Picula: Samiti i majit mundësia e duhur për Ballkanin Perëndimor

5 Shkurt 2020, 13:13Rajoni TEMA

Eurodeputeti kroat, Tonino Picula beson se samiti i majit i Zagrebit do të jetë mundësia e duhur për BE-në për të dalë nga kriza e besueshmërisë në të cilën ra duke bllokuar fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe MV.

“Procesi i zgjerimit në Ballkanin Perëndimor mund të sigurojë projektin tonë të përbashkët europian me një impuls të ri duke filluar reformat e nevojshme brenda vetë Bashkimit Evropian pas përvojës së Brexit’’, tha Picula.

“Duke mos arritur të hapë negociatat zyrtare me Shqipërinë dhe MV, që i kanë përmbushur kriteret zyrtare, Bashkimi Europian është futur në një krizë tjetër, një krizë besueshmërie me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe tani i takon neve ta kapërcejë këtë krizë sa më shpejt të jetë e mundur’’, theksoi ai.

“Samiti i Zagrebit në maj është mundësia e duhur për këtë’’, deklaroi Picula.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje