Angela Merkel fton Albin Kurtin në Berlin

8 Shkurt 2020, 11:42Rajoni TEMA

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka uruar kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurti për detyrën e re dhe e fton atë në Berlin. Merkel thekson mbështetjen e mëtejshme të Gjermanisë për Kosovën.

Kancelarja Merkel e uron së pari përzemërsisht kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurti për detyrën e re. Kështu shkruhet në një njoftim për shtyp të qeverisë gjermane të publikuar të shtunën. Më tej në urimin e saj, Merkel thekson, se “para jush dhe qeverisë tuaj ndodhen detyra të vështira”.

Kancelarja gjermane përmend ngritjen e forcimin e shtetit ligjor në Kosovë, luftimin e korrupsionit e krimit të organizuar, përmirësimin e gjendjes ekonomike si “hapa qendrore për forcimin e perspektivës europiane të Kosovës.”

Por ajo thekson veçanërisht “dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë” si detyrat e rëndësishme të qeverisë së re.

Në urimin për zotin Kurti, kancelarja gjermane thekson edhe njëherë mbështetjen e Gjermanisë në këtë rrugëtim të Kosovës drejt Bashkimit Europian. “Qeveria gjermane do të vazhdojë edhe më tej t’iu mbështesë në këtë rrugë.”

“Gëzohem t’iu pres në Berlin dhe iu uroj fat e suksese në realizimin e detyrave para jush”, e përfundon Merkel urimin e saj për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

2 komente në “Angela Merkel fton Albin Kurtin në Berlin”

  1. Kuq e zi says:

    T’iu pres
    Iu pres
    Ke probleme me “j” ti zoteri apo aq dine?

  2. Pa emer says:

    Merkel ishte ajo qe nuk ishte dakort me planin amerikano-rus per bisedimet dhe shfrytezoi Hajredinaj ta hidhte ate ne ere. Interesat Gjermane nuk konvinojne gjithmone me ato Amerikane apo Ruse ne Evrope. Nuk pretendoj te di shume, por ajo e ka thene vete se plani ne fjale hap problem te tjera ne Ballkan. Hap problemin e Bosnjes dhe problem te tjera. Me nje fjale paqja midis serbeve dhe shqiptareve eshte ne plan te dyte apo te trete per Evropen. Thaci ne nje moment nervozizmi tha nqs Merkel eshte kundra, pse nuk i mbushe mendjen Serbit qe te zbatohet plani i saj. Une pyes cili este plai i saj? Mos valle eshte lufta e perjetshme midis serbeve dhe shqiptareve qe ajo te ruaje kufijte e jashtem te Evropes?????
    Qe te mos keqekuptohem them qe vendi yne eshte ne Evrope dhe ftesa qe ajo i ben Albinit, eshte nder.
    Albini nuk duhet te serviloset, por ti kerkoje Merkelit ate qe kerkoi Thaci ne kohen e vet. Ai duhet ta pyesi ate se cili eshte plani i saj per bisedimet. Cili eshte plani i saj per njohjen reciproke me Serbine.
    Ne fund ta falenderoje ate per rolin e “policit te mire” gjerman ndaj Shqiptareve dhe kritikat per “policin e keq” francez, por ne fund ti thote qe jemi te lodhur nga kjo politike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje