"Ç’do bësh me taksën e Haradinajt?", vjen sprova e parë për Albin Kurtin

4 Shkurt 2020, 13:55Rajoni TEMA

I dërguari i posaçëm i SHBA Richard Grenell i ka bërë thirrje qeverisë së re të Kosovës që të heqë taksën e importit 100% për mallrat nga Serbia (dhe Bosnja), të cilat janë një nga arsyet për bllokimin e negociatave Serbi-Kosovë.

“Ne presim që tarifat të hiqen menjëherë,” tha Grenell në një prononcim për AP.

Grenell, i cili është edhe ambasadori amerikan në Gjermani, tha se Shtetet e Bashkuara “ua sqaruan liderëve të partive në Kosovë se heqja e taksës është në interesin më të mirë të Kosovës dhe ekonomisë së saj, si dhe dëshirën e saj për të tërhequr vende të reja pune”.

AP kujton se Grenell muajin e kaluar ndërmjetësoi një marrëveshje për rikthimin e komunikimit ajor dhe hekurudhor midis Beogradit dhe Prishtinës.

“Ne po bëjmë përparim historik. Do të ketë lajme të reja menjëherë pasi të dy palët duan të ecin përpara. Këto hapa do të kontribuojnë në një jetë më të mirë për njerëzit e rajonit,” theksoi Grenell.

Nga ana tjetër, kreu i diplomacisë europiane Josep Borrell, përshëndeti formimin e një qeverie të re të Kosovës, duke nxitur atë që menjëherë të vazhdojë dialogun me Serbinë.

“Nuk ka asnjë alternative për vazhdimin e shpejtë të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës,” tha ai.

Borrell tha se qeveria e re e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, pret shumë punë për të zbatuar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, Axhendën e Reformës dhe ndryshimin në sundimin e ligjit dhe zhvillimin socio-ekonomik.

“Bashkëpunimi rajonal duhet të përmirësohet ashtu siç duhet, edhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Në këtë kontekst, ne presim një vazhdim të shpejtë të dialogut Kosovë-Serbi të mbështetur nga BE për të arritur një normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve”, thekson Borrell.

Përfaqësuesi i Lartë i BE shton se “status quo”-ja e tanishme në dialog është e paqëndrueshme.

Ai bëri thirrje për angazhim të përtërirë të Kosovës në nismat rajonale dhe strukturat për bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor.

“Sfidat me të cilat përballet Kosova janë të mëdha, por dhe potenciali është i madh”, tha Borrell.

Ai përsëriti gatishmërinë e BE për të ndihmuar Kosovën në procesin e reformës, veçanërisht kur bëhet fjalë për forcimin e “sundimit të ligjit për të gjithë”, përmirësimin e administratës publike që duhet t’u shërbejë qytetarëve, dhe krijimin e vendeve të punës.

9 komente në ““Ç’do bësh me taksën e Haradinajt?”, vjen sprova e parë për Albin Kurtin”

  1. Shqip says:

    Po, le ta heqe taksen nese Serbia angazhohet te mos luftoje me njohjen e Kosoves nga institucionet nderkombetare dhe shtetet e tjera. Vetem keshtu.

  2. Tironci says:

    Po e hoqi taksen pa marre me pare njohjen e Kosoves nga serbia, do te thote se edhe ky i ka breket te mbushura dhe kerkon vetem te ruaj karriken.
    Fatin e tyre Shqiptaret duhet ta vendosin vete.

    1. Zigur Qarri says:

      Trime shume qenke djali i zjarrte per kosoven do kesh ndonje cope toke andej sic duket te digjet zemra si karajfilat e enverit
      lufta eshte per budallenjte
      dialogu per te zgjuarit

      1. I vetem por trim ne lufte! says:

        Eshte e frikshme kur Zigur Qarri ka te drejte:
        Lufta per budallenjte
        Dialogu per te zgjuarit.
        Vallai e ke thene me vend o Zigur.
        Ja shiko budallane Ramush qe beri lufte dhe sa erdhi puna per dialog, kerkoi prape lufte.
        Jo vetem Ramushi por edhe keta qe diskutojne ne kete forum sot, ja kepusin si kau peles. Te gjithe flasin per lufte dhe asnje per dialog. Per te bere dialog vene kushte, sepse jane budallenje. Nuk kuptojne se diallogu behet pikerisht per te vene kushte. Ketu futet edhe kryeministri i Kosoves, qe thote do heqim taksen, por do veme reciprocitet. Ne pjesen e pare te fjalise, Kurti tregohet i zgjuar dhe ne pjesen e dyte budalla. Po te ishte i zgjuar, Kurti do thoshte vetem pjesen e pare te fjalise qe eshte: “do heqim taksen”. Me vone Kurti ne dialog jo vetem mund te vere reciprocitetin por te kerkoje edhe bashkimin e Kosoves me Shqiperine. Ai nuk ka pse te vere ne pikepyetje diallogun. Ai mund te mos merret vesh gjate diallogut. Ne te vertete Kurti nuk eshte budalla, por te tere jane trembur nga Hajredinaj. Nga Hajredinaj u tremb edhe Amerika, se pa qe u mbeshtet nga shumica e popullsise ne Kosove(a jemi shumica budallenj?). U tremb dhe Thaci. Bile u tremb dhe Rama. Te vetmit trima mbeten Hajredinaj, Sala dhe Iliri qe interesin e Shqiperise dhe Kosoves e shesin per 5 aspra, vetem e vetem ti shpetojne drejtesise. Hajredinaj ka hallin e Hages dhe dy te tjeret hallin e Spakut. Hiqen patriote dhe jane kethyer ne gogole qe tembin Ameriken. Trembin Evropen. Trembin ne shqiptaret, trembin ne ne qe nuk trembemi kure. Na thone qe ne luften totale kunder Serbit, njihen patriotet, kur ne te vertete secili ka hallin e vet. Hallet me Ameriken dhe drejtesine!
        Fillo or trimi Albin Kurti diallogun. Fillo dhe behu i hapur me popullin. Diskuto me te mencurit dhe merr vendime. Mos u tremb ne Hajredinaj! Ne fund te fundit marreveshja do kete vulen e popullit te Kosoves ne referendum. Ec perpara dhe ne aleance me Ameriken. Mbahu bre Kurti, mos ki frike, se ke miqe ne Amerike….Beji topin Hajredinaj, Sales dhe Ilirit qe kane provuar se nuk kane me hallin tone….

  3. Klimax says:

    Nuk e pyesin se “c’do besh me taksen e Haradinajt”, por i kerkojne qe “tarifat te hiqen menjehere!”. Amerikanet po nxitojne kaq shume per fillimin e dialogut dhe permiresimin e mardhenieve Serbi- Kosove ne te gjitha drejtimet sa deklaratat e para te Kurtit per “sherbim te detyrueshem ushtarak” apo “ngritjen e nje procesi gjyqesor per krimet serbe” duken teresisht te parealizueshme. Kurti me sa duket “harron” se Kosoves i lejohet nga nderkombetaret vetem nje numer i kufizuar forcash ushtarake me armatim te lehte.

  4. Timi says:

    Ta heq taksën. Mund ta vëjë prapë. Por ka edhe mënyra tjera për të dënuar Serbinë.

  5. Kuq e zi says:

    Taksa hiqet menjehere dhe hyn ne fuqi po menjehere reciprociteti
    Nqs serbia nuk pranon ne dogane made in kosova
    Kosova nuk pranon ne dogane made in serbia
    Pra nuk eshte se nje leng qe kushtonte 1 € me taksen 100% do kushtonte 2€ por nuk hyn fare nqs serbia nuk pranon mallrat e kosoves
    Kjo eshte me keq se taksa sepse ve serbine para pergjegjsise dhe i heq armen e justifikimit

  6. Ceni says:

    Ka 20 vjet qe komuniteti nderkombetar mban trupa ne kosove. Eshte harxhim I madh financiar. Kriza duhet zgjidhur. Dhe heqja e takes eshte e para, e ndjekur nga bisedimet.

  7. Taulant says:

    Do jete me patriot se keto gelbazat e Tiranes. Kosova eshte Shqiperia thyeu Serbin me patiotizmin dhe dashurin per vendin e tyre. Nuk u dorezuan perpara krimeve Serbe dhe tradhtise se Tiranes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje