Fortesa Orana, 23 vjeçe, ka qenë pjesë e botës së televizionit dhe modelingut, por sot ajo i ka lënë të gjitha për t`iu përkushtuar pasionit të saj për sportin e karatesë, të cilin e ka nisur që në moshën 7-vjeçare.
Orana është përfaqësuesja e Kosovës në këtë sport dhe është shpallur kampione jo vetëm në Kosovë, por edhe në Ballkan. E ftuar në programin “Rudina”, ajo ka treguar më shumë për jetën personale, por edhe atë profesionale.
“Me sportin e karatesë jam marrë prej moshës 7-vjeçare. Fillimisht kam nisur sportin e handball-it. Ka nisur si handbolliste, ishte një rastësi shumë e madhe për sportin e karatesë, nuk mbajtëm ushtrime në handball sepse ishte një garë në sportin e karatesë.
Unë kisha shumë dëshirë të shihja si ishte sporti i karatesë dhe aty më ka lindur ideja të merresha me sportin e karatesë. Ka qenë një ëndërr për mua”, tregon Fortesa.
Ajo është shpallur disa herë kampione dhe 10 herë sportistja e vitit në Federatën e Karatesë së Kosovës. Kampione Ballkanit në vitin 2018, në kategorinë e të rriturve si dhe fituese e vendit të 5 në Kampionatin e Europës në 2019:
“Më pëlqenin lufëtrat që i bënin, kontaktet janë disa më specifike në sportin e karatesë, goditjet me këmbë, goditjet me duar. Më jepte adrenalinë më shumë sepse kam një karakter dhe shpirt luftarak dhe prandaj zgjodha dhe sportin e karatesë”.
Synimi i saj janë Lojërat Olimpike në Tokyo 2020, ku Fortesa po përgatitet që të kualifikohet dhe ndjen se është shumë afër.
Bravo nje trup dhe nje karakter plot me vlera, ndryshe nga tendencat e kohes.
U Befsh Kampione Bote
Fortesa Orana
edhe kjo duhet qire fort !