Mustafa Nano: Pse është tërbuar Ilir Meta. Basha nuk duhet të bëhet vegël e Metës

20 Shkurt 2020, 21:10Politika TEMA

Paralajmërimi i kreut të shtetit për mbajtjen me 2 mars të një proteste, një zhvillim që trazoi ujërat e politikës ditën e djeshme, për analistin Mustafa Nano nuk është gjë tjetër veçse një lojë politike.

Në studion e lajmeve të TemA TV, Nano tha se pavarësisht shqetësimit të drejtë mbi të cilin bazohet thirrja e Metës, momenti në të cilin ajo vjen tregon se po bëhet për qëllime mirëfilli politike.

Ne do ta shohim se çfarë do të ndodhë. Më duhet të them se menjëherë pas Konferencës së Donatorëve, e kam ditur se do të ndodhte diçka e ngjashme. 

E kam ditur se disa qarqe politike do të nervozoheshin prej këtij suksesi. Pas disa muajsh me gjasa do të çelen negociatat. 

Ka pasur qarqe të interesuara për ta prishur festën. Ilir Meta është pjesë e kësaj loje. Duan që të bëhet një trazirë, sidoqë pretendimet e Metës janë të drëejta. 

Trazirat e provokuara në këtë mënyrë janë një lojë e ndyrë politike. Ato mund të kompromentojnë kredencialet e Shqipërisë”, tha Nano.

Për Nanon, me thirrjen për protestë, kreu i shtetit po njollos zyrën ë presidentit.

Është surreale. Po flitet për grusht shteti. Çfarë quhet grusht shteti: një organizim me mjete jodemokratike për të përmbysur një shumicë. 

Këtu kanë adoptuar një kuptim tjetër për grushtin e shtetit. Shqetësimi është real, por nëpërmjet lojërave të tilla bëhet pis zyra e presidentit. 

Nëse do të marrë atribute të tilla, le të dalë në opozitë. Për mua, Meta ka kohë që ka dalë nga binarët kushtetues dhe po e bën pis funksionin e presidentit”, tha ai.

Në këtë përballje, Nano sheh një maxhorancë të fortë dhe që ka mbështetjen e ndërkombëtarëve. E vetmja pasojë sipas tij, mund të jetë kostoja që do t’i duhet të paguajë vendit në raport me aspiratën për integrimin në BE.

Ndërkombëtarët janë në unison. Nuk i duan trazirat dhe destabilitetin. Maxhorancën e shoh të fortë. Janë më të fortë se një vit më parë. Në këtë kuptim, nuk shoh asnjë sinjal për destabilizim. Mund të ketë trazira që kompromentojnë procesin e negociatave”, tha ai.

Nano komentoi edhe vizitën e kreut të opozitës, Lulzim Basha, në Presidencë, pak orë para se kreu i shtetit të bënte thirrje për protestën e 2 marsit.

Për analistin, Basha po bëhet një instrument në duart e Metës, në vend që të luajë rolin që i është besuar: atë të liderit të opozitës.

Vizitën e Bashës në Presidencë nuk e kam kuptuar. E mora për normale, por kur presidenti doli e pashë Bashën si një instrument në funksion të hesapeve të Ilir Metës. Ne në mënyrë legale njohim Bashën si lider opozite. Ai duhet ta luajë de fakto këtë rol. Ka zhgënjyer edhe demokratët”, tha ai.

Megjithatë, sipas Nanos, mënyra si ka bërë opozitë në dy vitet e fundit i ka mësuar Bashës një gjë të rëndësishme.

Basha ka nxjerrë një leksion të vetëm: Pushteti nuk merret ndryshe veçse me votë”, tha ai.

Në këtë pikë, ideja e një qeverie tranzitore që do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të reja është e pranueshme.

Ideja e qeverisë tranzitore është interesante. E kanë bërë maqedonasit. Por edhe në mungesë të precedentëve, si ide shkon mirë në rrethanat shqiptare. Në momentin që opozita ka dyshime mbi qeverinë sa i përket zgjedhjeve, ajo është një ide interesante”, tha Nano.

14 komente në “Mustafa Nano: Pse është tërbuar Ilir Meta. Basha nuk duhet të bëhet vegël e Metës”

  1. Buda says:

    Shqiperia nuk ka asnje ngjashmeri me maqedonine. Zgjedhjet i organizon mazhoranca ne pushtet.
    Per mua duhet te zhduket kompromisi i 23 prillit 2008. Zgjedhje me lista te hapura; vetem me sistem te hapur fiton Opozita.

    1. ben says:

      Buda-opozites as zoti nuk i ben derman, sidomos per sa kohe qe ka lidershipin aktual dhe me tej akoma ne se nuk distancohet nga Berisha.

    2. Sa per dijeni says:

      Opozita e lulushes dhe mones pa cizme e pa breke nuk fiton kurre. Jo lista te hapura te behen, por edhe nga marsi ti sjelle kandidatet prape nuk fiton. Me ke fiton, me thuaj nje emer nder ta qe te ngjall respekt. Opozita do fitoje kur te shkrihen fare keto subjekte qe vetquhen opozite. Nuk fiton me Ndoken, Mediun, Dashin, Dulen e Duken qe te gjithe sebashku mezi e bejne nje autobuz me elektorat. Apo do me permendesh korifejte e PD si Noka, Alibeaj,Salianji, Balliu, Enno me dy n etj. Nga LSI spo te pyes se ata jane shperndare e bere si kashte e koqe tamam si leshte e monikes. Opozita ne pergjithesi dhe e djathta shqiptare ne vecanti ka kohe deri ne 2025 qe ta reformoje veten rrenjesisht per te pretenduar fitoren, sa per zgjedhjet e rradhes ketu do jemi e do shohim. Tre mandate e mbajti Tiranen ky shalegjati, tre do e mbaje edhe qeverine. Nuk iken ai pa mbaruar misionin qe i kane vene ne kurriz aleatet, se po erdhi lulushja iku per lesh reforma ne drejtesi e bashke me reformen edhe shpresa e shqiptareve per te bere shtet te se drejtes. Te kuptohemi kete shprese nuk po e ngre Rama, por aleatet, ata e kane ndare mendjen.

    3. Titi says:

      Mediat shqiptare tregojne livelin te ulet duke u dhene hapesire anal istave si puna Nanos!

    4. ILYRIA aus Frankfurt am Main says:

      Buda…….Opozita nje dite do fitoje, kjo nuk ka diskutim…….por Pyetja “nje Miljonshe” eshte -K U R- ?????
      Une mendoj se eshte shume me mire per Shqiperine qe Opozita te fitoje andej nga 2000 e 30 – ta…….per nje mije arsye…….skam ndermend ti rendis ketu…….
      Po ti Buda i Malit te Zi / Shqiperise , si mendon ???????

  2. ?? says:

    Po . Kjo është çështja!

  3. Shqiptari Ilirise says:

    O Muço,po pse bëhesh oportunist dhe ekuilibrist?!
    Ku ka të drejtë Meta o Muço ,kur thua megjithëse ka të drejtë?
    Po ka të drejtë,flakën ti vërë,po nuk ka!Bën lojë të qelbur për të shpëtuar.
    Pastaj Maqedonia s’ka lidhje me këtë që thua ti!
    Zaevi dhe dorëheqjen për moshapjen e negociatave si protestë ndaj Perëndimit dhe krijuan qeveri teknike jo për shkak të mosbesimit të opozitës në zgjedhjet e ndershme.
    Po ik o Muço dhe mos u përdridh si kurvë!
    Mer njëçik shëmbull nga Bolino i madh!

  4. Sic volio sic uibeo says:

    Po lulush vetem po qe vegel I di kujt mund te rri ne politike se ndryshe del fishek

  5. lista says:

    O Bud… Kjo opozite nuk ka asnje shans te fitoje, as me lista te hapura dhe
    as me te mbyllura.

  6. Star says:

    Nxerrja ose jo e njerezve ne proteste nga PD me 2Mars ne ndihme te burrit te cizmes do vertetoje se kush e drejton ne realitet PD-ne. Do vertetohet ajo qe eshte thene e sterthene qe Lulushi eshte vetem nje dordolec i plakut te SHQUP-it. Do vertetohet fallsiteti i doktor rrumpalles qe me doreheqjen ne 2013 e prapa PD ka ndryshuar,gje qe uk eshte e vertete.
    Plaku i SHQUP-it eshte i gatshem te beje cdo gje vetem e vetem qe te bllokohet reforma ne drejtesi edhe me djegien e vendit.
    Te shohim dhe urojme qe te mos realizohet kjo profeci.

  7. spartak says:

    Mustafë djali . Kështu do kishte qejf me të thirr ai miku jot i fillimeve të demokracisë , e s’të ka faj ai që ti me një doppio , i ngatërron dyert e shtëpisë .
    Nejse , por dije mirë :
    S’mundet kurrsesi Lul Basha të bëhet vegël e Metës , për aq kohë sa është e do jetë në pozicionin e Kryetarit të PD-së , sepse PD-ja , ti e din fort mirë është pronë e tjetërkujt , madje ” PROPRIETA PRIVATA DI FAMIGLIA ” .
    Kur të ketë hik prej kryetarllikut të PD-së Luli , o bo si k….. e kanarit , e si hyn në punë mo as Li Pazarit , e jo mo Likes prej Skraparit .

  8. Albani says:

    Nano si Skraparlli qe je duhet te manifestoshe dhe shkruashe nje artikull real dhe te drejte ,ti po ben nje oportunizem bajat dhe pa pik yndyre,per kete duhet te te vije turp se çdo dite po ul pak nga pak nivelin qe mund te kete nje gazetar apo analist si puna jote. Thaje te verteten ta lexoj populli ta lexoje Skrapari dhe te mendoje se para Ilir Metes ai popull dhe ti duhet te kini shqiperine dhe kombin shqiptar .Nano te gjitha mbroçkullat e tjera te tua jane me se fukarallek dhe nuk ke pse i lexon fare.

  9. shoku says:

    Jam i lumtur qe perpjekjet e te HUMBURVE dhe te BRAKTISURVE nga populli, me demek vendosjen e dikatures, dolen ne pah se nuk e kane hallin te institucionet, por te HAKMARRJA ndaj popullit per te mos hapur negociatat dhe nje kunderpergjigje e indiferences qe po tregon.
    Shikojini o popull me ze e figure, kush e mban peng Shqiperine qe te integrohet ne Evrope. Shikojini, jane ata qe kane siguruar jeten e tyre e 7 brezave, qe bredhin andej ketej ne bote. Shikojini dhe degjojini qe flasin ne emrin tone. E megjithate ne 2 mars do te kete njerez ne shesh se nena e budallenjve ne Shqiperi, jo veten eshte gjithmone shtatezane, por dhe ben nga 4-5 ne dite.
    Shkoni te Rama per grevistet e urise ne Ballsh dhe ne Poçem, apo per ata qindra e qindra punetore me se shumti gra, qe marrin nje page mizerabel e trajtohen si skllever.
    Shkoni te Rama per skandalin e shkolles artistike ne Fier “Jakov Xoxa” se aty jane femijet tane qe shkojne per tu arsimuar per artin, kulturen, jo per pervesitete.
    Shkoni te Rama per fushat qe jane lene pa punuar, per shkak te çmimeve te punimit, fares se kalbur, pesticideve pa vlere.
    Shkoni te Rama per pasurite qe po na e merr bota dhe lepijne lepirsen e tyre.
    Shkoni te Rama per shendetesine, ku me te miret po shkojne jashte dhe zevendesohet nga kasapet.
    Shkoni te Rama per ushqimet, per buken tone te perditshme, per sigurine ushqimore.
    Po pse po i rruhet Metes apo atij tjetrit per keto shqetesime??? Perkundrazi, mendoj se ferkojne duart.

  10. Konti Sbalta says:

    Keshtu ky Nano Skrapaliu edhe Metes se Cepanit i jep te drejte ,por edhe Rames nuk ja prish!Vetem nuk na thote se ku eshte ketu”provokacia”?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje