“Kanë sjellë lirime monstrash”, Rama: Gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar që godasin shtetin pas shpine do pezullohen brenda 3 ditëve nga 'anti-KÇK-ja'

2 Shkurt 2020, 12:00Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama deklaroi se për gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar që godasin shtetin pas shpine, paketa “Anti- Kçk” kërkon brenda 3 ditëve pezullimin e tyre nga detyra dhe fillimin e hetimeve.

“Vendimet e gjykatësve sikur ishte rasti i fundit të gjyqtares pa tru, veshë dhe zemër por vetëm me xhep që kanë sjellë lirime monstrash.

Ndërkohë që sot jemi të vetëdijshëm që do të vuajnë akoma se janë akoma gjyqtarë dhe prokurorë që e dinë se nuk do ta kalojnë vettingun dhe jetojnë sikur të ishte dita e fundit e pazarit të gjësë së gjallë, “kap ca të kapësh”.

Edhe për ata kjo paketë ka një ilaç. Edhe ata do të përgjigjen në mos sot nesër, pasi një lloj si sot erdhi koha të përgjigjen të fortët e këtij vendi për të gjitha pasuritë e tyre, do të vijë edhe për ata.

Vettingu ndau të njomin nga i thati. Në shumicën e herëve janë kriminelë dhe jo gjykatës. E fundit që kam është për gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar që godasin shtetin pas shpine, që për cdo rast kur ne shteti që do të konstatojmë vendime si ato që kemi parë në vijim paketa kërkon brenda 3 ditëve pezullimin e tyre nga detyra dhe fillimin e hetimeve për ata. 

Ata janë bashkë, dhe unë ju siguroj që ne jemi bashkë për t’i bërë ata bashkë atje ku e kanë vendin të dyja palët, ju siguroj.

Të gjithë ju mund të keni shumë rezerva dhe kritika. Anëtarëve të OFL u them se ju keni në dorë të bëni një investim të madh dhe të shtoni kreditë e larta të policisë së shtetit dhe të vendit tonë në sytë e miqve tanë”- tha Rama. (TemA)

 

 

3 komente në ““Kanë sjellë lirime monstrash”, Rama: Gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar që godasin shtetin pas shpine do pezullohen brenda 3 ditëve nga ‘anti-KÇK-ja’”

  1. h says:

    Këto prralla,shqiptarët i dinë më përpara se ty.
    Na trego çfarë bere këto 6 vjet.Jo se çfarë do bëjsh.
    Ju dini veçse të vidhni,grabisni,korruptoni,trafikun e drogës,organeve etj.
    Të gjithë njëlloj.Majtas,djadhtas,lart dhe poshtë.Pa asnjë përjashtim.
    Bëre ligjin hajdut të merrje pronën dhe ti jepje pronarit ca thërime, nuk është grabitje ?
    Perse nuk e ben me mafjozët ? Apo të vjedhim të këputurit se të fortët na nxjerrin probleme ?
    DALLKAUKËR MASHTRUES.

  2. SPAKTAKU says:

    E ka fjalen per shtetin qe ka krijuar vete, lol!
    me urdher te kujt Basha eshte i lire sot? Kush nuk e donte Bashen ne burg?
    pergjigja:
    EDVIN RAMA

  3. Kalec Dega says:

    Sa per sqarim…sepse meriton kjo fushate e Rames pas kthimit nga Berlini i Merkel-it…PAS shume vitesh shumice parlamentare dhe ne kontroll te gjyqesorit.
    Po ta studjoni me kujdes…pasi u mbyllen CEZ, 21 Janar, Gerdec, Rruga e Kombit vjedhur nga Zogu i Cadres Basha.Papritur u zgjua nga gjumi me ender per lufte kunder peshqeve, perseri.
    =
    Me monstra ky kupton engjejt peshq ose hajdutet e pulave dhe ata qe hapen pune jashte Lazaratit.
    Nuk e ka per Bashen, Fullanin, Tahirin….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje