FOTOT: "Pirueta" e Albin Kurtit, bën homazhe te "armiku" Ibrahim Rugova

17 Shkurt 2020, 11:02Rajoni TEMA

Albin Kurti sot për herë të parë ka kryer homazhe në varrin e ish-presidentit legjendar të Kosovës Ibrahim Rrugova.

Edhe pse më herët ka mbajtur qëndrime të ashpëra duke ja mohuar të gjithë meritën, sot Kurti ka marrë vendimin për të vlerësuar Rugovën.

Kurti tha se festojmë përvjetorin e 12-të të pavarësisë duke kujtuar presidentin e parë të Kosovës së zgjedhur me votë popullore, duke vlerësuar përpjekjen e tij për lirinë e Kosovës.

Sot teksa shënojmë dhe festojmë përvjetorin e 12 të pavarësisë kujtojmë presidentin e parë të Kosovës të zgjedhur me votë popullore me 24 maj. Një dekadë më vonë në Kuvendin e Kosovës Rugova zgjidhet president i Kosovës kësaj radhë në Kosovën e çliruar. Në një ditë si kjo vlerësojmë përpjekjen insistuese dhe profesionale, angazhimin politik për lirinë dhe pavarësinë”, u shpreh Kurti.

Ndërkohë, më herët Kurti shprehej se Rugova “ka qenë kundër UÇK-së” sepse ideja e tij ka qenë ‘të pengojë çfarëdo dinamizimi të çfarëdo lëvizjeje çlirimtare’”.

“Pse ai nuk e ka pranuar, mendoj se nga vetë sjellja e Rugovës në vitet e 90-ta të ishte shumë e qartë pse nuk ka pranuar. Dhe do të ishte shumë ma interesante pyetja pse nuk e ka pranuar sikur ta pranonte. Nuk ka qenë fare e çuditshme pse nuk e ka pranuar. Ne e dimë politikën dhe sjelljen e Rugovës, ideja e Rugovës ka qenë të pengojë dhe të bllokojë çfarëdo dimanizimi të jetës dhe çfarëdo lëvizje çlirimtare dhe rezistencës aktive”, deklaronte Kurti.

5 komente në “FOTOT: “Pirueta” e Albin Kurtit, bën homazhe te “armiku” Ibrahim Rugova”

  1. Beli says:

    Në fjalimin e tij programatik para kuvendit Albini nuk e përmendi I. Rugovën, por Adem Jasharin (si simbol i UCK-së) dhe Ukshin Hotin, si filozofi politike. Gjesti i sotëm para varrit të Rugovës është një gjest mirësjelljeje ndaj partnerit në koalicionin qeveritar. Duhet nënvizuar se Albini nuk përsëriti atributin “legjendar” për Adem Jasharin, siç bën autori i komentit të mësipërm për presidentin “legjendar”. Seç kanë një shije tragjikomike këto cilësime folklorike!

  2. Baliu says:

    Kjo tregon se Kurti nuk eshte me opozitar, por burreshtetas.

  3. Tironci says:

    perse i shkove tradhetarit atehere?
    Shkoje tek Adem Jashari dhe herronjte e vertete.
    Apo ta deshi politika, se ta mblodhi LDK?
    Ah kjo politika qene qe i bon Shqiptaret me tradhetu idealet e popullit.

  4. Piro says:

    Albini ben gabim qe merret me Rugoven. Sepse Rugova i udhehoqi kosovaret ne kohen kur kerkohej vetpermbajtje, cka i kompaktesoi dhe shpetoi ata nga Serbia. Perndryshe kosova do e pesonte si Bosnje-herzegovina. Lufta e armatosur erdhi me pas dhe si rezultat logjik I rezistences se Rugoves. Rugova s’mund ta bente edhe rezistences edhe luften, ashtu si ata qe ben luften nuk mund te benin dhe gandizmin apo te bejne paqen me serbin. Eshte e keqja jone qe I njejti njeri kerkon ti bej te gjitha.

  5. Modesti says:

    Kjo tregon qe Kurti eshte bythlevizes dhe pa gje te konsoliduar ne tru, per te mos thene qe truri I tij punon me kontrol te avancuar nga pika te ndryshme te ruzullit. Glorifikimi i luftes, per te ulur Ibrahimin eshte gabim. Lufta clirimtare pa mbeshtetje nga miqte tane do ishte vetevrasje. Lufta ne kohen kur UCK ishte plasdarme e avancuar e forcave kryesore qe cliruan Kosoven, ishte me ment. Ne kete kontekst jane dhe vlerat edhe te Ibrahimit edhe te UCK. E para eshte Amerika.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje