Nga Veton Surroi
Ditën e parë të punës, kryeministri Albin Kurti gjeti të pastruar tavolinën e tij të punës. Dikush tha se aty duhej të kishte qenë një letër, me bukurshkrim, e shkruar me dorë. Duhej ta kishte lënë mbi tavolinë përdoruesi i fundit i saj, por tash nuk kishte gjë, as pluhur të ditës së djeshme.
Ditën e parë të punës, kryetarja e Kuvendit po ashtu u nis drejt tavolinës së saj, të pastruar. Nuk kishte mbetur mbi të gjë, as shenja e vogël se diçka dikur kishte qëndruar mbi të, lëre më atë që dikush tha se duhej të kishte qenë më herët – një letër e shkruar me dorë, me bukurshkrim e dedikim, për Vjosën. Thuhej se duhej ta kishte lënë përdoruesi i fundit.
Thuhej, tash nuk mbahet mend kush saktësisht, se letrat duhej të ishin të inspiruara prej dashurisë sonë të pakushtëzuar dhe të pakushtëzueshme për Amerikën. Dhe se në këtë dashuri të pakushtëzuar dhe të pakushtëzueshme do të merrnim një traditë të bukur, dhe jo të lashtë, të politikës amerikane-shkrimin e letrave për pasardhësin.
E filloi i pari presidenti George H.W. Bush, apo siç njihet Bushi plak. Ndjeu, thotë në autobiografinë e tij, se në vetminë e ditës së fundit në Shtëpinë e Bardhë, duhej t’ia linte një pusullë mirëseardhjeje pasardhësit të tij, Bill Clinton. Dhe, se këtë do ta bënte përkundër faktit se kishte pasur një fushatë të ashpër zgjedhore, ndonjëherë me fjalë të pakëndshme, dhe se në fund të kësaj fushate ai doli humbës, e nuk mund të vazhdonte edhe për një mandat presidencial katërvjeçar.
Presidenti Clinton, në ditën e inaugurimit të tij, gjeti mbi tavolinën e punës këta rreshta:
I dashuri Bill,
Kur hyra tani në këtë zyrë m’u zgjua e njëjta ndjenjë e çudisë dhe respektit që ndjeva para katër vjetësh. Di se do ta ndiesh edhe ti.
Të dëshiroj lumturi të madhe këtu. Nuk kam ndier ndonjëherë vetminë që disa presidentë kanë përshkruar.
Do të ketë momente të vështira, të bëra më të vështira nga kritika që ti ndien se nuk është e drejtë. Unë nuk jam ai që mundet më së miri të të japë këshilla; por mos lejo që kritikët të të dekurajojnë apo të shtyjnë jashtë rrugës sate.
Do të jesh presidenti ynë kur ta lexosh këtë pusullë. Ta dëshiroj të mbarën. Ia dëshiroj familjes sate të mbarën.
Suksesi yt tash do të jetë suksesi i vendit tonë. Unë do të jem përkrahës i fortë yti.
Me fat,
George
Bill Clintoni do ta ruajë në kujtesë këtë shënim, dhe do ta përkujtojë ditën kur vdiq paraardhësi i tij, duke u shprehur se letra e tij ishte e një atdhetari dhe njeriu të ndershëm e të nurshëm, i cili besonte thellë në Kushtetutën dhe shtetin amerikan. Ditën e fundit të presidencës së tij, do t’ia shkruajë letrën pasardhësit, George W. Bush:
I dashuri George,
Sot nisesh në rrugëtimin më të madh, me nderim më të madh që mund t’i bjerë një qytetari amerikan.
Si unë, ti je veçanërisht me fat t’i prish vendit tonë në kohë të ndryshimeve të thella dhe në shumicë pozitive, kur pyetjet e vjetra, jo vetëm rreth rolit të Qeverisë, por rreth vetë natyrës së shtetit tonë duhet të marrin përgjigje të sërishme.
Ti i prin një populli të dinjitetshëm, të drejtë e të mirë. Dhe prej kësaj dite do të jesh president i të gjithë neve.(…)
Tradita vazhdoi edhe në kushte më të acaruara.
Tetë vjet më pas, George W.Bushi ishte një prej presidentëve me më pak popullaritet në historinë amerikane. Ishte në krye të dy luftërave, Afganistan e Irak, kundër të cilave qe shumica e opinionit publik amerikan dhe pjesë e madhe e botës. I humbi zgjedhjet nga një kandidat që pakkush priste se do të fitonte, mes të tjerash edhe për shkak të ngjyrës së tij të lëkurës, Barack Obama. Zgjedhjet qenë të polarizuara, por fitorja e presidentit Obama qe shenjë e një arritjeje të madhe morale e politike të shoqërisë amerikane.
Në këto kushte, presidenti Bush, që ishte ballafaquar me një fushatë të fortë negative kundër tij, ndonëse nuk ishte kandidat për zgjedhje, i shkroi pasardhësit, ditën kur do të largohej nga Shtëpia e Bardhë:
I dashuri Barak,
Urime që u bëre presidenti ynë. Vetëm sa ia ke filluar një kapitulli fantastik në jetë.
Shumë pak njerëz kanë pasur nderin të njohin përgjegjësinë që e ndien ti tash. Shumë pak dinë ngazëllimin e këtij momenti dhe të sfidave me të cilat do të ballafaqohesh.
Do të ketë momente sprovuese. Kritikët do të pezmatohen. “Miqtë” tuaj do të të dëshpërojnë. Por, do ta kesh një Zot të gjithëfuqishëm që të ngushëllojë, një familje që të do dhe një shtet që angazhohet për ty, duke më përfshirë edhe mua. Çfarëdo që të vijë, do të jesh i inspiruar nga karakteri dhe mëshira e popullit të cilit ti tash i prin.
Zoti të bekoftë!
Sinqerisht, George
Në tavolinën e Albin Kurtit duhej të kishte qenë letra e shkruar me dorë. Në të duhej të ishin këto fjalë:
I dashur Albin,
Ditët që fillojnë me këtë të sotmen nuk do të jenë të lehta. Çdonjëra do të jetë më e vështirë se tjetra; punët e shtetit janë të këtilla, janë një pus i pafund.
Jam i bindur që ke ide dhe energji të madhe për t’i zbatuar ato. Megjithatë, ndonjëherë vetëm kaq nuk mjafton, sepse sfidat që e presin vendin tonë janë edhe më të mëdha se ç’janë mundësitë e një Qeverie.
Të dëshiroj sukses në qeverisje; aty ku punët janë më të mëdha se ç’janë mundësitë e një Qeverie, llogarit në ndihmën time personale dhe të partisë sime. Çdoherë që kemi të bëjmë me interes shtetëror do të jem aty për të ndihmuar.
Kur të dëgjosh vërejtje e kritikë prej meje, dije se këtë nuk e bëj, sepse po e bëj formalisht rolin e opozitarit. Dije se këtë po e bëj nga bindja ime, e partisë sime dhe nga interesi i Kosovës, i cili duhet të mbrohet me fuqinë mbikëqyrëse e korrigjuese të opozitës.
Ty dhe familjes ju uroj shëndet e harmoni.
Sinqerisht,
Ramushi
Në tavolinën e Vjosa Osmanit duhej të kishte qenë letra me këtë përmbajtje:
E nderuara Vjosa,
Desha me anë të kësaj pusulle të të uroj mirëseardhje në këtë zyrë të veçantë. Të jesh kryetare e Kuvendit nuk të bënë vetëm me një post të rëndësisë protokollare, të jep nderin që e ka pakkush në këtë vend, që të përpiqet të përbashkojë mendimet e ndryshme shoqërore e politike në një institucion që e kishte emrin domethënës shqip edhe pa e pasur institucionin e Parlamentit-Kuvendit.
Kam shpresë e besim se me energjinë e talentin tënd do të bësh përpjekje të na mbledhësh e të kuvendojmë, për të mirën e këtij vendi.
Unë do të jem një zë i fortë opozitar, ashtu si e tërë partia ime. Besojmë se vetëm me mbikëqyrje të fortë e korrigjim të veprimeve të pushtetit mund t’i ndihmojmë vendit. Po ashtu besojmë, dhe për këtë shpreh gatishmërinë time të pakushtëzuar, që kurdo e kudo të ketë nevojë unë dhe partia jonë më e madhe opozitare t’i vihemi në dispozicion ndërtimit të konsensusit për nevoja të vendit tonë.
Të priftë e mbara, sepse e mbara në këtë detyrë është mbarësi për të gjithë ne.
Me respekt,
Kadriu
Thuhet se letrat duhej të kenë qenë aty diku. Ndoshta gjenden ndonjërën prej ditëve. Ndoshta jo.
Ndoshta këtë do ta mbajnë në mend këta që sapo e morën pushtetin. Do të mbajnë mend se nuk i prisnin letrat. Dhe kurdo që të ndërrohet kjo garniturë që sapo e mori pushtetin do të mbajë mend ditën, sado e largët apo jo të jetë ajo, që në tavolinën e punës pasardhësi do pritur me fjalë që vendosin lartësinë e standardit të shërbimit për vendin.
shume kuptimplote.
Zoti Veton! Kam respekt per juve si njeri i letrave dhe poletikan me peshe ne politiken shqipetare.Miqesisht te them se, George w Bush, nuk i humbi zgjedhjet me Obamen, per arsye se ky e mbaroje presidencen 8 vjecare, nga 20 janari 2001 deri 20 janar 2008, kjo ishte per saktesim
fld
Nuk besoj se ka urim më të mirë për qeverinë Kurti, se sa kjo që lexova tani. Kjo qeveri tani ka nevojë për fjalë frumëzuese për ta çuar më tej punën për pamvarsimin e Kosovës (Dardanisë). Besoj se këto fjalë frymëzuese të Veton Surroit të mos bien në vesh të shurdhët.
O filozof ke mund ta thuash edhe ma parë këtë por ti sot do të thuash se ikën të pa denjët dhe hynë të qytetruarit në ato zyra po pse nuk thu edhe tjetrën po të kishin vepru njejtë Haradinaj dhe Veseli së pari ti kishe me tregu ku kan vendin letrat në byronë e Kurtit dhe Osmanit pse heshte lojen me fotografi të presidentit ku mbi 50% brenda dhe jashtë vendit nuk kontestohet personaliteti i tij dhe mbi të gjitha ligji se edhe aty shitesh goxha avokat
Po Sali Berisha si e patë dorzu postin e presidentit
Hahhaaa ….me nje 12.7tsh ballit!!!
Mire e ke zoti Veton, por shqiptaret kendej dhe andej kufirit jane shekuj larg te qenurit njerzor ne krahasim me presidentet e nderuar amerikane qe citove me lart.
Drejt e ke po kujt po i thua????.Jemi Vite larg ketij qyteterimi.A ju kijtohet kur Sali Krimineli iku nga presidenca duke marre Kolltukun me Vete?
Ai nuk e mori kolltukun se nuk kishte me te mire se ai sepse tere drute e pyjeve te veriut ishin ne dispozicion te mobiljeve te tij se per kete punoi por se ai e mori me vehte sepse aty kishte te montuar aparatin e pergjimit per cilindo qe e vizitonte!Ndaj ate kolltut ai pat deklaruar se do e marre me vehte edhe neboten tjeter,per te mos lene asnjehere zanatin e pergjimit te te tjereve!
Bukur z.Veton,po un kam nje keshill per Ty,ndalo sulmet kunder kryeministrit te Shqiperise,ke bere disa shkrime kunder tij,ate e kan zgjedhur shqiptaret e Shqiperise,jo ata te Kosoves.Mos luaj rolin e percaresit ne dy anet e Drinit.
Urrejtja shekullore për armikun të errëson sytë dhe të mpakt zemrën për të dhënë dashuri!
Bukur! Mesoni o njerez, nga me te kulturuarit!
Vetoni me qëllim e zgjedhi momentin per kët leter!
kjo qeveri,pjesa dërmuse janë fëmijë te rritur në pjeset urbane te Kosovës,pjesa dërmuse kan prindërit intelektual,pra,kan tradita kulturore dhe intelektuale.
per here të parë shtresa urbane drejton Kosoven,prandaj pritjet jan të mĕdha.
iku koha e katunarëve dhe banditëve,kurre më nuk do te jemi aty ku ishim,sepse,është ngritur standardi!
kushë dëshĕron te fitoj zgjèdhëje duhet tĕ dij kĕ te kandidoj!
Te duket “i urbanizuar” ky Albini?
Mua dhe shuuume shqiptarëve te tjere na duket si postier fshati,
Intelektualisht, me IQ fare te ulêt; edhe me i dobet se Ramushi.
Fundja, nuk pritet ndryshe nga Kosova…
Do ishte mire qe letren e Ramushit pe Albinin ta kishje shkruar ti zoti Veton. Me vjen cudi si nuk e lexove letren qe Ramushi para dy ditesh i shkruante Albinit. I kujtonte vuajtjet e burgut dhe i jepte keshilla per punen e arthshme. I thoshte qe mos ta heqi taksen e e vene nga ai per te fituar ca pike(poente), te perkoheshme nga Bashkesia Nderkombetare. Me nje fjale ai i thoshte qe mos te degjoje Ameriken dhe Evropen, por te degjoje Ramush karabushin. Bile dhe Ramush karabushi, venien e takses 100 perqint nuk e ka nga vehtja. Ate ja sugjeroi Sala. Sales ja sugjeroi UDBA, dhe Vuciqi mori frenat ne dore. U terhoq nga bisedimet dhe shqiptaret u bene fajtor sepse nuk duan te bisedojne. Ne kete mesele ka shume pyetje per Ramushin.
Nje nga ato do ishte se bisedimet po i zhvillonte Thaci. Ramushi sabotoi bisedimet per te nxjerre Thacin tradhetare dhe vehten patriot, apo ja sugjeroi Sala? Pse ai doli kunder Evropes dhe Amerikes?
Keto jane ca gjera qe historia do i tregoi ne te arthmen kur te hapen arshivat e UDBS, por qellimi im eshte ti them Vetonit se Hajredinaj e shkroi letren. Ai nguli kembe ne muterine e tij dhe per ta zbukuruar ne fund i thote Kurtit se po nuk qe i zoti i vehtes nuk te duan as te tjeret. Pra behet filozof! Ne kete filozofi, Hajredinaj del ai qe eshte. Kjo filozofi eshte e ngjashme me filozofine naziste qe femijet me te meta i vriste. Hitleri duke u mbeshtetur ne kete filozofi beri lufte te papare kunder popujve “pa vlera”
Nuk po zgjatem me, por ne fund po i them Vetonit se me mire qe Hajredinaj nuk shkroi letra. Ne vend te letres thone qe ai kish bere nje mut te madh mu ne mes te zyres. Kjo eshte arsyeja qe pastruesit disifektyan zyren, dogjen cdo gje dhe bene mire….
bislimi
Eh o Veton filojugo…çfarë letrash kërkon ti… Nëqoftëse Klintoni do të kishte shkruar e protestuar per Bushin plak, si bëri Albini, as bëhej fjalë për letra; nëse Bushi i ri do të hidhte gaz e helm në senat e kongres e do thonte se Klintoni është kriminel, askush nuk do të kishte shkruar letër…nëse Obama do të kishte ngritur njerezit peshë e do thonte se Bushi i ri është tradhtar, eshtë me keq se serbët, se ish njëlloj ti heqish keto nga pushteti si ishte me serbët, askush nuk do të kishte nisur letër.
Si i shtron , do të mbulojnë. Një shef qeverie që nuk njeh as presidentin e vendit të tij, të cilit as ftesë nuk ia dërgon, pret edhe letër. Pika ty, që edhe një herë kërkon të hedhesh baltë mbi njerëzit e luftës. Ti, që e shpalle veten të vdekur gjatë luftës e more miliona pas luftës.
Doni me,nuk ka nevoj ja ke thene te gjitha Vetonit,po un do shtoja,Veton mos I hidhe benzin zjarrit,shqiptaret ndizen dhe pa te,ndalo sulmet kunder kryeministrit te Shqiperise,ate e zgjedhim ne ketej,jo ju andej Drinit.
Nuk e kuptoj pse duhet te shkruhej ajo leter nga zoti Hajradinaj, apo nga zoti Veseli, vetem e vetem se e kane shkruar Presidentat Amerikan ?! A nuk do te thote kjo me kopju, e ne rastin ma te lehte me imitu ?
Imitimi asht lajka ma e pranueshme , thote dikush, por ama prap se prap mbetet lajke. Simbas autorit, a duhet te jene Kryeministrat tone te paisun me kete cilesi ?
Te metat e qeverive te Kosoves dhe te Shqiperise nuk vijne nga mungesat e ketyre letrave zoti autor. Nese i kerkohet Kryeministrave tone te imitojne Presidentat Amerikan, imitimi ma dinjitoz qe mund ti bahet atyre, asht me drejtu popujt tane ashtu sic i drejtojne ata popujt e tyre.
PS : Kam rrespekt per autorin dhe CV-ne e tij, por te bahet ajo qe sygjeron ai, duhet qe vendet tona, kulturalisht te ishin njesoj .
Zoti Surroj ,jeni shume i njeanshem.Si ka mundesi nje fyqke si vjosa ti urojshe dicka…Nuk e permend hekjen e fotografise te presidentit?Une mendoj se ti e njehe mire kete fyqken….