VIDEO/ Me pajisje speciale: Shikoni si grabitet për vetëm 60 sekonda “Mercedesi“

14 Shkurt 2020, 13:30Lifestyle TEMA

Një grup hajdutësh janë filmuar nga kamerat e sigurisë duke vjedhur makinën luksoze Mercedes GLC, që kap vlerën e 40 mijë paundëve.

Atyre ju nevojitën më pak se 60 sekonda që të largohen me automjetin që e vodhën pa përdorur as çelësin.

Ata nuk ishin të vetëdijshëm që kamera e vendosur para një prone private në Dudle të Anglisë, po i filmonte gjatë procesit të vjedhjes.

Pamjet e këtij momenti janë shpërndarë nga pronari i makinës, ku shihen tre hajdutët që shfaqen në pronën e tij.

Ata kishin përdorur një pajisje speciale që thith sinjalet nga çelësi i mjetit që ishte brenda shtëpisë, me kodin se së cilës hapën dhe e ndezën makinën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje