Ish-kryeminsitri i Kosovës, Ramush Haradinaj në rrjetin social “Facebook” i ka bërë thirrje kryeministrit të ri Albin Kurtit që të mos e heqë taksën e vendosur ndaj Serbisë.
Drejtuar me një letër të hapur, Haradinaj shkruan: “Miku që është mik i vërtetë të don e të ndihmon me lavd, por edhe me kritika. Nëse nuk jemi të zotët e vetes nuk na don as miku”.
Letër e hapur kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurtit
I dashur Albin,
Para pak ditësh të telefonova për të uruar postin e Kryeministrit. Sot po të shkruaj për diçka tjetër. Bashkë me popullin e Kosovës, ti ke sakrifikuar shumë. Ke rënë në burgje e sfida por ke qëndruar stoikisht në atë që beson. Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje me vetëmohim të pashoq të kanë qëndruar besnikë në kauzën tënde. Ne mund të mos pajtohemi për shumë gjëra të politikës ditore, por sakrificën gjithmonë ta kam njohur.
Për shkak të kësaj sakrifice dua që personalisht të lutem të mos e largosh taksën ndaj Serbisë.
Albin, mos e lejo tregun e fitimit të mbi 400 milionë Euro-ve për Serbinë, shtetin i cili të ka rrahur e të ka torturuar. Shtetin, që me paratë e popullit të Kosovës blenë armë në Rusi. Të lutem, mos e kamuflo këtë vendim sovran me terme të mjegullta siç është “reciprociteti”.
Mos e hjek taksën Albin. Mos u tërhiq për disa poena të përkohshëm që mund t’i fitosh nga bashkësia ndërkombëtare. Miku që është mik i vërtetë të don e të ndihmon me lavd, por edhe me kritika. Nëse nuk jemi të zotët e vetes nuk na don as miku.
Rikonsideroje vendimin Albin. Ne mund të vazhdojmë të mos pajtohemi. Për këto mospajtime sovrani ka dhënë verdiktin më 6 Tetor, por kjo është një temë më e madhe se sa një grusht vota.
Albin, ne të dy kemi kaluar nëpër rrugë të vështira. Ne garojmë dhe do të vazhdojmë garën politike. Nuk kemi arritur deri këtu ku jemi si Kosovë me taktizime të përkohshme, por me sakrificë e qëndrueshmëri. Ne kundërshtim të Serbisë duhet të jemi bashkë deri në njohje reciproke e jo të jesh për një “reciprocitet” pa njohje.
Ramushi.
Sa i ulet, sa i pamoralshem, sa antidemokrat dhe antiperendimor! Pra “taksa 100%” e Haradinajt vertetohet se nuk ka aspak lidhje me mosnjohjen e Kosoves nga ana e Serbise. Ketij tipi me urrejtje patologjike nuk i pelqen reciprociteti, themeli i mardhenieve midis vendeve e popujve. Ky kerkon vetem hakmarrje e lufte, por harron se kete pavaresi qe gezon Kosova sot eshte fal mbeshtetjes nderkombetare, eshte pikerisht nga presioni diplomatik dhe forca ushtarake e nderkombetareve ndaj Serbise. Ketij i pelqen vazhdimesia e nje casus belli, kjo gjendje e nje shteti inegzistet, pa te ardhme e teresisht te korruptuar e pa drejtesi ne kundershtim me perpjekjet e vazhdueshme te nderkombetareve ne 20 vitet e fundit.
Ky Ramushi është trap zero mend ka….. Ka dëshirë të bej rolin e liderit por nuk është për atë punë….. Por në këtë rast ka të drejtë…. Serbët kërkojnë shumë edhe s’duan të japin asgjë….
Bravo Ramush, ja ke thene thjesht e qarte. Po vazhdoi rruge tjeter do te thote se eshte tradhetar.
Ti “tarras”qe flet si bilbil mbrapa nje smartphoni,do ishte mire t’ja thoshe balle per balle keto mendime Ramushit.Jam i sigurt qe do merrje pergjigjen e “merituar”.
Ju idiotët që shani Ramushin , mos harroni se ai ka luftuar me armë në dorë në një luftë të vërtetë me plumba të vërtetë, ai ATDHEDASHURINË e ka treguar me fakte konkrete , ndërkohë që ju si minjtë e gjirizeve të fshehur prapa një kompiuteri e kritikoni.Ramushi e ka fituar të drejtën e fjalës dhe të vendimit me Luftë e Sakrifica ndërkohë që ju krimba të strukur në karrigen e ngrohtë mundoheni ti hidhni baltë kauzës së tij .
Ramuushi kishte Bolet ,të luftonte dhe pas luftës të shkonte 3 herë në Hagë , ndërkohë që ju MORRACAKËT lëpoheni sa majtas djathtas për ndonjë punë.
RAMUSHI ËSHTË SHQIPTARI MË I KULLUAR SE E GJITHË KLASA POLITIKE E SHQIPËRISË.
Ju Morracakë strukuni më thellë në Vrimat tuaja dhe lajeni gojën shumë herë me sapun para se të zini në gojën tuaj që qelbet erë nga gojoret e shumta , Emrin e Ramushit.
Ramushi, mesa duket, beson te nje kosove e mbyllur. Nese eshte keshtu, qe ka aq besim te taksa, atehere le ti largoje partneret dhe ta mbaje kosoven me taksen e tij. Ky budall qe jeton ne te shkuaren nuk ka lidhje me te sotmen.
Ramushi hiqet si luan, por ne te vertet eshte nje gomar.
Mos hiq taksen, thote Ramushi, per te perfituar ca poene (e ka fjalen per pike) te perkohshem nga Bashkesia Nderkombetare. Pra Ramushi thote hapur se Bashkesia Nderkombetare eshte kunder takses. Pyetja shtrohet, kush ja sugjeroi taksen Ramushit? Mendimi im eshte qe ja ka sugjeruar Serbi nepermjet Sales. Sala i ka thene Ramushit qe ver taksen 100 perqint, qe te mbahesh mend si Mic Sokoli. Kaq deshi gomari dhe i nguli thiken Kosoves . Dihet qe Sala eshte vegla e Serbit ne Shqiperi. Qe te jem me i qarte po spjegoj se venia e takses nga Ramushi i dha gjak Vuciqit qe u terhoq nga bisedimet dhe beri faj Kosoven. Ishte koha kur Bashkesia Nderkombetare ngulte kembe qe nqs Serbia nuk njeh Kosoven, ajo do kete pasoja. Deshi nuk deshoi Ramushi, ndihmoi Serbine te dale nga gracka e perendimit. Qellimi i dyte i Serbise ishte per te
goditur edhe politiken e Evropes qe e lidhte futjen e Serbise ne Evrope me njohjen e Kosoves. Evropa e ka ulur tashme kete kusht dhe nuk e thote aq shpesh sepse mendon qe Sebet jane ne rregull, por Shqiptaret duan lufte te vazhdueshme dhe mendojne qe duke mos biseduar dhe duke mos patur marreveshje per njohje reciproke me Serbine, Evropa asnjehere nuk do e fuse Serbine ne Evrope. Dipllomacia prej gomari e Hajredinaj per ti bere presion Evropes, mund te perfundoje qe Evropa te fusi Serbine ne BE dhe Shqiperine dhe Kosoven asnjehere. Hajredin gomari i ka marre keto udhezime nga Sali dhelpra qe punon sipas ushezimeve te UDBES. Situata eshte e ngjashme me Rambujene kur Serbia nepermjet Sales “udhezonte” shqiptaret e delegacionit qe te mos nenshkruanin dokumentin e paqes. Fitorja shqiptare ishte qe delegacioni nuk degjoi Salen(lexo Serbin) dhe Serbet nuk nenshkruan. Kjo solli bombardimin….
Hajredin Gomari po ben te njejtin gabim duke degjuar Salen dhe duke keshilluar Albin Kurtin te mos futet ne bisedime…
Mencuria e tij ” po nuk ishje i zoti I vetes nuk te do as bota”, eshte idjotesia me e madhe qe kam degjuar. Qe te mos zgjatem shume, po them vetem kaq se atij i ka mbetur mendja tek lufta dhe tek ideja e tij e gomarit fantastic se do e shkaterroje Sebine perfundimisht….Pikerisht keto ide Sala po ja shfrytezon me marifet per ta bere ushtarin e pare kunder Kosoves dhe Shqiperise.