Një grup shkencëtarësh nga provinca Alberta në Kanada zbuluan një fosil të tiranosaurit të vjetër 11 milionë vite, të cilin e quajtën “engjëlli i vdekjes”, transmeton Anadolu Agency.
Doktor Jared Voris nga Universiteti Calgary, i cili ka punuar në këtë projekt tha se bëhet fjalë për një specie të re të dinosaurit.
Ai theksoi se deri më sot ky është dinosauri më i vjetër i kësaj specie të gjetur në Kanada, duke përmendur se rajoni ku ata kryen kërkime arkeologjike është i pasur me fosile që i përkasin specieve të reja ose më parë të njohura të dinosaurit.
Tiranosauri (“hardhuc tiran”) është një dinosaur parahistorik mishngrënës. Ata kishin origjinën në periudhën kretace dhe ekzistonin deri në zhdukjen e dinosaurëve 65 milionë vjet më parë.
Si eshte e mundur te jete 11 miljon vecar kur jane zhdukur 65 miljon vjet me pare?