NUK E NDJENIT VETEN TE SIGURT Nen “Kthetrat” e Mehmetit…por Kjo Frike ishte edhe te Ramize Alia…qe dihet se ai Kundrejte Mehmet Shehut nuk e Fshihte Armiqesine,ose se paku Mundohej te Shmangete nje Konflikte te Hapur me Mehmetin…
    @@Vdekja e Hysni Kapos i Hapte RRUGE per ne Majat e Pushteti edhe Ramize alise…po te qe se ishte Hysniu Gjalle, AI(Hysniu)..nuk do te Lejonte qe te “Kryqezohej Mehmeti”…se paku, sepse Hysniu ishte Ballanza e Marredhenjeve Enver -Mehmet.
    @@Ju Nexhmije Hoxha perseri GENJENI, kur thoni se ne Mbledhjen e 17-te Dhjetorit, Mehmet Shehu u Kritikua Ashper nga “Shoket”..qe ishin Kthyer ne Hijena te Ramizit dhe tuajit..Pra Genjeni KUR THONI SE U PROPOZUA ME VREJTJE NE KARTEN E RREGJISTRIMIT APO ECT:::Ate Nate Nuk u bene Propozime te Tilla..biles edhe Enver Hoxha:I thote Mehmetit:Thellohu, se ALIBIA e Fejeses suaj nuk QENDRON, nga Sentimetalizmi i Babit..por ketu ka dicka Tjeter me te thelle..pra “Hapju Partise”??????????????Pra ishte DIREKTE NJE AKUZE, prej Enver Hoxhes..Dhe nese “BESOJME” Varjentin tuaj..te Vrejtjes ATHERE :PSE U DASHKA Mehmeti te “Vetevritet” ne Krevat…AI E DINTE PRA SE NGA MBLEDHJA DO TE DILE ME VREJTJE???????????????Vertet?????????????
    @@rADIO-tELEVIZJONI Shqipetare Dhane Lajmin per nje “Vetevrasje” ne “Krize e siper Nervore”….Zonja Nexhmije:PSE NUK E LATE KESHTU???Por na Nxorret, Dosje Agjenturash apo edhe KRIMINELESH ECT::::Pra u “Vetevra”…dhe Pike??Apo ishte “Vetevrasja” e Mehmetit qe “Dobesoj Enver Hoxhen”!!!!!!!!!!!!!!!Kete lloje Idjotizmi,nuk e ha Njeri…Mehmeti duhej te Eleminohej,dhe jo vetem Kaqe..por edhe Familja e tije…
    Enver Hoxha..Kishte FRIKE, se po ti behej nje Vrejtje Mehmetit Perseri nuk do te Fitonte Gje,Mehmet Shehu munde te Jepte DOREHEQJE nga Posti,dhe kjo do te ishte SHAH-MATE per Enver Hoxhen….Enver Hoxha kishte Frike, se Mehmet Shehu kishte Shume Drejtues te Ushtrise,dhe Sigurimit Shoke dhe Bashkepunetore per vite te tera. Kishte Frike nga NJE GRUSHTE SHTETI..Prandaj..edhe Mehmeti duhej i Vdekur..Fejesa e Djalit do te thoshte FUNDE I LUFTES SE KLASAVE..dhe kjo nuk perkonte me Nexhmije dhe Ramizin…prandaj dhe Mehmeti duhej Vrare….por Kush e Vrau, ate Nate te Mbuluar me shi..dhe te mbushur me Intrigante te Bllokut, qe Udhehiqeshin nga Nexhmija dhe Ramizi..me Ekzekutore Sulo Gradecin..????????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje