"Politika e re e zgjerimit të BE": Franca në pranverë do ta hapë rrugën për Shqipërinë

9 Shkurt 2020, 09:47Rajoni TEMA

Nga Bodo Weber

Më 5. Shkurt Komisioni i ri Europian paraqiti propozimet për reformimin e politikës së zgjerimit të BE, më saktë metodologjinë e negociatave të anëtarësimit për vendet e Ballkanit Perëndimor. “Reforma” u bë e nevojshme, për shkak të bllokimit të plotë të hapjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, nga presidenti, Emmanuel Macron në samitin e Brukselit në tetor të vitit të shkuar. Nëse u beson përfaqësuesve të qeverisë franceze, mund të flitet me një optimizëm të matur, që Parisi në pranverë do ta hapë rrugën për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ofensivë komunikimi

Dokumenti përmban shumë elementë pozitivë që ndikojnë në rigjallërimin e procesit të zgjerimit. Propozimi i Komisionit përmban konfirmimin dhe mbështetjen më të fortë e të arsyetuar politike për zgjerimin në Ballkan prej shumë vitesh. Aty pranohet disa herë që BE me politikën e zgjerimit ka një mjet të rëndësishëm për forcimin e demokracisë në dorë. Po ashtu aty theksohet kushtëzimi i reformave si mjet qendror i kësaj politike. Për herë të parë përmendet mundësia e sanksionimit në rast të kthimit mbrapa në rrugën e reformave.

Komisioni Europian propozon futjen e të ashtuquajturave “vendime të anassjellta të shumicës së cilësuar” për sanksionet. Që do të thotë, se nevojitet një shumicë e vendeve anëtare për të penguar sanksionet, diçka e re deri më tani për një politikë zgjerimi të bazuar në unitet. Në fund, KE sinjalizon një komunikim të drejtpërdrejtë të BE me qytetaret dhe qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, mbështësit e vërtetë të integrimit europian. Nga ana tjetër i vë para detyrimit qeveritarët të komunikojnë qëllimin strategjik të anëtarësimit të BE tek qytetarët e tyre. Ky komunikim kthehet në kusht të zgjerimit.

Por duhet paralajmëruar nga kaq shumë eufori për propozimet e zgjerimit dhe efektin afatgjatë të tyre. Sepse ky dokument në fund të fundit është një reagim i detyruar për një problem jo ekzistues dhe të kapur madje jo nga ana e duhur: Bllokada e plotë e Macronit për zgjerimin ishte një akt i papërgjeshmërisë politike europiane. E papërgjegjshme ishte edhe koha e zgjedhur për kërkesën për reformim të politikës së zgjerimit, dy herë pas shtyrjes nga ana e Macron të vendimit për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Kërkesa bazë ishte – më parë reformë e brendshme e BE e pastaj vazhdim i zgjerimit.

E papërgjegjshme ishte edhe kritika e gabuar e Macronit për politikën e deritanishme të zgjerimit, pasojë e injorancës tradicionale franceze në politikën e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor, nga e cila Parisi për më shumë se një dekadë ishte tërhequr politikisht. Një injorancë, që kishtë në bazë edhe mbështetjen e rrezikshme të Macronit për këmbimin e territoreve në negociatat e Brukselit mes Serbisë e Kosovës në vitete 2018/2019. Në një dokument të administratës franceze të përgatitur me nxitim në nëntor, ajo përpiqej të mbushte me përmbajtje politike për ndërhyrjen e njëanshme të Macronit në politikën e zgjerimit, jo me shumë sukses.

Më shumë demokraci se reformë ekonomike

Propozimi i Komisionit tani është përpjekja e qartë për të kthyer mbrapsht pjesërisht elementët problematikë të “non-papers” -dokumentit francez, pjesërisht për t’i dobësuar më shumë. Kështu KE kërkon të shmangë dëmin që i është shkaktuar BE-së në Ballkan duke ruajtur njëkohësisht edhe fytyrën e Macron.

Pikërëndesa e reformave ekonomike në propozimin e Parisit u zëvendësua me fokusimin tek demokracia, një nocion që për fat të keq mungonte plotësisht në dokumentin francez. Përmbledhja e propozuar e kapitujve të anëtarësimit nuk do duhet të bazohet më në hapjen me faza të kapitujve. Kjo do të nënkuptonte edhe një ristrukturim të thellë të procesit të anëtarësimit. Futja e impulseve shtesë ekonomike u dobësua ndjeshëm.

Më shumë para për qeveritë e Ballkanit Perëndimor dihet se është një mjet pa efekt. Në këto vende ekonomia është gjerësisht nën kontrollin e elitave partiako-shtetërore. Aty dominojnë interesat afatshkurtra të korruptuara të pushtetit përmbi nevojat e ekonomisë popullore. E në fund – as dokumenti francez dhe as propozimi i Komisionit Europian nuk ngrihen mbi analizën e shkaqeve të paefektshmërisë së ndjeshme të politikës së deritanishme të zgjerimit.

Do të hapë Macron rrugën?

Dokumenti i Komisionit Europian nuk prek problemin bazë të politikës së zgjerimit të BE në Ballkanin Perëndimor. E ai nuk qëndron tek metodika ekzistuese e procesit të anëtarësimit, apo instrumentave të tij. Prandaj zgjidhja nuk mund të gjendet tek ndryshimi i metodave. Problemi qëndron në mungesën e vullnetit politik të BE, të institucioneve të Brukselit e shteteve anëtare, që t’i venë në veprim me vendosmëri instrumentat e tyre. Macron, megjithë padijen për zgjerimin, e ka prekur këtë problem politik, por nuk i hyri për ta zgjidhur. Dokumenti i ri dhe impulsi i ri i BE do ta bëjnë ndoshta të mundur, që Macron të heqë dorë nga bllokimi i hapjes së negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

Por pyetja kryesore është, nëse ky dokument i Komisionit Europian vërtet do të jetë një kthesë në politikën e zgjerimit. Pas kësaj mbetet i pazgjidhur një konflikt tjetër, më themelor- ai mes Gjermanisë dhe Francës për të ardhmen e BE. Pa përgjigje mbeten pyetje të tjera të rëndësishme: çfarë BE-je duam ne, një union politik apo një bashkësi ekonomike? Dhe tjetra – ku mbaron Europa (BE)?

Bodo Weber është studiues (Senior Associate) në Këshillin e Politikës së Demokratizimit në Berlin, “Democratization Policy Council” (DPC).(dw)

6 komente në ““Politika e re e zgjerimit të BE”: Franca në pranverë do ta hapë rrugën për Shqipërinë”

  1. Shkodrani says:

    Franca ka shum te drejt se e njeh shum mire vendet e ballkanit qe jane vende jodemokratike edhe pa rregulluar problemet themelore te demokracise nuk meritojn te hyjne ne be edhe rumania edhe bullgaria qe hyjne vec probleme po shkaktojn gjermania e ka trurin vec te hapja ekonimike te eksportoje mallrat e veta per demokracine nuk e cajne koken hic sepse duan te marin gjith krahun e lire te punes nga kto vende kko eshte reale prandaj eu ne kohen afatgjat do te kete probleme po tshohim cfare do ndodhe hajde tung

    1. Kalec Dega says:

      Asnjehere nuk ka pasur kthese, kthesa gjithmone ka qene loja e Rames me ndihmen e Temes.
      =
      GZUAR Ramazonin dhe 2025!

  2. sunitet nuk bejne shtet,lloji i kafshes......... says:

    Evropi[suniteve]: beni shtet,mos vrisni,grabisni,dhunoni e perdhunoni grate etj,mos u shisni pordhe gjitoneve kristane si ”autocthonus”[kur dihet se keni ardh nga stepat e Apkhasias] e ”big vatan”! mbushni dhembe e dhemballe,lahuni 7 here ne jave[jo vetem sumen] etj,etj e pastaj te shohim……..ne te kundert ”to makri” do te merrni,gezuar ramazonin!

  3. spartak says:

    Parole, parole, parole .
    Kane marre fund . Nuk munden me , te behen bashke e te marrin asnje vendim te hajrit , perfshi dhe mbajtjen e zotimeve , qe kane marre vete boterisht . Kontradiktat po i kaplojne gjithnje e me shume dhe po behen primare e mbizoteruese ne raport me ato parime e ide qe i mbajne akoma bashke . Edhe po miratuan ndonje gje , do e bejne duke i shkelur syrin njeri tjetrit sa per publik dhe elektorat , mbasi çdo veprim e aksion konkret do shtyhet per ne Kalendat greke , kur t’i kene dale nga BE-ja edhe nja 3 a 4 shtete te tjera .
    S’ka te beje me integrim e anetaresim lejimi i levizjes se lire te qytetareve te te vetmit shtet ne Europe , Kosoves , dhe ata nuk mbajten fjalen e zotimin . Miratoni Marreveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi dhe kjo pune eshte e miratuar nga ne automatikisht . As per kete nuk ishin ne gjendje ta mbanin fjalen, sipas asaj , qe kishin shpallur e zotuar vete . E çfare pret me tjeter prej tyre ? E pas ketij zhgenjimi , pa pike turpi ju sulen Kosoves dhe qeverise se saj, si Hahni dhe Mogherini per taksen e Serbise . S’kane faj ato kelyshe te shitur , kur qeveria e Haradinajt nuk i vuni njelloj takse 100 % edhe 5 shteteve te tjera anetare te BE-se ( u pikaaaa ) qe nuk e njohin shtetin e Kosoves . Qe ketu duket se çfare shporte me karavidhe eshte BE-ja . Perdor per Kosoven 2 standarte , pra i thote shqiptareve , mos u lodhni kot , s’keni per te patur asnjehere mbeshtetje e ndihme prej nesh , per pa me u be raja e Serbise , Greqise e Rusise dhe t’i nenshyroheni Ortodoksise se tyre , me egra , me shovinistja e me felliqura ne bote .
    Tung , e mjaft me kaq , se vallaj jam i indinjuar e s’dihet se çfare do flas me .

  4. rexha 10 says:

    per c’fare demokracie FLISNI? REFEROHUNI VETEM PAGESAVE TE PARLAMENTAREVE TE PRESIDENCES EUROPIANE ME PUNE PUBLIKE ,E THEKSOJ PUBLIKE SEPSE PAGUHEN NGA TAKSAT TONA SE SA LEKE MARRIN ,KJO NE KRAHASIM ME NJE RROGE PUNTORI QE PUNON C’FAREDO LLOJI PUNE.
    DEMOKRACI ESHTE VETEM FJALA E LIRE ,PORE KESAJ I THONE PIRDHE SE LIROHESH. SHTEPIA PO NUKE E RREGULLOI I ZOTI ,MOSE PRISNI QE TE TA RREGULLOJENE TE TJERET. E THEME SHTEPA SEPSE ATJE SHKONE MENDJA NE FILLIM.
    TE DINI VETEM NJE GJE :SA ME SHUME LLOQE DO TE DEGJONI NGA BE ,AQE ME SHUME DO TE NDRYSHOJE JETA E NJERZEVE QE BEJNE PJESE NE BALLKAN,PORE PER ME KEQE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje