Horrori në Tiranë: Burri qeth gruan zero, që të mos e braktisë. Babai qeth vajzën adoleshente në gjumë

25 Shkurt 2020, 21:08Kronika TEMA

Një 39-vjeçar në Tiranë ka përfunduar nën akuzë këtu në gjykatën e kryeqytetit, pasi i ka prerë flokët gruas në mënyrë që ajo mos të dilte dhe kështu mos ta braktiste.

Gruaja, Elida, e dërgoi për herë të dytë bashkëshortin në qeli, jo vetëm për shenjat në fytyrë, por edhe për kokën e qethur zero.

Prokurori Etien Kapo thotë në përfundim të hetimeve se bashkëshorti dhunues, ka kundërshtuar largimin e bashkëshortes nga shtëpia dhe kur ajo u kthye për të marrë edhe tre fëmijët, ai ka marrë gërshërët dhe makinën e rrojës duke ia prerë flokët, raporton TCH.

Por edhe pse i akuzuari këmbëngul se kjo është një sajesë e vajzës nga Mati, që sipas tij i ka qethur vetë flokët, që të dërgojë burrin në burg, prokurori i thotë gjykatës së i akuzuari ka ushtruar dhunë.

Por ky nuk është rasti i vetëm i dhunës. Një adoleshenteje në Tiranë iu qethën flokët që ajo mos të dilte pa leje nga shtëpia.

Gjyqtari paraprak Ardian Kalia urdhëroi dërgimin si të pandehur të kryefamiljarit i moshës 63 vjeç, i cili sipas akt akuzës, nuk pranonte dot largimet e vajzës dhe për këtë shkak në mesnatë e ka zgjuar nga gjumi dhe i ka qethur flokët.

3 komente në “Horrori në Tiranë: Burri qeth gruan zero, që të mos e braktisë. Babai qeth vajzën adoleshente në gjumë”

  1. Citoj ; [ ka marr gersheret dhe “makinen e rrojes ” dhe i ka prere floket ! ]

    Fjalori Shqiptare i veglave ?
    !- Me Gershet ,–(pritet – fleta ,rroba ,leshi ,floket )
    !!- Me makinen e rrojes ,– ( Rruuu-het – leshi ne pergjithsi posht e lart )

  2. Likja says:

    PRIT KUR TI PRESIN DHE KEMBET NAI DIT. QE MOS TE KEN MUNDESI TE LARGOHEN NGA SHTEPIA….AAAA AFGANISTAN……

  3. Ana says:

    Edhe armiqte e pushtetit tek filmi “Komisari i drites”, ia shkurtuan floket Rudines (R. Anagnosti), por nuk e qethen zero. Keta dy trimat, bashkeshorti dhe babai) qenkan me te felliqur se ata. Burrecer!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje