Papa Françesku nuk pranon dërgimin e burrave të martuar si priftërinj në rajonin e Amazonës. Kjo masë ishte propozuar për të adresuar mungesën e priftërinjve katolikë.
Peshkopët mbështetën propozimin vitin e kaluar, por që vendimi të hynte në fuqi duhej dhe aprovimi i Papës.
Priftërinjve u kërkohet që tu binden rregullit të beqarisë, sepse konsiderohet devotshmëri ndaj Zotit.
Papa Françesku kundërshtoi propozimin pasi e shikonte si zgjidhje të pjesshme dhe jo të përhershme të problemit.
Për shkak të mungesës së priftërinjve, mbi 85% e fshatrave në Amazonë nuk janë në gjendje të kremtojnë meshën e së dielës çdo javë. Disa prej tyre vizitohen nga një prift vetëm një herë në vit.
Po pse priftrinjet ortodoks qe kane familje femij e katandi,nje familje te organizuar si gjithe te tjeret,na qenkan te pa devotshem ndaj zotit? Do te ishte veprimi me i mire,me i famshem,me i pranueshem nqs edhe prifti katolik te kishte familje,grua dhe femij, ashtu si i do zoti.Pse thuhet se familja eshte e shenjt.Sepse e ka bekuar zoti.Por katoliket dhe vet papa nuk do qe ta kuptojn kete, se kane hall se u ikin murgesht qe ngujohen ne kisha qe sa jane te vogle,nuk u lejohet te martohen,te krijojn familje,te kete femij,por u nxihet jeta duke i mbyllur ne kafazin e”shenjt”.Ato nuk martohen,por shfrytezohen nga murgjit dhe vete papet.