Thaçi: Me ndërmjetësimin e SHBA-së, dialogu do të përmbyllet me njohje reciproke

9 Shkurt 2020, 15:26Rajoni TEMA

Procesi i dialogut midis Kosovës dhe Serbisë do të përmbyllet se shpejti me njohje reciproke, falë punës së shkëlqyeshme të Shteteve të Bashkuara nën udhëheqjen e presidentit Donald Trump, tha presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook të dielën.

Thaçi tha se epilogu i procesit të dialogut është skicuar, duke iu referuar letrave të presidentit Trump, kohë më parë, drejtuar presidentit të Kosovës dhe atij të Serbisë.

“Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka treguar vëmendje të madhe për forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Letrat e tij e kanë skicuar epilogun e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke. Nën udhëheqjen e presidentit Trump dhe punën e shkëlqyeshme të ambasadorit Grenell jam besimplotë se ky proces do të përmbyllet së shpejti me njohje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Jemi të bekuar me përkrahjen e përhershme të SHBA-së për popullin dhe shtetin e Kosovës”, thuhet në postimin e tij.

Ndryshe, gjatë vizitës së tij në Kosovë, i dërguari i posaçëm i SHBA-së për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, Richard Grenell, kishte theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Presidenti Donald Trump janë të interesuar që të zgjidhin problemet dhe çështjet e hapura në bisedimet Kosovë – Serbi.

Vizita e tij ndodhi në kohën kur u arrit marrëveshja e funksionalizimit të linjës ajrore midis Prishtinës dhe Beogradit, me ndërmjetësim të ambasadorit Grenell dhe ambasadorin Robert O’Brien, këshilltar i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti amerikan Donald Trump, e kishte quajtur fitore të madhe arritjen e marrëveshjes për fluturimet direkte në mes të dy vendeve.

Bisedimet për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, janë ndërprerë në fund të vitit 2018, pasi Qeveria e Kosovës vendosi taksë ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina. Beogradi kushtëzon pjesëmarrjen në bisedime me heqjen e kësaj takse.

5 komente në “Thaçi: Me ndërmjetësimin e SHBA-së, dialogu do të përmbyllet me njohje reciproke”

  1. Zigur Qarri says:

    PIRDHE TE SHFRYHESH SE TE BENE MIRE TE LIRONE
    O HASHIM .
    SI DUHET TE NJOHE TY SERBIA ! SINQERISHTE NUK KA LLOGJIKE .
    VUCIC DEKLARONE : E KEMI NE PROGRAMIN E PUNES QE TI TERHEQIM NJOHJET KOSOVES .
    SIKUR CDO VITE NGA 15 NJOHJE PER NJE PERIUDHE 8 VJECARE KOSOVA ESHTE BRENDA SERBISE KJO ESHTE POLITIKA O HASHIM TRAPI QE PO NGOPENI ME LUGE BOSHE DUKE I BERE QEFIN VETES.

  2. Clinton says:

    Trumpi me letra te jete ne rregull, sa te fotoje zgjedhjet. Se per gjerat e tjera pastaj, hajt se folim … ketu jemi.
    Njesoj si per planin “historik” te shekullit ne Lindje e Mesme (qe nuk ja var njeri)

  3. Baliu says:

    Ky lopari i Brojes qe refuzonte varrimin e Dr Rugoves me ceremoni shteterore, tash gjoja shpalle dite zije dhe varrim “madheshtor” per nje kengetare te regjimit jugosllav, te harruar moti. Seshpejti edhe ky do ta thyej qafen me gjith Banden e Zanzibarit.

  4. lesh e li says:

    Zigur zagari, ku merr vesh ti nga politika boterore. Apo ke informacion me shume se presidenti nje vendi? Ha fasule e leshoi pordhet per ata qe ke ne shtepi. Se ne rrjetet sociale qeshin me komentet e tua fshatarake.

  5. Igor says:

    OR Hashimoviq mos genje popullin e mjere trego te verteten se nuk ka Reciprocitet per Kosove thuaj popullit se kemi mbetur jetima kur 2 vellezrit na lan ne ruge Shqiperija dh Turqija ,edhe Evropa edhe Amerika dote terhiqen pse e kuptuan se cfare rase e koruptuar jemi edhe i madhi zot ka dhene dorheqje nda Shqiptarve ,po dota shohim kush ka te drejt ti si genjeshter ,ose une si njeri i thjeshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje