FOTOT: "Dashuri në kohë koronavirusi"

15 Shkurt 2020, 16:03Lifestyle TEMA
FOTOT: "Dashuri në kohë koronavirusi"

Rusia është duke evakuar qytetarët e saj nga epiqendra e koronavirusit vrasës të Kinës, Vuhan dhe ka sjellë në një qendër izolimi të paktën 140 njerëz në qytetin siberian të Tyumen.

Ata izolohen nga bota dhe njëri-tjetri derisa të shpallet të paprekur nga virusi, por qëndrojnë në kontakt në mediat sociale me njerëzit e tyre dhe me të tjerë të vendosur nën karantikë.

Në këtë mënyrë Inna Savintseva dhe Daniil Parfenovich kanë gjetur një lidhje të re,njëri-tjetrin.

Megjithse historia ngjan me subjektin e një filmi dy 18 vjeçarët Savintseva e Parfenovich, u njohën duke pritur avionin e evakuimit në aeroportin e Vuhan. Savintseva ishte në Kinë si muzikante ndërsa Parfenovich si student.

Ata shpejt nisën të flisnin me njëri-tjetrin duke kuptuar se kishin interesa të përbashkëta në muzikë, teknologji e shkenca.

“Ajo më fliste për muzikën, unë i përgjigjesha me biseda për skulpturat dhe planet për jetën. Shumë shpejt zemrat në rrihnin fort kur shikonim njëri-tjetrin”, thotë Parfenovich, duke shtuar se për doktorët nuk ishte problem lidhja e tyre.

Por për arsye se Savintseva ishte izoluar me një tjetër sëmudnje ata duhet ta kalonin Shën Valetinin të ndarë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje