Grenell ja thotë "troç" Veselit: Taksa duhet të hiqet

7 Shkurt 2020, 16:44Rajoni TEMA

I dërguari i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell përmes një postimi në Twitter, i ka thënë kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, se taksa ndaj mallrave serbe duhet të hiqet dhe se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka të drejtë në këtë drejtim.

“Kadri, Shtetet e Bashkuara po kërkojnë që Kosova të heqë tarifat 100%. Ajo dëmton Kosovën dhe pengon bizneset në krijimin e vendeve të punës. Albini ka të drejtë për këtë”, ka shkruar Grenell.

Të enjten kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shprehur shqetësim për siç ka thënë ai “ngutinë e tepruar të kryeministrit të ri për të përmbushur kërkesat e Serbisë dhe për të rehatuar Listën Serbe”.

Sipas kryetarit të partisë më të madhe opozitare në Kosovës, “Qeveria e re duhet të mos të dorëzohet para Serbisë përpara sfidave dhe vendimeve të mëdha që e presin Kosovën”.

Partia e Veselit ka qenë pjesë e koalicionit qeveritar, kur ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë vendim për taksën në nëntor të vitit 2018.

Thirrje për heqje të taksës patën bërë si Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe Bashkimi Evropian, mirëpo Haradinaj nuk ishte zmbrapsur.

Më 6 shkurt, edhe vetë Haradinaj i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që të mos heqë dorë nga kjo masë.

Përmes një letre të hapur, Haradinaj ka thënë se “”në kundërshtim të Serbisë duhet të jemi bashkë deri në njohje reciproke, e jo të jesh për një reciprocitet pa njohje”.

Në fund të vitit 2018, qeveria e udhëhequr në atë kohë nga Haradinaj, vendosi taksën ndaj mallrave serbe, për shkak të siç kishte thënë “fushatës agresive të Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës, dhe lobimit kundër anëtarësimit të saj në organizata ndërkombëtare”.

Beogradi menjëherë pezulloi pjesëmarrjen në bisedimet për normalizimin e raporteve me Kosovën, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar zëvendësimin e taksës 100 për qind të vendosur nga qeveria e kaluar për importet nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, me reciprocitetin e plotë politik, ekonomik e tregtar.

I pyetur nga Radio Evropa e Lirë, kryeministri Kurti tha se qeveria e tij, nuk i vë Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën në të njëjtën fjali asnjëherë edhe për shkaqe historike, por edhe arsye aktuale.

“Jemi këtu ku jemi si qeveri e re edhe për shkak të zotimit tonë që me Serbinë do të kemi reciprocitet ekonomik, politik e tregtar, si zëvendësim të tarifës 100 për qind”, tha Kurti me 5 shkurt, gjatë një konference për gazetarë në Prishtinë pas takimit me Përfaqësuesen e Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliyia Apostolova.

4 komente në “Grenell ja thotë “troç” Veselit: Taksa duhet të hiqet”

  1. sunitet nuk bejne shtet,lloji i kafshes......... says:

    amerikoni[suniteve];te hiqet taxa,ndrishe do tua bejme kolotrypidan………….tourbooooooooo!

  2. Xeni pa qime says:

    NUK KE CFARE THUA ….NUK DUA TE PRONONCOHEM PER PRO APO KUNDRA TAKSES PO KY AL- BINI PATRIOTI QE BENTE PROTESTA NE KUFIRIN E MERDARES PER MOS TE LEJUAR MALLRA SERBE PER DY DITE KRYEMINISTER HOQI BEREKET .
    KY PATRIOT KOSOVE QE PROTESTANTE ME FLAMURIN KOMBETAR DY DITE KRYEMINISTER E FLAKU FLAMURIN KOMBETAR .
    KY PATRIOT KOSOVE QE FLISTE PER BASHKIM AS QE NUK E KA ZENE NE GOJE BASHKIMIN ( PERSONALISHTE UNE JAM KUNDER BASHKIMIT)
    UNE MENDOJA RAMBUSHI GOMARE PO DO DALI NJE TJETER ME INTELEGJENT POR JO KETA QENKAN NJESOJE

  3. Futja kot says:

    C’lidhje ka taksa me patriotizmin? Apo nuk dini tjeter fjale vec tradhetar. Aktualisht eshte mbritur ne piken kur taksa po pengon vendimmarrjen pozitive per kosoven. Hiqet taksa qe te clirohen bisedimet, dhe jeta vazhdon.

  4. Syni says:

    Ju bastardha që komente bani, çfarë keni ba ju ma shumë se Ram trimi për kët Atdhe.
    E sa për ftyren pise t’atyne që përpiqen me përça n’ emrin e nji feje apo rrene tjetër t’ardhun prej shtetit të shpikun grek, ju them se Shqiptare ka me ju marr prap para. Bash nanat e motrat ka me jua ba. E ju ather keni me ken ma t’lumtun se kurr, se “kështu ju pëlqen”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje