Nga Mentor Kikia
Një mirënjohje e madhe për BE-në, si donatori më i madh.
Një mirënjohje e veçantë Italisë dhe Francës, dy vendet që tejkaluan çdo pritshmëri, edhe më optimistet.
Një dëshmi e fortë kjo, se atje, matanë gardhit tonë, nuk ka ansjë shqiptaro-fobi.
Nuk ka asnjë që na ka inat e na pengon me dashakeqësi.
Një dëshmi se mbështetja nuk na mungon por na mungon vullneti jonë këtu brenda.
Vlerësim maksimal lobimit që i bëri qeveria shqiptare çështjes së donacioneve dhe reklamimit të pasojave të tërmetit.
Tani, këto para duhet të shkojnë atje ku duhet.
Kryefjala duhet të jetë: Punë dhe Transparencë
Bravo Kiki,e the dhe ti me ne fund nje gjysem fjale te mire,tani te shikojme kazanxinjt e tjere,se ti fundja gjysem kazani ishje.
Mentor i the te tera, por cuditerisht harove vetem nje gje te vogel!? Meriten e madhe te Edit! Mentor ! Jepi Cezarit ate qe i takon Cezarit.
Keta gazetaret tane kane frike se ju bie vlera po te thone te verteten, keta duan ta kene mire me te gjithe. Per inat te kazanit:
BRAVO Edi Rama, bravo ekipit qe pergatiti dokumentat me te cilat u ballafaqua BE , SHBA dhe te gjitha shtetet e tjera te Botes.
Suksese.