“Franca ka armë bërthamore", Jens Stoltenberg: BE pa NATO-n nuk është në gjendje ta mbrojë Europën

16 Shkurt 2020, 17:51Bota TEMA
“Franca ka armë bërthamore", Jens Stoltenberg: BE pa NATO-n

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi sot se Bashkimi Europian nuk mundet ta mbrojë Europën pa NATO-n.

“Përpjekjet e BE-së për përforcim të mbrojtjes gjithmonë janë të mirëpritura… Por nuk mund të jenë alternativë e NATO-s, t’i bëjnë konkurrencë ose t’i dyfishojnë aktivitetet e NATO-s”, theksoi Stoltenberg.

“Franca ka armë bërthamore, por garancia e vetme e sigurisë së aleatëve europianë janë mjetet që i zbaton NATO dhe në të cilat ndërlidhen mundësitë e SHBA-së dhe Europës”, shtoi Stoltenberg në intervistën për televizionin privat polak Polsat.

Stoltenberg  theksoi se 80 % të shpenzimeve të përgjithshme ushtarake i paguajnë vendet anëtare të Aleancës që nuk janë në Europë.

“Kjo do të thotë se BE-ja nuk është në gjendje ta mbrojë Europën dhe se NATO është garanci për sigurinë e aleatëve europianë”, theksoi sekretari i përgjithshëm i Aleancës Atlantike të Veriut.

Ai potencoi se Aleanca nuk dëshiron Luftë të re të Ftohtë nuk duam garë të re në armatim, e cila është e rrezikshme dhe e shtrenjtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje