Metodologjia e re e zgjerimit të BE, Cakaj: Shqipëria e gatshme të vazhdojë reformat

5 Shkurt 2020, 16:43Politika TEMA

Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, është shprehur mbi vendimin e Komisionit të Bashkimit Evropian për miratimin e metodologjisë së re të procesit të anëtarësimit në BE.

“Ne mirëpresim metodologjinë e re të përpiluar nga Bashkimi Europian për vazhdimin e procesit të zgjerimit në Ballkanin Perëndimor. Shqipëria është e gatshme të vazhdojë reformat përmbajtësore e transformimin rrënjësor në përputhje me parimet e metodologjisë së re dhe pret çeljen e bisedimeve për anëtarësim brenda 2020”, thekson Cakaj.

Sipas Cakaj procesi i zgjerimit të Bashkimit Europian kërkon qartazi më shumë besueshmëri, parashikueshmëri, mbështetje më të madhe politike dhe zhvillim më dinamik.

“Platforma e re e Komisionit Europian është po ashtu një investim afatgjatë gjeostrategjik në stabilitetin, zhvillimin e demokratizimin e Ballkanit Perëndimor në tërësi”- përfundon ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje