Borxhe dhe mungesë investimesh, KLSH: Hekurudha shqiptare drejt falimentit

8 Shkurt 2020, 19:21Ekonomia TEMA

Shqiptarët përdorin gjithmonë e më pak trenin si mjet transporti. Shifrat zyrtare tregojnë për një rënie të ndjeshme të pasagjerëve vitet e fundit, duke zbritur në vetëm 59787 udhëtarë për vitin 2019.

Braktisja e kësaj forme të transportit ka ndikuar në përkeqësimin e financave të Hekurudhës Shqiptare, që tashmë duket se mbahet vetëm me anë të subvencioneve nga shteti që prej vitit 2000, siç evidenton raporti i fundit i KLSH.

Kompania publike ka grumbulluar përgjatë viteve të paktën 15 milionë euro detyrime, nga të cilat 4 milionë euro borxhe kundrejt hekurudhave të huaja, ndërsa fondet që vijnë nga Ministria e Financave, si aksioner i vetëm, kanë shkuar për pagat dhe sigurimet shoqërore të punonjësve, në shkelje të qëllimit të subvencionit.

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, vazhdimësia e kësaj situate po e çon shoqërinë drejt falimentit.

Ndërsa dy operatorët privatë që operojnë në këtë treg, veprojnë aktualisht me licenca të parregullta, pa certifikatë dhe autorizim sigurie, duke vënë në rrezik jetën e udhëtarëve dhe mallrat që transportojnë.

KLSH e sheh si një situatë tepër kritike gjendjen e Hekurudhës Shqiptare dhe kërkon një plan konkret masash nga ana e shtetit. Ndërkohë që puna për rehabilitimin e seksionit hekurudhor Tiranë-Durrës dhe ndërtimi i linjës Tiranë-Rinas së bashku me terminalin e ri në Tiranë ende nuk ka nisur.(A2)

6 komente në “Borxhe dhe mungesë investimesh, KLSH: Hekurudha shqiptare drejt falimentit”

  1. Strifj says:

    ??? treni nuk ka stacion as ne kryeqytetin e vendit, lere pastaj per kushte te tjera. Kujt i shkon neper mend te marri trenin perveç atyre qe kane shtepine afer hekurudhes dhe nuk duan tja dine per kushtet?
    Hekirudha duhet te ishte privatizuar me kohe

    1. Kalec Dega says:

      Sa gjynah , Shqypnia e arnauteve i vetmi vend ne bote, ne bote, ne bote
      pa hekurudhe, lol

      ne bote
      ne bote, lol
      =
      Gxuar Ramaxonin ene inshallah 2015 na pranon Evropa si Evropiane .
      Rrofte Air Erdogan!

  2. Albani says:

    Perse…kemi hekurudhe ne..?

  3. veterani says:

    Qe kur vdiq Enveri dhe mire beri por vdiq dhe hekurudha….

  4. Nik says:

    Hekurudha èshtè nyje lidhèse pèr mbar shqipèrin ,nqse do tè funksionoj atèher rrugèt do tè lirohen nga trafiku dhe njerèzit do tè dashurohen pèrsèri me trenin si 30 tè vjet mè parè.Mè shumè investime siç veprohet nè shtet fqinje qè i japin pèrparsi hekurudhave pèr qarkullim materialesh dhe njerèzve.

  5. Lani says:

    Qekur vdiq Enveri vdiq hekurudha punesimi shkollimi drejtesia shteti e ardhmja shpresa.Tani kemi Sali serbin Like hajdutin dhe Edvin kokainen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje