Ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri, ka angazhuar një kompani amerikane për të komunikuar me “komunitetin politik dhe atë të inteligjencës në Shtetet e Bashkuara”.
Angazhimi i kompanisë ‘Stone Strategic Solution (SIII)’ nga ana e zotit Tahiri është raportuar te Departamenti i Drejtësisë, bazuar në legjislacionin e njohur si Akti i Regjistrimit të Agjentëve të Jashtëm (FARA).
Raportimi i lobimit është i detyrueshëm me ligj në Shtetet e Bashkuara.
Sipas dokumentacionit të regjistuar në FARA, zoti Tahiri ka angazhuar kompaninë amerikane për ta ndihmuar në “komunikimet me anëtarët e Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Departamentin e Shtetit, Departamentin e Drejtësisë dhe komunitetin e inteligjencës, në lidhje me dorëheqjen e tij nga qeveria dhe çështjet që ndërlidhen me betejën e tij ligjore në Shqipëri”.
Në dokumentacion, mes tjerash, përmenden edhe “fushatat e keqinformimit dhe pretendimeve të rreme në media, që në shënjestër kanë zotin Tahiri”.
Kompania SIII, me seli në Bukuresht të Rumanisë, është angazhuar nga zoti Tahiri më 14 janar, 2020, për një periudhë tremujore, deri më 14 prill, 2020, me mundësi zgjatjeje.
Çmimi bazë për këtë tremujor do të jetë 20,000 euro.
Gjykata e Krimeve të Rënda në Shqipëri e kishte shpallur fajtor më 20 shtator, 2019, zotin Tahiri, për shpërdorim detyre, por nuk e gjeti fajtor për akuzat e trafikut të drogës.
Prokurorët kishin kërkuar që Tahiri të dënohej me 12 vjet burgim, me akuzën e korrupsionit dhe trafikut të drogës, si pjesë e një grupi kriminal.
Ai u dënua me 5 vjet burgim, por duke qenë se ai më parë kishte pranuar gjykimin e shkurtuar, atëherë dënimi, sipas vendimit, u konvertua në 3 vjet e 4 muaj shërbim prove.
Sic Escobari, angazhonte si lobist ish-ministrin Fernando Duque…
Besoj se ka shitur Audin me ne fund per te paguar.
Tahiri nje tjeter socialist i paster qe sulmohet padrejtesisht nga SHQUPI.
Dil e ble domate, Sajmir! Keshtu eshte kur i ke leket e vjedhura, ti hane te tjeret. Zoti ne fillim te merr mendjen, pastaj leket… Ishalla keshtu katandiseni te gjithe politikanet!
E mori ne qafe kot Dritan Zaganin ky mut me gjithe Edvin Ramen njerez shkerdhata.
Çmimi bazë për këtë tremujor do të jetë 20,000 euro?!
Edhe S.Tahiri i ka fituar eurot duke shitur fiq si Erion Veliaj?
Do loboje per legalizinin e kokaines ne albanistan meqe ate te kanabisit e beri.
Deri tani kam patur respekt per Saimirin dhe e quaja te padrejte fushaten kunder tij. Dhe denimin e gjykates e kam quajtur te aresyeshme. Gjykata per mendimin tim me te drejte e liroi nga akuzat per trafik droge etj por nga ana tjeter, ne periudhen kur ky ka qene minister, lulezoi ne menyre te papare kultivimi i kanabisit kur propoganda e inicuar nga ministri theksonte vetem suksese ne kete fushe. Eshte naivitet te mendosh se ministri i brendeshem nuk e njihte realitetin. Per kete ai mban pergjegjesi penale dhe mori ndeshkim pak a shume simbolik. Lobimi pertej oqeanit me pare xhepi krijon dyshime te forta se nga e kane burimin keto pare dhe çfare pretendon te arije me lobimin kunder nje gjykate vendase ? Pse nuk e ndjek ne rruge juridike psh ne ghykaten e Strasburgut. Do te desha te besonja se lajmi eshte i reme!
Ku i gjeti leket?
Nxori të tëmë ne bulevard.
O Zot na ruaj nga Zigur Qarri kur ka te drejte!
O Zot,na ruaj nga “njerezit”pa indetitet!
Keshtu do perfundojne gjith rilindasit
PER SA I PERKET PZRAVE SE KU I KAA GJETUR TE HABIT FAKTTI SE MEDIA NUK E DIN QE PRINDERIT E SAJMIRIT KANE LOIICENCE PRER FARMACI DHE NJEKOHSISHTE JANE DHE DITRIBUTORRE FARMACEUTIK NE SHQIPRI.KETE DETYRE FAMILJA E SAJMIRIT E KA FILLUAR NDER TE PARAT NE SHQIPRI.POSJDOJNE NJE DEPO,NE SE NUK GABOHEM PREJ 500 METRA KATROR.KESHTU QE AKUZANDAJ SAJMIRIT PER BASHKEPUNTOR ME KRIMINELET E NARKOTRAFIKUT,ESHTE JO BINDESE POR CNUK E ZU NJERIUN E SHKRETE DHE SE HOQI CENI
Çfare kerkohet me kete lobimin?
Do qe mos ti ndalohet Amerika apo çfare?
Kaq te domozdoshme e ka qe te shkoje andej per pushime?
20mij jane shume per 3 muaj
Me mire te bente ndonji bamirsi tek ndonje familje qe humbi ne termet keshtu rregullonte pak biografine ketu ku jeton .
Kur mendon se je i paster nuk ke pse paguan per tu pastruar nga muti. Re ne te njejtin rang me Adriatik Llallen. Levizje e gabuar.