Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Kina, kundërshtari më i madh i SHBA

15 Shkurt 2020, 22:10Bota TEMA

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Mark Esper tha sot (të shtunën) se Kina kryeson listën e kundërshtarëve potencialë të Pentagonit. Duke folur në konferencën e Sigurisë së Mynihut në Gjermani, zoti Esper tha se Pekini përbën kërcënimin më të madh për Perëndimin, ndjekur nga Rusia, nga ata që ai i quajti “si shtete pa parime” si Koreja e Veriut dhe Irani si dhe grupet ekstremiste.

Në fakt, nën sundimin e presidentit Xi, Partia Komuniste Kineze po shkon edhe më shpejt në drejtim të gabuar. Ka më shumë shtypje të brendshme, praktika ekonomike të paskrupullta, më të ashpra dhe më shqetësuese e një sjellje ushtarake më agresive“, tha të shtunën zoti Esper përpara një udhëheqësve botërorë dhe drejtuesve ushtarakë.

Paralajmërimeve të tij u bëri jehonë edhe sekretari i Shtetit Mike Pompeo, i cili shënjestroi kompaninë kineze të teknologjisë “Huawei”.

Huawei dhe kompani të tjera të teknologjisë të mbështetura nga kinezët janë “kuajt e trojës” për agjencitë kineze të zbulimit”, tha zoti Pompeo.

Ne nuk mund të lejojmë që informacioni të kalojë përmes rrjeteve tek të cilat ne nuk kemi besim dhe që mund të përfundonin nën kontrollin e paligjshëm të Partisë Komuniste kineze. Është thjesht e papranueshme”, tha ai.

Aleati kryesor i SHBA-së, Britania njoftoi kohët e fundit se do të lejojë Huawei të ndërtojë pjesë të rrjetit të tij celular 5G, një vendim që ka zhgënjyer Uashingtonin.

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo theksoi gjithashtu rolin botëror të SHBA-së dhe tha se idealet e vlerat e Perëndimit do të mbizotërojnë.

Jam i lumtur të njoftoj se ajo që u quajt si vdekja e aleancës transatlantike është ekzagjeruar rëndë. Perëndimi po fiton dhe ne po fitojmë së bashku. Kombet e lira janë thjesht më të suksesshme se çdo model tjetër i provuar në historinë e civilizimit. Qeveritë tona respektojnë të drejtat themelore të njeriut, ato nxisin mirëqënien ekonomike dhe na mbajnë të gjithëve të sigurt“, tha ai.

Fjalimi i zotit Pompeo ishte pjesërisht një përgjigje ndaj fjalimit që mbajti një ditë më parë Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier, i cili akuzoi Shtetet e Bashkuara, Rusinë dhe Kinën se po shkaktonin mosbesim botëror.

Në konferencën e Mynihut ishte i pranishëm edhe ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi. Ai tha se akuzat amerikane për “Huawei” ishin gënjeshtra.

Shkaku kryesor i të gjitha këtyre problemeve është se SHBA nuk dëshiron të shohë zhvillimin e shpejtë dhe përtërirjen e Kinës dhe aq më pak dëshiron të pranojnë suksesin e një vendi socialist“, tha zoti ai.

Ministri i Jashtëm i Iranit Mohamed Javad Zarif foli gjithashtu në konferencë. Ai u pyet në lidhje me kundërpërgjigjen e Teheranit ndaj vrasjes në janar të gjeneralit të lartë Qassem Soleimani. Zoti Zarif tha që vendi i tij ishte gati për bisedime.

Nuk ka të bëjë me hapjen e bisedimeve me Shtetet e Bashkuara, por për t’i sjellë Shtetet e Bashkuara përsëri në një tryezë bisedimesh që është aty tashmë“, tha ai.

Ekspertët dhe analistët që ndoqën konferencën theksuan se është e nevojshme që aftësitë e mbrojtjes perëndimore të përshtaten me kërcënimet moderne.

3 komente në “Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Kina, kundërshtari më i madh i SHBA”

  1. Me vjen mire qe me se fundmi Amerika e kuptojn rolin e Kines! says:

    Problemi eshte qe kali i trojes eshte pikerisht numri jashtezakonisht i madh i kinezeve ne cdo laborator te Perendimit, ne cdo shtet europian, amerikan dhe kanadez. Kane vjedhur pronen intelektuale te cdo laboratori. Per fat te mire qeveria amerikane e ka kuptuar, por per fat te keq jane vjedhur shume teknologji. Nuk desheroj te them qe eshte teper vone sepse kinezet tani ju eshte dhene urdheri te bejne me shume se nje femije. Keta femije te lindur ne Perendim tani po penetrojne intitucionet Perendimore duke u bere anetare parlamentesh, Ministra, Shefa te shume departamenteve te rendesishme. Eshte nje strategji afatgjate qe ka punuar derisa z. Trump e demaskoj. Shume krenar per Presidentin Trump qe e ka kuptuar qe kinezet ne Perendim jane agjente te zulimit kinez qe vjedhin teknologji dhe cdo informacion tjeter. Ky eshte rrezik i madh. Qeveria shqiptare te bej kujdes te mos ja shese Kines pasurite kombetare. Kjo eshte nje strategji tjeter e Kines. Merr ca te marresh me blerje, p qene nevoja te pushtojne nje vend te caktuar.

  2. Black Jack says:

    China! Vend bythqir , mashtrues, hujduter , falls qe Jan zhvillu vettem duke vjedhur teknollogjin perendimore , vend legenash qe prodhijne lloj lloj semundjesh burim kryesor . Konsumojne shume lloje ushqimesh e kafshesh qe vetem ata I dine . Ishte gabimi i USA qe investoi atje para 30 e ca vitesh e deri tash me kapitalin atje . Chinese monkey people. Fuck China

  3. Star says:

    Nuk eshte ndonje zbulim.Kete e ka thane para 50 viteve Berzhinski, ish keshilltari I presidentit ne USA ne ate kohe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje