"2 Marsi në bulevard", Meta kërcënon: Përdhunues të Kushtetutës, të ardhmen s'ia dorëzojme mafies ndërkombëtare. T’i japim paralajmërimin e fundit bandës së Rilindjes

20 Shkurt 2020, 08:47Politika TEMA

Ilir Meta vijon t’i bëjë thirrje shqiptarëve që të bashkohen në 2 Mars në bulevard për mbrojtje e Kushtetutës.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, ai shprehet se duhet që shqiptarët t’i japin paralajmërimin e fundit bandës së Rilindjes, që nuk ka ditë që nuk përdhunon Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Sipas Metës, nuk ka forcë në botë t’i kthejë shqiptarët 30 vite pas për të zbrazur Shqipërinë dhe për t’ia dorëzuar mafies ndërkombëtare të ardhmen e Atdheut.

“Të dashur qytetarë të Republikës së Shqipërisë!

Agresioni pushtues i Rilindjes ndaj të gjithë institucioneve të pavarura në vend është një realitet i hidhur që secili prej jush e ndjen çdo ditë.

Por kokëfortësia e saj për të pushtuar me çdo çmim dhe në mënyrë jo vetëm antikushtetuese por edhe mafioze Gjykatën Kushtetuese përbën qartë një grusht shteti, me qëllim instalimin e një diktature të pakicës që ka tmerr nga liria e popullit shqiptar dhe kërkon të zhdukë çdo mundësi demokratike për ndryshim dhe llogaridhënie.

Ndaj ju ftoj të gjithëve në 2 Mars, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” t’i japim paralajmërimin e fundit kësaj bande që nuk ka ditë që nuk përdhunon Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Nuk ka forcë në botë t’i kthejë shqiptarët 30 vite pas për të zbrazur Shqipërinë nga rinia jonë e mrekullueshme dhe për t’ia dorëzuar mafies ndërkombëtare të ardhmen e Atdheut tonë.

Ndaj në 2 Mars të bëjmë një Besëlidhje të Re për t’ia kthyer sovranitetin e humbur popullit shqiptar dhe rivendosur demokracinë, llogaridhënien dhe sundimin e Kushtetutës.

Shqipëria e para!

Shqiptaria e shqiptarëve”, shkruan ai, duke përdorur adresën e vetë këtë herë, jo atë të Tedi Blushit.

3 komente në ““2 Marsi në bulevard”, Meta kërcënon: Përdhunues të Kushtetutës, të ardhmen s’ia dorëzojme mafies ndërkombëtare. T’i japim paralajmërimin e fundit bandës së Rilindjes”

  1. shqip says:

    Përpara partizan. – Urraaaa .
    Pjesa tjetër dihet . Ai që bërtet “përpara”, zakonisht rri po aty, me e shumta ben pas se mos ka ngel ndonjë pa u hedhur në sulm ( lum). Të tjerët pastaj punë fati. Kush e ha para, kush e ha mbrapa. Po në përgjithësi e hane të gjithë. Dhe ç’të ngrënë , 30 vjete të shpuar e të sakatuar. Sikur shqiptarët të flisnin frëngjisht, ky personazhi në foto do kishte ik me pushime në atë bote. Po shqiptaret, dmth shqipfolësit kuptojnë vetëm “arabisht”. A ka me njerëz që e ndjekin pas këtë fshatar injorant, I pa cipe? Po si mund të shkosh në protestë sepse këtë ta kërkon një nga njerëzit më të pasur të rajonit? Është fara thonë. Del vetëm bar i keq, ferra.

  2. hasani says:

    Ky ka pjerdhur fare. Cojeni more tek spitali 5, e pastaj ne rec se atje e ka vendin Turp per shqiperine qe mban akoma nje president te tille.

  3. mona says:

    Shqiperia pèrpara, Mete bolja mbrapa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje