Haradinaj paralajmëron Kurtin: Mos u dorëzo para Serbisë! Po nuk u njoh Kosova, do mbetesh duarthatë

8 Shkurt 2020, 21:35Rajoni TEMA

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i bëri një tjetër thirrje kryeministrit Albin Kurti që të mos dorëzohet para Serbisë dhe të heqë taksën.

Në një postim në “Facebook”, Haradinaj tha se taksa duhet të hiqet vetëm nëse Serbia e njeh Kosovën shtet të pavarur. Në rast të kundërt, ai paralajmëroi kryeministrin e ri se do të ngelet duarbosh.

“Presidenti Trump në letrat e tij dërguar Kosovës dhe Serbisë kërkoi shprehimisht njohjen e Kosovës nga Serbia.

Edhe ne po kërkojmë të njejtën. Taksa të hiqet me njohje, dhe zgjidhet problemi. Mos e bëj dorëzimin përpara njohjes nga Serbia, sepse do mbetesh duarthatë!”

Ndërkohë, Albin Kurti mbetet i vendosur në premtimin e tij për zëvendësimin e tarifave 100% ndaj mallrave serbe me masën e reciprocitetit edhe pse presidenti Alexandër Vuçiç ka deklaruar se nuk do ta pranojë atë.

Në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, Kurti i bëri të qartë kreut të shtetit serb se Kosova e gëzon prej 12 vitesh pavarësinë dhe reciprociteti është i nevojshëm për të balancuar marrdhëniet.

3 komente në “Haradinaj paralajmëron Kurtin: Mos u dorëzo para Serbisë! Po nuk u njoh Kosova, do mbetesh duarthatë”

  1. Eri says:

    Para serbise nuk dorezohet Kurti po tani po i can trapin amerika per taksen.

    1. Azis Stermica says:

      @Eri
      Trap je ti qe nuk kupton se venia dhe heqja e takses eshte nje gje e thjeshte. Ajo behet thjeshte me nje urdher. Po qe se Kurti e heq tani dhe serbi vazhdon te beje kakerdhi, fare bukur mund ta vere prape mbas 2-3 muajsh. Heqja e takses tani eshte eminente, se i heq Serbise justifikimin per terheqje nga bisedimet. Serbia mase dhe nuk do fare te bisedoje per njohje. Ajo ne strategjine e saj, ndoshta enderon ta zgjasi pa kufi, deri sa ti krijohen prape kushtet te futet ne Kosove. Ajo enderon te futet ne Evrope para se te njohi Kosoven. Venia e takses nga Hajredinaj i jepte asaj justifikim para Evropes qe Kosova mos te jete si kusht, per tu futur ne Evrope, sepse Shqiptaret po e shfrytezojne kete kusht nga Evropa per te bere presion Serbise.Po qe se e ralizon kete, ajo asnjehere nuk do e njohi Kosoven. Sot o kurre jane kushtet qe Serbia te detyrohet ta njohi Kosoven. Kosova nuk mund ta beje kete duke hequr taksen, por duke bere dipllomaci. Te konsultohet me Ameriken qe ne qofte se Serbia vazhdon te mos bashkepunoje, Kosova jo vetem do vere prape taksen, por do marre masa te tjera dragojane, deri ne bashkim me Shqiperine. Amerika e kupton mire kete gjuhe. Kosova nuk ka komoditetin te bjere viktime e dipllomacise Serbo-ruse. Ajo nuk ka komoditetin te mbahet si prishesi i planeve te paqes. Bashkepunimi me Ameriken eshte e vetmja rruge. Prandaj ti Eri me shume respect….

  2. lymi says:

    Albini nqse. do te mari memdjen e ketij hajdarit kot qe e more pushtetin. Ramushi eshte gomari me i madh i kombit….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje