Bilanci një vit pas djegies së mandateve, Patozi: Vetëvrasje politike

21 Shkurt 2020, 16:23Politika TEMA

Në 21 shkurtin e vitit 2019 Partia Demokratike dhe aleatet e saj ishin e para opozitë në historinë e Shqiperisë, që vendosi të dorëzojë mandatet e deputeteve të dalë jashtë parlamentit.

Sot opozita nuk ka asnjë deputet në parlament e asnjë përfaqësues në pushtetin vendor, por për demokratët kjo lëvizje radikale nuk e dëmtoi opozitën.

Astrit Patozi, kryetar i partisë “Bindja Demokratike” , sheh vetëm një lajm të mirë në të gjithë aksionin e opozitës për të dalë jashtë institucioneve.

“Ka qenë një lloj vetëvrasje politike  dhe i vetmi efekt pozitiv që mund të kishte është se ajo nuk do të përseritet më. Dhe ky është i vetmi lajm i mirë por është shumë pak për t’u ngushëlluar me efektet negative që ka sjellë në radhë të parë për opozitën si front opozitar dhe në radhë të dytë për degradimin e politikbërjes në Shqipëri”, u shpreh Patozi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje