Poshtërsia me 12 fytyra e 2 marsit dhe një pyetje retorike

23 Shkurt 2020, 09:38Politika TEMA

Nga Adriatik Doçi

Në 2 mars Ilir Meta do të organizojë një protestë kundër disa fenomeneve dhe poshtërsive të politikës, simbol dhe flamurtar i të cilave është ai vetë. Le t’i marrim me radhë kauzat e protestës së 2 marsit.

1.’Pastrim parash’ – Ilir Meta bleu vilën në Golem 60 mijë USD në 2003 dhe e shiti në 2006 për 300 mijë euro. Me dy rroga shteti ka një pasuri të deklaruar me vlerë miliona euro.

2.’Korrupsion’ – Kujtoni pak videon me bllokun e zi të pazarit në zyrën e Dritan Priftit. Së dyti, si ka mundësi që 80 % të drejtorëve të arrestuar për korrupsion i përkasin LSI-së?

3.Lidhja me krimin’ – Shikojeni pak videon ku Ilir Meta inaguron hotelin e Klemend Balilit në Sarandë, duke mbajtur në fjalim në derën e hotelit. Po Almir Rrapon, e mbani mend, sekretarin personal të Metës, që i shpëtoi për një fije dënimit me vdekje në SHBA, si kreu i një bande të pamëshirshme?!

4.’Vedhje votash’ – Pas zgjedhjeve të 2017, u hapën dhe u rinumëruan disa kuti votimi në Tiranë, pasi PDIU-ja pretendonte se i kishin vjedhur një mandat. Nga rinumërimi doli se PDIU dhe LSI kishin vjedhur më shumë vota.

5.’Demokracia në rrezik’ – Shikojeni se çfarë ndodh me LSI-në?! Drejtimin e LSI herë e merr vetë dhe herë ia lë bashkëshortes. Në perjudha kalimtare në mes futet edhe Vasili. Ky është koncepti dhe mentaliteti i tij në raport me demokracinë, partia si dyqan familjar.

6.’Kapje të medias’ – Edhe pse Presidenca ka një buxhet modest, sërish Meta i ndan veç një grusht para për Nikollë Lesin. Pagesat janë të dokumentuara me transaksione thesari.

7.’Kapje të Kushtetueses’ – Emëroi Marsida Xhaferllarin jashtë afatit 30-ditor, jashtë treshes së parë të renditur nga KED, pa Veting dhe në një vend që ishte plotësuar me Arta Vorpsin.

8.’Grusht shteti’ – Tre dekrete për një datë zgjedhjesh. Venecia konfirmoi tejkalimin e kompetencave.

9.’Shkelje të Kushtetutës’ – Presidenti sipas Kushtetutës përfaqëson unitetin e popullit. Nuk mund të udhëheqë opozitën kundër qeverisë që ka marrë mbështetjen e shumicës së atyre që kanë votuar. Qeverinë le ta rrëzojë kur të dojë, por të japë më parë dorëheqjen si President.

10.’Drejtësi e pavarur’ – Kujtoni pak videoskandalin me Priftin, kur thoshte se kishte biseduar me kryetaren e Gjykatës së Lartë për mbylljen e çështjes.

11.’Reforma në drejtësi’ – Kur prokuroria i kërkoi gjykatës dënimin e tij pas videoskandalit, Meta kërkoi reformimin e Prokurorisë së Përgjithshme. Sot reformën në drejtësi e konsideron komplot amerikan.

12.’Administrata’ – Mos harroni se Meta ka qenë kryetar i LSI-së. A e mbani mend se si i ndante drejtoritë dhe vendet e punës me lista në duar, në fillim me PD dhe më pas me PS?! Kujtoni pak videoskandalin me Priftin se si i punësonte shokët e tij dhe fëmijët e gjyqtarëve.

19 komente në “Poshtërsia me 12 fytyra e 2 marsit dhe një pyetje retorike”

  1. Ilir says:

    Te kujtosh videon me Dritan Priftin dhe te votosh LSI apo me keq te pranosh Ilri Meten si mbrojtes te shtetit ose ke ndertuar jeten edhe ti duke vjedhur, ose e ke ne gen te jesh skllav ose intelekti yt eshte nen minimalen e kerkuar. Kush shkon ne miting ne 2 ne keto tre grupe ben pjese.Shqiperia nuk do jete e hajduteve dhe UDBs.

    1. Noli says:

      Shume e drejtë. Jam një qytetar që dje padia Besjan Peshën drejtorin e LSI për korrupsion. Ka dhe dy padi të tjera me thanë. Ku do futet tani këta abuzues

  2. shqip says:

    13. Vjedhja e floririt
    14. Përfshirja në mega skandalin ÇEZ.
    15. Tentativa për vrasjen e deputetit Doshi.
    16. Doni me Belulin ?

  3. Zenelaj pas kodres says:

    Video e te ndjerit Dritan Prifti, eshte vetem nje flake e nje fijeje shkrepese ne krahasim me skandalet vullkanike qe i jane bere kombit per tre dekada nga hajdutet e kriminelet metà&berisha. Nuk do te jete e larget dita kur te publikohen regjistrimet e videove te tjera te Dritan Prifti, me ze e figure ku shfaqet Zeni i saliut, fazllici i familjes berisha e shume horra te klaneve pd&lsi. Vetem ne ditelindjen e monika kryemadhit Jane mbledhur miliona Euro e Dollar nga anetaret e dy klaneve. TURP te kene ata plehra qe mohuan dhe i kthyhen krahet Dritan Prftit, ata te cilet i lepiheshin kur ai u bente favore…. Ai prokuror qe do hetoj e do dergoj nen akuze keta kriminel do te hyje ne histori dhe do perjetesohet si HERO. Shume Ambasada perendimore i kane te faktuara te gjitha krimet e tyre… Jane vetem ne pritje se si do reagojne organet e reja te drejtesise….

  4. Zigur Qarri says:

    Po a i kuptojne keto gjera disa njerez qe e kane trurin sa te peshkut ?
    A i kuptojne keta disa teveqele qe thone se japim jeten per Ilir floririn ?
    Se hajdutet dhe vrasesit normalisht qe i kuptojne dhe e mbeshtesin me ndergjegje te plote !

  5. Al says:

    Nje m…jeni te gjithe….njesoj…vetem pushtet e para korrupsion.

  6. Durimi says:

    Nje analize e thjeshte dhe konkrete e me dokumenta, por a do kete ndonj shqiptar ti shkruaj keto ne parrulle dhe te dali e te beje xhiron e bulevardit? Ose te dali xhiro ne qytet dhe oarrullen me keto ta vendisi mbi makine, ose ti shperndaj me dron . Ilir Meta duhet diskretituar, shkarkuar dhe burgosur, perveç se duhet sekuestruar pasuri dhe leket.

  7. Agimi Diber says:

    Ilir meta desh te vriste deputetin aktual Kujtim gjuzin. Ilir meta i ka te tre femijet e monikes ne londer angli. Ilir meta 12 banjobper 12 mace. Ishalla e zenshin hallet e popullit shqiptar me liber shtepie

  8. Tarasi says:

    ME PAK FJALE….te gjithe politikanet ne shqiperi jane te poshter (disa te pa afte)…….kjo eshte e sigurte….NUK E THEM UNE ,E THONE FAKTET QE SHQIPERIA AKOMA NUK ESHTE SHTET….NJE NJERI I THJESHTE.QENDRON NE BURG 4 MUAJ EDHE VRET VETEN PER 12 MIJE LEKE.OSE TJETRI FUTET NE BURG PER PAMUNDESINE E PAGESES SE ENERGJISE ELEKTRIKE….NDERSA TE TJERET KANE VJEDHUR NGA 12 MILION EURO EDHE KAKARISIN SIKUR JANE BIZNESMENE……SHQIPERIA NUK ESHTE SHTET…….NDERSA PER KETE BUSHTER ILIRIN ESHTE TURP TE DISKUTOSH KOMENTOSH…KY ESHTE NJE BUSHTER QE NUK E KA SHOKUN…..KY JA KALON EDHE BERISHES NGA POSHTERSIA EDHE LIGESIA QE MBART….KY KA SHKATERRUAR ME SHUME SE KUSHDO SHQIPERINE….SEPSE SI BERISHA EDHE RAMA PER TE ARDHUR NE PUSHTET I KANE PLOTESUAR TEKET KESAJ BUSHTRE …..NUK KA FJALE FJALORI SHQIPTAR QE MUND TE PERSHKRUAJ NJE BUSHTER SI ILIR META…..

  9. Keshtu behet Gazetari ne mbare Boten .
    Faktet nuk fshihen ,por i hidhet opinionit ,shoqerise
    per mos ti qerruar syte ,nga Krimie i Organizuar Politike
    qe i mbeshtetur nga Organizata e Dilpomaci nderkombetare ,
    shkaterrojne jeten e qytetarit shqiptare ,duke i afruar si te ardhme
    S K L L A V E R I N E – SHQIPTAREVE !

    Majfton ti referohemi atyre Slloganeve qe pretendon maje Flamureve
    te tij Kryebanditi Shtetit Shqiptare – presidenti muta ,

    dhe ti kerkojme te pergjigjet Live ne TV ,

    se cilin nga ato kerkesa -Sllogane ka Rrespektuar ky Karrnavale ne Presdience

    dhe si e thekson edhe Gazetari me lart ne shkrim ;

    Si e justifikon ky si Familje Vilat dhe apartamentet e ndryshme qe posedon me rroget e mara
    duhet te japi llogari .- para TV – Live para gjithe shqiptareve ,ose te japi menjiher Doreheqen .
    Heshtja ,ndaj pyetjeve mbi pasurite dhe krimet e tyre drejtuar nga populli
    Treshesh KoronaVirusit te ktij vendi –salibashmuta —
    vazhdojne ti pergjigjen me Heshtje – do te thote ne gjuhen e gjithe Botes –
    sepse kta jane Fajtore -jane Kriminele !
    tHIRRINI NE tv dhe i kerkoni te treve burimin e Pasurive ,
    Vilat qe kae ndertuar jovetem ilir mjuta qe ka vite qe shpartallon Shtetin Shqiptare
    me siamezin e tij shpellar berishit ,
    por imagjinoni Tranvestitin E ardh nga Hollanda ,
    qe per 10-vjet lehes ne Politike ka sot Vila Lliksoze ne Shqiperi dhe Utrecht !
    Para ktyre Fakteve -kriminelet hajant maskarenjte Heshtin e shtrengojne gojen e tyre
    fort si bythen ,
    se kan frik mos i del muti jashte ne Opinion ,

    por kjo shkerdhatokraci nuk i shpeton ,
    sepse shqiptaret i njohin mire te gjitha Faktet sot kush jane kta Kriminele .

    Qe kta Kriminela her pas here dalin medieve me te tilla Retorika kontraverse ,

    duke berr Patriotin e vendit per Tradhetite e qe njihen,

    te bejne Viktimen kur vete jane Kriminelet ,

    ti veshin Breket e tyre me Mut Qytetarit Shqiptare

    apo Rreckat e tyre rrobat e kriminelit kundershtarit Politike
    kostumin e Diktaorit shpellar ,Kryeqytetarit Demokrate dhe Shqiptare ,

    KY ROL MASHTRUSI nuk i shkon ne Shqiperi ,para shqiptareve ,
    sepse shqiptaret nuk jane aq idiote sa vet kta Sharlatane

    te shikojne ke Kriminelei meta e berisha ,

    Politikanin e Patriotin e vendit .

    Prandaj ajo Maske ,qe ju veshin Te Huajt dhe ju nxjerrin mbi Skene ,

    me bo Kriminelin e Pafajshem dhe Njeriun e Civilizuar para opinionit

    STONON SI GOMARI NE KENGEN E TIJ MBI SKENE !

  10. Konjak says:

    Z Doci ,gjene me te mir qe mund te beje ,eshte radhitia e 12 ngjarieve . GJithkush i di shum mir se ku flen dhelpera . Te thuash se keto i ka bere ai qe s’ka as gje ne dore ,eshte me shum se te thuash te verteten saktesisht . Qeveritaret e sotem te rrojne 1000 vjet ,nese kan umur ,por ata jan zgjedhur nga populli dhe per popullin ,-per te cilin s’kan bere asgjr . -RRogat dhe pensionet jan ,sa c’ishin para 7 vjetesh , vetem parat dhe vilat e qeveritareve ,oligarkeve dhe krimit jan shtuar . Ka nje kufi edhe perdorimi i silogjizmave ,ne te kundert ,ato veshin perdorusin me injorance . Popullit nuk i duhet se kush eshte ne pushtet , kur ata bejne punen per te cilen jan atje . Ligjet nuk mund ti shperdoroje kushdo ,,vec atyre qe i bejne dhe atyre qe i zbatojne . Nuk mund te na hedhin hy syve dhe te krijojne mjegullnaja ,per te forcuar kultin e individit . Populli nuk ka nevoje per kulte e madheshtira ,ka nevoje per pune dhe ekonomi . Zoti na ndihmofte . Faleminderit .

  11. USA says:

    Ke harruar privatizimin e fabrikes se çimentos kur ishte kryeminister – 6 milion $ ryshfet. Arsyeja qe Nano e hoqi me KPD e famshme.
    Ke harruar trafikun e heroines me targa policie ne te njejten kohe mundesuar nga skraparlliu tjeter drejtor policie ne Tr lirjan Zylyftari me kerkese te Mona shpk.
    Ke harruar vrasjen e gjyqtarit Konomi per Lalzin.
    Vila ne Lalz.
    Ke harruar thyerjen e shtepise se Haxhinastos per ti marre leket e tenderave.
    Pa folur per floririn e famshem.
    Pa folur per 500 mije eur operacione plastike te Monit.
    200 mije eur shkollimi i femijeve ne Angli.
    Kullat ne Tr tek parlamenti.
    Aksione tek kompania serbe e fluturimit Jat.
    Guroret ne Dajt e Tomor.
    Hotelet ne bregdet.
    Apo kur i fuste tegel Bleones.

    Nuk ka maskarallek e felliqesire tranzicioni qe nuk mban firmen e ketij monstre dhe shpellarit te viçidolit.

  12. Pyka says:

    Fytyra dhe mënyra e të folurit me gjeste,tregojnë nivelin e ulët të tij…..edhe Kjar Nishani është një yll para tij…..hahahaaaa…edhe një shpërndarës droge,nuk sillet si ky individi…..hahaha..O Like do hysh në histori….po ç’të duhet o gomar…hahaha,shiko Fatos Nanon”prefesori”,hëngri,piu,qiu ,vodhi dhe iku pa u ndjerë….. po qenke vërtet gomar!!!!Te tërë kanë vjedhur,por ti do bëhesh bedel,dmth shëmbull !Shqipëria është vënd i vogël,të gjithë dinë,për të gjithë!

  13. Beni USA says:

    Protesta e Ilir Metes dhe gjithe kazanit mediatik plus Neritan Licaj me Mark Markun. Duhet mbrojt me cdo kusht gjeja e vjedhur nga presidenti.

  14. BRSS says:

    KAN FILLUAR TE PAGUAJN ME LEKE MILITANTET PER TE MBESHTETUR ILIR HAJDUTIN TE GJITH ATA QE DO SHKOJN ATJE JAN NJERZ QE KAN PROBLEME ME LIGJIN JAN HAJDUTET DHE TRAFIKANTET JAN ATA QE NUK DUAN SHTET DHE LIGJE QE TE BEJN ÇA TE DUAN DHE TE VJEDHIN ASHTU SI KAN BER DERI TANI PARAMILITARET E MONIKA KURVES QE OAGUHEN ME LEKET E FAMILJES METÀ KRYEMADHI KETA PLERA E KAN VENDIN NE BURG KJO PARTI FAMILJARE QE ESHTE E KORRUPTUAR DERI NE PALC DUHET NXJER JASHT LIGJIT DHE KETA TE DY TE ARRESTOHEN NDERSA KY KARAGJOZI QE BEN TE FORTIN I KA DITET E NUMERUARA PRANDAJ BEN KESHTU SKA KU TE VEJ E PRET BURGU

  15. Populli says:

    Ky bastard ka bere lemsh Shqiperine….duhet SPAK te veproje…te arrestohet ne flagrance dhe te denohet burg te PERJETSHEM……!

  16. Lanabregesi says:

    Ju bej thirje qytetareve te Tiranes,te gjithe ne shesh ne 2 Mars kunder presidentit hajdut,te gjirhe me nga nje parrull ne dore ku te jet shkruar,Meta hajdut,thjesht dhe paqesisht, si ne manifestimet e 1 Majit.

  17. KOZi... says:

    Te gjitha keto i kemi ditur qekure. Edhe kokepalaret i kemi ditur qekur ! Po perse sot do kerkojme te zgjidhen keto ? E perse sot e jo perpara 1 ose 5 viteve ? Ketu calon debati kolege apo si quhemi neve comentuesit ! Sepse sot drejton nje grupim politik i cili ka pas vehtes 15 perqind te elektoratit ! Dhe mbase keshtu e sollen rrethanat por ama duhet te kemi edhe nje cike gallate ! Je 15 perqind , vazhdo me pushtet lokal, me administrim te qeverise por jo edhe shikun,prokurorine, gjykatat, presidentin, ushtrine ! Duhet te jesh sepakut 51%…..tung

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje