Izraeli planifikon aneksimin e Bregut Perëndimor

10 Shkurt 2020, 09:54Bota TEMA

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është shprehur se  qeveria e tij ka filluar të përpunojë hartat e Bregut Perëndimor për t’i përfshirë zonat që vendi i tij planifikon t’i aneksojë.

Ky hap vjen pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump prezantoi “marrëveshjen” me të cilën pretendon t’i japë fund konfliktit izraelito-palestinez. Netanyahu ka theksuar ndër të tjera se tokat që do të jenë pjesë e Izraelit janë në fazën përgatitjes së hartës, kurse sovraniteti do të zbatohet në të gjithë territorin që mbulon harta.

Sipas mediave vendase Netanyahu tha se harta e re do të përfshijë të gjitha vendbanimet e paligjshme në Bregun Perëndimor dhe rajonin Agvar. Megjithatë, zëdhënësi i presidentit të Autoritetit Palestinez, Nabil Labu Ruedina, tha se harta e Palestinës njihet globalisht, sipas rezolutave të Kombeve të Bashkuara.

Sipas planit, i quajtur nga Trump si “Marrëveshja e Shekullit”, SHBA-ja po ashtu njeh vendbanimet ilegale hebreje në Bregun Perëndimor të pushtuar, ndërsa refugjatëve palestinezë u mohohet e drejta e kthimit në vendlindjet e tyre.

Gjatë shpalosjes së planit, Trump pohoi se ky është “shansi i fundit” për palestinezët për të pasur një shtet të pavarur.

2 komente në “Izraeli planifikon aneksimin e Bregut Perëndimor”

  1. Kalec Dega says:

    Byrazere mos u merzisni, si izraeli dhe palestina, mike e ngushte e serbise, nuk i plas shume per arnautet…hiq mo e rruni, lini keto pune atyre qe jane me rendesi , sjane pune per arnautet punet e lindjes se mesme…

  2. Flamur says:

    Me ka pas ardhur keq per popullin Izraelit per ate qe i ndodhi gjate luftes se 2 te botrore. Por Jo mo, sepse ato po perdurin nje politike poshtuese kunder popullit Palestinez. Me vjen keq ta them por Gjermani i paska njohur se çfar rrace jane. Por nje gje eshte e sigurte, siq I themi ne Shqiptaret çfar te bosh do ta bejne. Me rradhe vjen kjo pune.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje