Presidenti Donald Trump liron para kohe nga burgu ish-guvernatorin serbo-amerikan te shtetit Illinois, Rade Blagojevich.
Nje numer republikanesh e kane keshilluar Presidentin qe te mos e liroje ish-guvernatorin demokrat, qe u pergjua nga FBI ndersa po mundohej te shiste nje vend ne Senatin Amerikan per cmimin me te larte.
Blagojevich eshte djale emigrantesh serbe. Babai i tij, Radoslav erdhi nga zona e Kragujevacit, në Serbi, kurse mamaja Mila serbe nga Gacko e Bosnjes.
Ndonese eshte nga serbo-amerikanet me te shquar ne politike, “Blago”, sic e njohin nje pjese e njerezve, ka bere pak per te lobuar per Serbine ne SHBA.
Ai ka kaluar tashme 8 vjet ne burg dhe pritet te lirohet se shpejti. Trump kishte shprehur prej kohe interes per ta liruar. Pak perpara arrestimit dhe burgosjes, Blagojevich kishte marre pjese si konkurrent ne serialin televizi te biznesmenit te atehershem Donald Trump “Apprentice”. (r.a.)