Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se për sa kohë do jetë ai në Kremlin, martesa gay nuk do të legalizohet.
“Po e përsëris: për sa kohë jam unë president kjo nuk do të ndodhë. Ka për të vazhduar me babi dhe mami”është shprehur Putin gjatë një mbledhjeje me komisionin shtetëror për ndryshimin e Kushtetutës.
Mediat po ashtu raportojnë se po diskutohet që në Kushtetutën e re të përfshihet norma e moslëshimit të territoreve, një përcaktim që thuhet se synon të bllokojë a priori kërkesat e Japonisë dhe Ukrainës.
Bravo Putin i Madhe.
Forca ushtarake kur mbeshtetet me vlera dhe parime eshte nje e mire per gjthe njerezimin.
Keto jane superfuqit qe duhet te mbeshtesim, qe nuk “helmon qelizat jetike” te nje shoqerie.