Banka e Zhvillimit Islamik jep 365 mln euro për Shqipërinë, Emiratet Arabe 70 mln

17 Shkurt 2020, 17:50Ekonomia TEMA

Nga ajo që bëhet me dije nga Brukseli, Konferenca e Donatorëve për Shqipërinë ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë dhe Shqipëria ka arritur të sigurojë një ndihmë që i kalon 1 miliardë euro.

Vetëm Banka e Zhvillimit Islamik, ka premtuar se do të japë 356 milionë euro.

“Ne presim të diskutojmë me partnerë të ndryshme për programe rindërtimi, ka shumë për të bërë. Grupi i bankave islamike jemi gati 356 mln euro në formë programesh dhe 50 mln euro për rikuperimin e biznesit. Këto programe do të përcaktohen në përputhje me Shqipërinë”, tha përfaqësuesi i Bankave Islamike.

Ndërkohë Banka Boterore dhuroi 160 mln euro kredi, që do të shkojnë për procesin e rindërtimit.

Po ashtu edhe Banka Evropiane ka dhuruar 100 milion euro hua.

“E kam për kënaqësi të konfirmoj këtë angazhim prej 100 milion e 55 mijë euro hua që do të aktivizohen sipas brezeve specifike.

Përveç kësaj, jemi të gatshëm të ofrojmë ekspertizën tonë”, u shpreh përfaqësuesi i Bankës Evropiane.

Emiratet Arabe kanë premtuar ndërkohë 70 milionë euro dhe ndërtimin e 2 mijë apratamenteve.(TemA)

11 komente në “Banka e Zhvillimit Islamik jep 365 mln euro për Shqipërinë, Emiratet Arabe 70 mln”

  1. Brahoo says:

    Shpresojme qe mbase te vjedhin vetem gjysmat…

  2. katarakti says:

    Duhet të shihet se sa jane para të dhuruara dhe sa jane hua dhe kredi. Keto tê fundit as qe duhen marre fare në konsiderate se nje ditë do të duhet tê shlyhen së bashku me interesin e tyre. Sa jane parate e dhuruara, – kjo eshtë me rendesi.

    1. Gent says:

      Ndihma reale eahte shume me poshte. Po gjithsesi pozitive eshte qe nuk merren kredi me interesa te larta. Keto do jene pothuajse afer zeros. Rendesi ka te perdoren si duhen dhe sa te afte do jene ne rishperndarje.

    2. Kledi says:

      Mos ki merak se drogaxhiut cifut te cilit i sherben gojore ti o vemje i merr keto Kredi.se keto kredi paguhen nga Shqiptaret dhe jo nga Edvini.

      Ai do marri 700 milione euro kredi per ujesjellesin, nje prej skanaleve me te medha te ketyre 30 viteve.

      Meqe ra fjala se je anti islam dhe anti osman ( dhe e ngaterron si injorant qe je me Turqine) , vetem Turqia me Emiratet kane dhene 120 milione euro.

      Shqiperia nje lypes nderkombetar dhe pa dinjitet.

      Cfare beri ky bosi yt per 7 vite?

      Pse nuk krijoi nje fond emergjencash?

  3. Lanabregesi says:

    Ca bohet mor jahu,ku I con mushka keta pa lejen e Saliut,ai berishisti kavajas Teliti para tre diteve perball ministrit Cuci tha se maksimumi mund te kapni 200 milion.Po si ka mundesi mo qe keta donator te prishin planet e Saliut,duke dhuruar mbi 700 milion”harram” u kjoft.

    1. Tani says:

      Mir e ka pas doktorr rrangalla. Nga 1 miliard vetem 200 milion do perfundojne per demet e termetit. Kusuri ne xhepat e ripjelljes dhe hunden e Rames.

      1. Shqip says:

        Vazhdoni me helm, se ate keni ne shpirt… Ashtu jua befte Zoti… sic keni shpirtit!

  4. Lani says:

    Kur ndodhin shkaterrime dhe deme ka nga ata qe gezohen se do te japin para me interesa te larta per rindertim.Keshtu ndodh kudo ne bote.Demet nga termeti do te kishin qene me te vogla nqs nuk do te ishim vend me nivel te larte te korrupsionit.(Vangjush Dako vazhdon te shijoje pasurine besoj)

  5. specialisti says:

    Banka Islamike e Zhvillimit dhe Banka Botrore , kontribuesit me te medhenj, japin kredi 20 vjecare, me interes 0.5% . Jane kredi te perballueshme nga buxheti ne keto vite.
    Rendesi ka transparenca e perdorimit te ketyre fondeve ( kredive).
    Mendoj qe me keto donacione, pasojat e termetit do te rikuperohen brenda vitit 2021, gjithnje per nertime te reja.
    I faleminderit donatoreve.
    Menduan per popullin e vuajtur shqiptar.

  6. Dhermi says:

    Si kishte thene Petro Marko, me parate e termetit fashataret mbushen gostine. Dhe kur parate mbaruan, dhe vajten te prifti per zgjidhje, prifti u tha “lutuni per nje termet tjeter”.

    Te shofim ca do behet kesaj rradhe

  7. Albani says:

    Ο psikopate…bankat dhuruan kredi….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje